SHBA, ndihmë të re ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...

Borxhi i përbashkët europian për të luftuar një krizë të paprecedentë? Kështu vendosi BE-ja gjatë krizës së Koronës 2020.
Gjermania, e drejtuar asokohe nga kancelarja Angela Merkel, bëri një kthesë të fortë në politikën fiskale në atë kohë. Gjermania e kishte refuzuar gjithmonë në mënyrë kategorike borxhin e përbashkët evropian. Por epërsia e krizës, e cila e zhyti të gjithë Europën drejt tatëpjetës ekonomike, e detyroi ta rishikonte qëndrimin e saj.
Fondi i Ndihmës për virusin Korona është parashikuar të shpërndajë gjithsej 750 miliardë euro grante dhe kredi të volitshme. Nëse do të arrihet efekti i dëshiruar dhe nëse borxhet do të shlyhen ndonjëherë, siç premtuan Merkel dhe kolegët e saj, kjo nuk dihet. Borxhi i përbashkët, për të cilin janë bërë garant veçanërisht vendet anëtare me performancë të lartë, do të ishte një përjashtim absolut.
Berlini hap rrugën për borxh të ri
Deri më sot. Në takimin e ministrave të Financave në Luksemburg, gjithnjë e më shumë vende anëtare dhe dy komisionerë të BE-së apeluan sërish në "solidaritetin europian”, pra kërkuan më shumë borxhe në nivel të BE-së. Frika po përhapet, madje po përhapet paniku, se kriza e madhe energjetike e shkaktuar nga Rusia mund të çojë në rënie të madhe të prodhimit industrial në Evropë.
Dhe qeveritë me borxhe të mëdha po kuptojnë se ato thjesht nuk kanë kapacitet fiskal për të ulur presionin mbi bizneset dhe elektoratin në vendet e tyre, presion ky i krijuar nga çmimet e rritura. Në vend të kursimit, hapjes së burimeve të reja të energjisë dhe përgatitjes së popullatës për kohë të vështira, tani po vjen ajo që pritej: thirrja më komode për ndihmë nga Evropa, nga shtetet më të fuqishme - mbi të gjitha nga Gjermania.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili nuk ka aq përvojë në këtë post, ua hapi oreksin, kur të enjten e kaluar së bashku me kancelarin Scholz dhe ministrin e Ekonomisë Habeck, ai ofroi një paketë shpëtimi prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane - paketë kjo e lindur nga nevoja që ka Gjermania në planin e brendshëm.
Në koalicionin qeverisës të Berlinit, Lindner përkundër të gjitha betimeve, ra dakord ta rriste borxhin për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga mungesa e energjisë. Ky "bumi i dyfishtë", siç e quan paketën kancelari në gjuhën e tij të çuditshme, natyrisht ngjall lakmi tek fqinjët evropianë: Fondin për paketën e shpëtimit për prodhimet "made in Germany”, i cili nuk dihet ende se si do të funksionojë, Gjermania mund ta përdorte edhe për BE-në, dëgjohet të thuhet në disa vende anëtare.
Si për ironi, Orban dhe Meloni
Mund ta përdorte? Duhet ta përdorte? Jo! Kriza energjetike nuk mund të krahasohet me krizën e virusit Korona. Ajo shkon shumë më thellë, është shumë më e shtrenjtë dhe do të mbetet. Korona shkaktoi vetëm një rënie të madhe të kërkesës dhe do të mbarojë dikur. Mungesat jashtëzakonisht të shtrenjta në furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe shumë vite pasi – siç shpresojmë - Vladimir Putini ta ketë humbur luftën e tij. Dhe ndryshe nga kriza e Koronës, as shteti dhe as Europa nuk do të jenë në gjendje t'i mbrojnë njerëzit nga pasojat drastike të recesionit të shkaktuar nga Putini. Kjo do të kushtojë prosperitet dhe standard jetese.
Ministrat e Financave të BE-së kishin premtuar se do t'i koordinonin masat e shpëtimit dhe nuk do t'i subvenciononin industritë e tyre në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Por kjo nuk po shihet. Megakriza i ka bërë të gjithë të shohin punët e veta. Është e paskrupullt që kryeministrja e ardhshme e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, dhe autokrati hungarez anti-BE, Viktor Orban, tani po kërkojnë para nga Europa, d.m.th nga Gjermania. Italia ka nisur prej kohësh paketat e saj të shpëtimit dhe tashmë po mbledh 200 miliardë euro nga fondi i ndihmës për koronavirusin. Hungaria vazhdon të blejë gaz dhe naftë të lirë nga Rusia dhe kritikon ashpër sanksionet. Miku i Putinit Viktor Orban nuk ka fituar asnjë cent europian në këtë krizë!
Kriza ekonomike do të intensifikohet në muajt e ardhshëm nëse vazhdon lufta e pakuptimtë e Rusisë kundër Ukrainës. Presioni ndaj ministrit gjerman të Financave për të bërë një tjetër kthesë dhe gjithashtu për të rënë dakord për një borxh të ri evropian me pasoja të panjohura do të rritet.
BE-ja duhet t'u përgjigjet pyetjeve
Para së gjithash, qeveritë europiane duhet të përqendrohen në blerjen e energjisë së bashku dhe jo të garojnë me njëra-tjetrën në tregjet tashmë të egërsuara. Përveç kësaj, ato duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hequr së bashku fitimet e tepërta nga korporatat evropiane dhe për të rishpërndarë të ardhurat. Kjo do të ishte një qasje e mirë ndaj solidaritetit europian.
Europianët më në fund duhet të mendojnë edhe se si do ta përballojnë mungesën e gazit ose të energjisë elektrike të krijuar në tregjet evropiane pa kufij. Çfarë ndodh nëse vendi tranzit i gazit, Gjermania, merr shumë pak gaz për të furnizuar fqinjët e saj? Këto po që janë pyetje konkrete të solidaritetit europian, të cilave duhet t'u përgjigjen tani politikanët. Thirrjet komode për ndihma financiare nga Gjermania nuk ndihmojnë aspak./DW
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuar...
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së ...
Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë...
Numri i viktimave nga Uragani Ian është raportuar se ka sh...
Koreja e Veriut lëshoi të martën një raketë balistike mbi ...
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcu...
Lisa katërvjeçare ishte duke shkuar me të ëmën te logopedj...
Të paktën gjashtë ushtarë rusë të sapomobilizuar kanë vdek...
Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putinit në Ukra...
Pronari i një hoteli në fshatin Kassandra në Halkidiki të Gr...
Sensori i zbulimit të përplasjeve në iPhone 14 ka njoftuar p...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, re...
Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil N...
Numri i të vdekurve nga uragani Ian shkoi mbi 80 të di...
Katër mbiemra dhe emra të ndryshëm përdorte një 26-vjeçar ...
Oficerja shtatlartë, flokëkuqe, që të martën e kaluar mori...
Mediet greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me tri ...
Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë...
Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...