Me garanci prej 1 milion eurosh/ Kardiologu Zhan Mitrev mbrohet në liri
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë, ndërsa vazhdon agresionin në Ukrainë. Ai paralajmëroi se nuk po bën blof. SHBA-të dhe NATO-ja po e shqyrtojnë situatën me seriozitet, thotë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.
“Jam shprehur qartë. Presidenti Biden dhe administrata janë shprehur qartë, se ekziston një rrezik, duke patur parasysh bisedat pa dorashka të Putinit lidhur me përdorimin e armëve bërthamore. Ne jemi shprehur mjaft qartë se cilat do të ishin pasojat. Ua kemi komunikuar drejtpërdrejt rusëve”.
Sipas doktrinës së Moskës për përdorimin e armëve bërthamore, ato aktivizohen pas një “agresioni kundër Federatës Ruse me armë konvencionale, kur kërcënohet vetë ekzistenca e shtetit”. Pretendimet e Kremlinit për 18% të territorit të Ukrainës e kanë shtuar rrezikun, pasi Moska mund të konsiderojë çdo sulm në këto territore si sulm ndaj vetë Rusisë.
Madje disa gazeta britanike sugjerojnë se Putini mund të jetë duke planifikuar një provë bërthamore në kufirin e Ukrainës. Kremlini i cilëson raportimet si “retorikë bërthamore”.
Presidenti Putin kontrollon arsenalin më të madh bërthamor në botë, një gjeneratë të re armësh hipersonike dhe armë më të vogla bërthamore taktike. Rusia ka 5,977 mbushje bërthamore. SHBA-ja ka 5,428, Kina ka 350, Franca ka 290 dhe Mbretëria e Bashkuar ka 225, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
Armët bërthamore taktike, të ndërtuara me qëllim përdorimi në fushëbetejë, kanë fuqi shkatërruese shumë herë më të vogël se mbushjet bërthamore strategjike. Ato mund të lëshohen nga deti, ajri ose toka, megjithëse efektiviteti i tyre është një çështje debati mes ekspertëve ushtarakë.
Por një armë bëthamore mund të aktivizohet mbi një zonë të largët, të pabanuar ose pellg ujor si Deti i Zi, si një demonstrim rrënqethës i qëllimit. Radiacioni bërthamore do të përhapej brenda një perimetri prej afro një kilometër.
“Amerika është tërësisht e përgatitur për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Pra, zoti Putin mos i keqkuptoni ato që po them. Çdo pëllëmbë”, tha Presidenti Joe Biden.
NATO-ja dhe SHBA-të nuk kanë dhënë detaje se si do t'i përgjigjen një sulmi bërthamor rus ndaj Ukrainës, por Uashingtoni thotë se e ka sqaruar Moskën lidhur me “pasojat katastrofike” që do të pasonin.
Reagimet mund të varionin nga joushtarake, në një përgjigje ushtarake konvencionale të Uashingtonit ose NATO-s, që do të thotë luftë e drejtpërdrejt me Moskën, ose në një sulm bërthamor, që rrezikon përshkallëzime serioze dhe të menjëhershme.
“Mesazhi ynë është se çdo përdorim i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm dhe do të ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit. Rusia duhet ta dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe kurrë nuk duhet të fillohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./ VOA
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një plan i...
Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lej...
Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lansimin e dë...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
Talibanët, që po përballen me vështirësi për të udhëhequr ...
Borxhi i përbashkët europian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuar...
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së ...
Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë...
Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka sh...
Koreja e Veriut lëshoi të martën një raketë balistike mbi ...
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcu...
Lisa katërvjeçare ishte duke shkuar me të ëmën te logopedj...
Të paktën gjashtë ushtarë rusë të sapomobilizuar kanë vdek...
Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putinit në Ukra...
Pronari i një hoteli në fshatin Kassandra në Halkidiki të Gr...
Sensori i zbulimit të përplasjeve në iPhone 14 ka njoftuar p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...