Problemet e Rusisë në front përballë kritikash të brendshme në rritje
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa në shkëmbim Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë në Beograd gjatë së cilës tha se “pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar sepse perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB, sepse mendon që me këtë do t’i marrë argumentet nga duart presidenti rus Vladimir Putin”.
Ai theksoi se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar, meqë siç u shpreh “nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”.
Presidenti serb tha se “thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe krejt organizatat ndërkombëtare. Serbisë ndërkaq do t’i përshpejtohej anëtarësimi në BE dhe do t’i ofroheshin shumë lehtësira ekonomike”.
Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB dhe kjo do të ketë pasoja, ndërsa nënvizoi se “nuk do të na kërkohej njohja por që të dërgojmë sinjalin se pajtohemi”.
Por, tha ai. “aktualisht nuk ka vullnet ne udhëheqjen serbe për pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”.
Presidenti serb tha se Serbia ka gabuar kur ka pranuar që Bashkimi Evropian të drejtojë bisedimet me Kosovën.
“Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, nuk kemi qenë në gjendje të fusim në rend dite formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Presidenti serb akuzoi Prishtinën për siç tha provokime të përditshme duke dërguar njësitë e policisë në veriun e Kosovës të banuar me shumice serbe, ndërsa, kritikoi edhe praninë ndërkombëtare në Kosovë.
“Amerikanët po shtojnë praninë ushtarake me 300 trupa dhe është sinjal i qartë për ne dhe serbët në Kosovë që të mos ëndërrojnë për respektimin e vendimeve të OKB-së përfshirë Rezolutën 1244”, tha ai, ndërsa paralajmëroi se Këshilli i Evropës mund të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës.
Serbia e cila mbështetet në përkrahjen e Moskës, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës është kusht për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe të dyja vendet janë përfshirë në bisedime që nga viti 2011 por me pak përparime.
Në fillim të muajit shtator kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron angazhuan këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që “të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Të dy këshilltarët vizituan Prishtinën dhe Beogradin gjatë muajit shtator dhe pas asaj vizite u përfol një propozim i tillë si ai që paraqiti sot presidenti serb.
Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në margjinat e takimit përurues të Komunitetit Politik Evropian, përgjatë të cilit u vu theksi tek izolimi i Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka vënë sanksione Moskës për shkak të agresionit rus në Ukrainë, me gjithë kërkesën e BE-së që të harmonizojë politikat e saj me ato të bllokut.
Presidenti serb tha të shtunën se asgjë nuk ka ndryshuar në qasjes e Serbisë ndaj kësaj çështjeje./ VOA
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Për një dekadë, prindërit, vëllezërit e motrat e njerëzve ...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën e vetme hekurudhore...
Për Evropën, ajo në Ukrainë është një luftë e “mirë”, në k...
Gjermania përdor fuqinë e madhe ekonomike për t'u mbro...
Dy aktivistë veganë në Britani derdhën qumësht mbi dysheme...
Një nënë e dehur që hodhi abuzime të turpshme raciste ndaj...
Emailet, mesazhet me tekst dhe fotografitë e publikuara ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione nd...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten veprime të reja ekz...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armag...
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europia...
Edhe pse forcat ruse të trajnuara dobët, të udhëhequra dob...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...