SHBA: Ekspertët analizojnë paralajmërimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizion...

Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ukrainas të Zaporizhias sot herët në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë në qytetin afër termocentralit më të madh bërthamor në Europë, tha guvernatori i rajonit kryesisht të pushtuar nga Rusia. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit të tij kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia i ka aneksuar.
Guvernatori i rajonit të Zaporizhias, Oleksandr Starukh tha përmes një mesazhi të publikuar në platformën Telegram se shumë njerëz u shpëtuan nga ndërtesat shumëkatëshe, përfshirë një vajzë 3-vjeçare e cila u dërgua në spital për trajtim.
“Armiku kreu një sulm me raketa ndaj ndërtesave të banimit natën, kur njerëzit po flinin. Dy kate të sipërme të një ndërtese janë shkatërruar. Njerëzit ishin nën rrënoja. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit bënë gjithçka për të nxjerrë viktimat nga rrënojat dhe për të minimizuar numrin të vdekurve. Armiku po terrorizon popullatën paqësore. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë”, tha ai.
Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia ka thënë se i ka aneksuar.
Autoritetet rajonale raportuan një tjetër sulm me raketa më vonë në mëngjes, por nuk kishte detaje të menjëhershme për viktimat apo objektivat e goditura.
Zaporizhzhia është një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe aty ndodhet një central bërthamor që është nën kontrollin rus. Qyteti me të njëjtin emër mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra tjetrën për bombardimet rreth centralit bërthamor, në të cilat janë dëmtuar disa nga ndërtesat përreth tij dhe kanë rrezikuar shkaktimin e një katastrofe bërthamore. Gjashtë reaktorët e centralit bërthamor janë mbyllur, një akt që Presidenti ukrainas e quajti sot “shantazh bërthamor”.
“Pushtimi nga Rusia i centralit bërthamor në Zaporizhia është bërë për të ushtruar trysni ndaj botës dhe Ukrainës. Besoj se ai tashmë po na bënë shantazh bërthamor dhe tani kemi krizë të furnizimit me energji”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet të vizitojë Kievin këtë javë për të diskutuar situatën në Zaporizhia pasi Presidenti Putin nënshkroi një dekret të mërkurën duke deklaruar se Rusia do të merrte nën kontroll centralin bërthamor me gjashtë reaktorë. Ministria e Jashtme e Ukrainës e quajti atë një akt kriminal dhe tha se e konsideronte dekretin e Putinit "të pavlefshëm". Kompania shtetërore e Ukrainës, “Energoatom” tha se do të vazhdojë të operojë centralin bërthamor.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, planifikon të bisedojë me zyrtarët ukrainas rreth lëvizjes ruse. Ai do të diskutojë gjithashtu përpjekjet për të krijuar një zonë të sigurt mbrojtëse rreth objektit bërthamor, i cili është dëmtuar në luftime.
Zoti Grossi do të udhëtojë në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë pas një ndalese në Kiev.
Gjatë komenteve për një organizatë me bazë në Sidni të Australisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu tha se Presidenti rus Vladimir Putin tani po analizon reagimin e botës ndaj “referendumeve të paligjshme në territorin ukrainas dhe aneksimit të territorit tonë”. Ai tha se nëse reagimi i botës është i dobët, atëherë Rusia do ta përshkallëzojë luftën./ VOA
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizion...
Rifat Latifi, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës i ka ...
Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, Volodimir Zelenski i ...
Spanja është destinacioni i preferuar turistik për gjerman...
Gjermania dhe Spanja nuk heqin dorë. Qeveritë e të dyja ve...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se ësh...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një plan i...
Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lej...
Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dë...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
Talibanët, që po përballen me vështirësi për të udhëhequr ...
Borxhi i përbashkët europian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuar...
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së ...
Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë...
Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka sh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...