Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dhënë një deklaratë për mediat, para nisjes së debatit të hapur në Këshillin e Sigurimit.
Ai do të kryesojë mbledhjen që Shqipëria organizon ku bëhet fjalë për një debat të hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.
Debati i hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre.
Ai njoftoi mbi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t'iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në.
Ministri bën me dije se nëpërmjet Aleancës, synohet të angazhojnë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile.
Deklarata e plotë:
Sot, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.
Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike.
Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm.
Ne nuk mund dhe nuk duhet t'i lemë ata ‘në baltë’.
Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt.
Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri!
Jemi të mendimit se sektori privat mund të sjellë burime shtesë, por edhe ekspertizë, teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe aftësi operacionale për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv dhe më produktiv.
Ky Debat i Hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre, në operacionet e reagimit; të avancojë zgjidhjet e partneritetit publik-privat për t'iu përgjigjur nevojave emergjente dhe në këtë mënyrë, të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, së bashku me vende dhe partnerë të tjerë, të njëmendtë, ne kemi punuar për të eksploruar potencialin e pashfrytëzuar dhe burimet e disponueshme.
Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t'iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në.
Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim.
Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t'iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje./ CNA
Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-këshilltarit t...
Zjarri te Rruga e Kavajës ka marrë përmasa akoma edhe më t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin ng...
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në zonën e ish-pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi u bë publik ...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuve...
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, i ë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në Kuvend operaci...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit kërkoi ...
Amant Josifi, këshilltari i ish-ministres së jashtme Olta ...
Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dërg...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tj...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ditën...
Një 57-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë,...
Lulzim Basha ka kryer aktin e radhës të tradhtisë. Ai i ka...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi lirimin e ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar para mediave s...
Pas bërjes publike të të dhënave mbi operacionin antidrogë...
“Rritja e numrit të personave që konsumojnë drogë, ulja e ...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bërë m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...