Gjermania, thirrje BE-së për sanksione ndaj Iranit
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...

Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të furnizojnë me armë Ukrainën e që nuk po e mbështesin në mënyrë aktive Kievin në aspektin diplomatik. Megjithatë, siç njofton korrespodentja e "Zërit të Amerikës", Tatiana Vorozhko, bullgarët po ndihmojnë refugjatët ukrainas.
Yevheniia Serheieva jetonte dikur në Buça, një qytet pranë Kievit. Vetëm 4 ditë përpara se të niste lufta ajo me bashkëshortin dhe vajzën 5-vjeçare udhëtuan për pushime në Budapest, të Hungarisë. Pak ditë më pas mësoi se forcat ruse i kishin bombarduar apartamentin ku ajo jetonte.
“Shëtitëm rreth Budapestit për katër ditë, pastaj jeta u duk sikur ndali. Vendosëm të qëndrojmë dhe punova si vullnetare në Budapest. Më pas u transferuam këtu, në Sofje për t’u bashkuar me disa miq tanët”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.
Aktualisht zonja Serheieva punon si vullnetare për organizatën “Nënë Ukrainë” në Sofje.
Olena Koceva, drejtuese e organizatës thotë se shumica e refugjatëve që kanë mbërritur në Bullgari janë nga rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe nuk kanë asgjë me vete.
“Shumë njerëz vijnë nga Mariupoli, Melitopoli dhe Berdyansk. Njerëzit i largohen luftës mes një udhëtimi të mundimshëm e të gjatë”.
Në muajin mars, qeveria bullgare strehoi në hotele ukrainasit e zhvendosur përkohësisht, duke u ofruar qasje në shërbimin shëndetësor arsim e shërbime sociale.
Sociologu Ognyan Minchev thotë se pavarësisht nga disa ndjenja pro-ruse në Bullgari, shumica e njerëzve iu përgjigjën nevojave të refugjatëve ukrainas.
“Shumica e refugjatëve janë gra e fëmijë. Një njeri normal nuk mund të jesh armiqësor ndaj grave dhe fëmijëve.
Shumë bullgarë mbështesin financiarisht organizatën “Nënë Ukrainë”.
“U jam mirënjohëse bullgarëve. Njerëz të thjeshtë apo kompani na dhurojnë ushqime e para. Kemi dërguar tashmë mbi 50 tonë ndihma humanitare në Ukrainë, shumica e të cilave janë dhuruar nga bullgarët”, thotë Olena Koceva, drejtuese e Organizatës “Nënë Ukrainë”.
Por zonja Koceva thotë se volumi i ndihmës ka rënë gradualisht me kalimin e kohës.
“Ka më pak ndihma, njerëzit tashmë duket se janë lodhur nga lufta”, thotë Yevheniia Serheieva, refugjate ukrainase.
Në fund të shtatorit, 136 mijë ukrainas përfituan nga statusi për mbrojtje të përkohshme, dhe rreth 57 mijë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Bullgari, sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR). Shumë prej tyre janë strehuar në hotele, si pjesë e një programi të financuar nga qeveria bullgare dhe Bashkimi Evropian që do të zgjasë deri në fund të tetorit./ VOA
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...