Kurti, optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi pas “qasjes së re”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të forcuar sigurinë përgjatë urës kyçe që lidh Rusinë me Krimenë, pas një shpërthimi të fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pjese të saj. Ura e Kerçit 20 kilometra e gjatë është një arterie e rëndësishme për furnizimin e trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Ajo është parë nga Kremlini si një simbol i kontrollit të pretenduar mbi Krime, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi të shtunën herët në mëngjes, por dëmtimi i urës po shihet si një goditje e rëndë për Rusinë dhe Presidentin Putin.
Lëvizja e mjeteve ka rifilluar në urën e dëmtuar që lidh Rusinë me Krimenë.
Zyrtarët rusë thonë se po shfrytëzohet pjesa e urës që është e padëmtuar.
Ura u dëmtua rëndë të shtunën pas një shpërthimi të madh.
Autoritetet ruse thanë se një kamion i ngarkuar me eksploziv shpërtheu mbi urë. Disa vagonë trenash morën zjarr dhe një pjesë e urës u shemb.
Sipas disa komentuesve, kjo ishte një fitore tronditëse në fushëbetejë për Ukrainën, por edhe një goditje për Presidenti Putin dhe për popullin rus.
Pamjet satelitore tregojnë përmasat e mëdha të dëmit. Zjarri dhe tymi u shfaqën nga një tren që transportonte karburant, ndërsa një pjesë e urës vazhdon të jetë e rrëzuar nën ujë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për të hetuar shpërthimin. Zëvendëskryeministri rus vizitoi objektin të shtunën, për të parë nga afër dëmin e shkaktuar. Ai u pa duke biseduar me ekipet për riparimet që do të bëhen.
Presidenti Putin urdhëroi vendosjen e masave më të forta të sigurisë për urën, si dhe për infrastrukturën nëpërmjet së cilës furnizohet Gadishulli i Krimesë.
Ukraina nuk mori drejtpërdrejtë përgjegjësinë për sulmin. Por gjatë një fjalimi, Presidenti Zelenski iu referua shpërthimit, duke e përshkruar Krimenë si “me re, por të ngrohtë”. Ai shtoi se ukrainasit janë drejt një të ardhmeje “pa pushtues”, në veçanti në Krime, dhe se shansi më i mirë për pushtuesit është që të largohen sa kanë ende mundësinë.
Ky sulm ndaj urës ndodhi ndërsa Ukraina vazhdon të çajë përmes vijës së forcave ruse në pjesët jugore dhe lindore të vendit./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Për një dekadë, prindërit, vëllezërit e motrat e njerëzve ...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...