“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Amant Josifi arriti t’u shpëtojë prangave kur një skuadër speciale e policisë spanjolle erdhi ta arrestojë në Shqipëri, por kjo nuk e pengoi policinë shqiptare që arrestimin e tij në Dubai ta quajë një sukses të përbashkët me partnerët e huaj.
Në fakt, policia shqiptare e ka pasur të vështirë t’i afrohet Josifit, për shkak të lidhjeve të tij me nivelet e larta të pushtetit. Në moshën 26 vjeçare, u emërua në një post që i ofronte siguri, si këshilltar i Ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Edhe pse në moshë të re, Amant Josifi krijoi lidhje fitimprurëse me një grup të rinjsh të shkolluar në perëndim që arritën t’i zhvasin miliarda euro qytetarëve europianë, nëpërmjet mashtrimit me call centera. Ish-ministrja e Jashtme dhe e mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk ka shpjeguar asnjëherë se cili ishte rekomandimi që e solli 26-vjeçarin Amant Josifi në zyrën e saj si këshilltar.
Përveçse këshilltar i Xhaçkës, Amant Josifi rezultoi të jetë edhe ortak në biznes me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën.
Është fjala për kompaninë e quajtur Pegasus Communications, ku Josifi ishte ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama.
Olsi Rama zotëronte 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, ndërsa 30% zotërohej nga Amant Josifi. As Olsi Rama nuk ka folur në asnjë rast për marrëdhënien që kishte me Amant Josifin, pasi ky u shpall në kërkim nga Gjykata në Spanjë në nëntor të vitit të kaluar për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”.
Një shkrim i rrjetit të gazetarëve OCCRP shpalosi për herë të parë skemën e mashtrimit me “call center” nga Gjeorgjia, Ukraina deri në Tiranë dhe zbuloi se pika e kontaktit në vendin tonë ishte Amant Josifi.
Ja çfarë shkruante media investigative për Josifin dhe lidhjet e tij:
“31-vjeçari Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i ministrit të Mbrojtjes që nga dhjetori 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka, anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.
Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Ols (Olsi) Rama, me të cilin bashkëprononte një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.
Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsmen i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të qeverisë.
Në përgjigje të pyetjeve të OCCRP, Josifi konfirmoi se ai kishte një call center në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group (kompania mëmë e mashtrimit) në janar. Por ai mohoi çdo lidhje formale me Milton Group dhe tha se qendra e tij ishte krejtësisht e shkëputur.
Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua (koka e skemës ponzi)”.
Mediat europianë i kanë kushtuar një vëmëndje të veçantë të ashtuquajturit grupi Milton, një grup djemsh të shkolluar në perëndim që ngritën një skemë mashtrimi me call center dhe arritën të zhvasin qindra mijëra qytetarë në mbarë Europën. Kokat e grupit ishin David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze dhe Michael Benimini.
Josifi ishte një njohje e tyre, që drejtonte degën e Shqipërisë dhe që bëri pjesën e tij për zhvatjen e miliardave duke organizuar skemën në vendin tonë.
Grupi Milton arriti që përmes mashtrimit të krijojë skema false të incestimit duke i bindur viktimat e saj se po fitonin në bursa, duke i zhvatur në disa raste qindra mijëra paund.
Madje, një markë investimi e grupit Milton sponsorizoi edhe një klub futbolli spanjoll të nivelit më të lartë dhe u reklamua në gazetat kryesore, duke i dhënë kredibilitet investitorëve të mundshëm.
Markat e grupit Milton kishin hapësirë ??zyre në disa shtete. Shumica e viktimave regjistroheshin pasi shikonin një reklamë në mediat sociale. Brenda 48 orëve merrnin një telefonatë.
Në anën tjetër të telefonit zakonisht ishte një qendër telefonike, me po të njëjtat veçori që ka një biznes legjitim, një zyrë moderne me një departament të burimeve njerëzore, objektiva mujore dhe bonuse, ditë pushimi dhe konkurse për operatorin më të mirë. Disa qendra telefonike luanin muzikë motivuese në sfond.
Viktimat regjistroheshin në markat fiktive të krijuara nga grupi Milton. Më pas udhëzoheshin nga ndërmjetësi që të bënin tregti të paracaktuar për të humbur paratë e klientit dhe për të fituar para për ndërmjetësin.
Disa udhëzoheshin të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program që i lejon mashtruesit të kontrollojë nga distanca kompjuterin e tyre dhe të kryejë lëvizje në emër të klientit. Klientët mendonin se po bënin lëvizje të zgjuara në bursa të vërteta, por paratë e tyre thjesht vidheshin.
Në Shqipëri, vitin e kaluar u arrestuan 4 bashkëpuntorë të Amant Josifit, ndërkohë që vetë ai i shpëtoi prangave. Atëherë u hodhën dyshime për një dekonspirim të aksionit, falë njohjeve të fuqishme që kishte i riu.
Në media u raportua se pak orë para se të niste aksioni i policisë për arrestimin e tij, zyrat e call center u boshatisën me urgjencë dhe Josifi u largua në drejtim të paditur. Emri i tij nuk u përmend as në konferencën që zhvilluan prokurorët e SPAK.
Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli janë 4 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar që u udhëhoq nga Eurojust, Europol dhe Guardia Civil spanjolle. Hetimet atëherë u shtrinë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën./ Lapsi.al
Gazetari Artan Hoxha ka hapur arkivat dhe ka publikuar një...
Altin Prenga, biznesmeni që ka krijuar një model në agrotu...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pak ...
Kina paralajmëroi të enjten se shqyrtimi i subvencioneve s...
Drejtori i zjarrfikëses së kryeyqtetit, Shkëlqim Goxha...
Presidenti Barjam Begaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit pë...
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për çështjen e kandidati...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka ...
Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-këshilltarit t...
Zjarri te Rruga e Kavajës ka marrë përmasa akoma edhe më t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar largimin ng...
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në zonën e ish-pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi u bë publik ...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuve...
Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, i ë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në Kuvend operaci...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga salla e Kuvendit kërkoi ...
Amant Josifi, këshilltari i ish-ministres së jashtme Olta ...
Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dërg...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...