Shtyhet sërish afati/ Regjistrimet e nxënësve në e-Albania do të bëhen deri më 30 shtator
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se është shtyrë së...

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, është paditur të enjten nga prokurori special, David Weiss, për akuzat e para që lidhen me armëmbajtjen.
Sipas "Fox News", ndaj tij janë ngritur tri akuza. E para, se ka bërë një deklaratë false kur ka blerë armën e zjarrit, e dyta se ka bërë një deklaratë false në lidhje me informacionin që kërkohet nga shitësi i licencuar dhe e fundit, për armëmbajtje nga një person i varur nga substancat.
Akuzat vijnë pasi më herët kishte dështuar arritja e një marrëveshjeje për pranimin e fajit. Hunter Biden pritej që të pranonte fajin për këtë çështje.
"NY Post" shkruan se Hunter Biden rrezikon mbi 25 vite burg. Sipas "BBC", kjo është hera e parë që djali i një presidenti në detyrë përballet me akuza penale.
Këto janë akuzat e para të ngritura ndaj Djalit të Parë, që kur nisën hetimet speciale ndaj tij. Por "Fox News" kishte raportuar në vitin 2021, se policia iu përgjigj në në tetor të vitit 2018 një incidenti, pasi një armë në pronësi të Hunter Biden, ishte hedhur në koshin e një marketi në Delauer.
Një burim tha se Hallie Biden, vejusha e djalit të ndjerë të presidentit, Beau, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Hunter Biden, e hodhi armën në një kosh pas një supermarketi, pranë një shkolle.
Hunter Biden e kishte blerë armën më herët atë muaj. Ai nuk kishte deklaruar përpara blerësit se ka varësi nga droga. Hunter Biden u shkarkua nga Marina Amerikane në vitin 2014 pasi u testua pozitiv për kokainë.
Por këto janë akuzat e para, pasi ndaj Hunter Biden rrezikojnë të ngrihen të tjera akuza edhe më të rënda. Sipas "NY Post", ai mund të paditet edhe për akuza për mashtrim me taksat dhe lobim të paligjshëm të huaj.
Në këtë rast, në skenë del edhe emri i kryeministrit shqiptar dhe agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.
Nuk është rastësi se kur McGonigal pranoi fajin për të ashtuquajturën dosje ruse, gazeta e madhe britanike, "Daily Mail", shkruante se në aferën Rama-McGonigal del edhe emri i Hunter Biden.
Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.
Në dosjen shqiptare të McGonigal, ndërmjetësi kyç i aferës është këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka.
Por Duçka është edhe njeriu që del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Kjo për shkak se Dorian Duçka punonte për të njëjtën kompani kineze, CEFC, prej nga dyshohet se Hunter Biden dhe familja e tij kanë marrë miliona dollarë ryshfete.
Në një email, madje Biden e vlerëson punën e Duçkës dhe deklaron se është gati që të paguajë nga pjesa e tij për Duçkën.
Skandali nuk ndalet këtu, pasi kompania kineze CEFC është sponsorizuesja e ekspozitës personale të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.
Nga ana tjetër, para pak kohësh mediat në SHBA shkruanin McGonigal mund të ketë gisht në pengimin e hetimeve ndaj Hunter Biden, madje mund të jetë kompromentuar nga kinezët e CEFC.
Djali i presidentit ka shpëtuar disa herë nga ndjekja penale për shkak të lidhjeve politike, por presioni së fundmi ishte rritur ndjeshëm.
Kjo pasi të paktën tri komisione parlamentare të Kongresit në SHBA e kishin vendosur në shënjestrën e tyre.
Skandali i Hunter Biden mund t’i rrezikojë presidencën babait të tij në vitin 2024.
Syri.net
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se është shtyrë së...
Qeveria i alokon çdo vit spitalit "Nënë Tereza" një fo...
Kreu i Arkivës, Ardit Bido ka “sfiduar” Arian Çanin në...
Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, ka zhv...
Gazetari Erl Murati ka hedhur dyshime të forta, teksa ...
Spitali Amerikan, në bashkëpunim me Programin Chevening të...
Amant Josifi arriti t’u shpëtojë prangave kur një skuadër ...
Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka publikuar një...
Altin Prenga, biznesmeni që ka krijuar një model në agrotu...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pak ...
Kina paralajmëroi të enjten se shqyrtimi i subvencioneve s...
Drejtori i zjarrfikëses së kryeyqtetit, Shkëlqim Goxha...
Presidenti Barjam Begaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit pë...
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për çështjen e kandidati...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ...
Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-këshilltarit t...
Zjarri te Rruga e Kavajës ka marrë përmasa akoma edhe më t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin ng...
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në zonën e ish-pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi u bë publik ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...