Zyrtari i inteligjencës gjermane, nën akuza për tradhti/ Dyshohet se i dha Rusisë sekrete shtetërore
Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane, Carsten L., ë...

Presidenti Biden viziton Indinë këtë javë, krahas udhëheqësve nga Grupi i 20 shteteve më të zhvilluara dhe të pasura në botë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell ai do të trajtojë temat e ndryshimeve klimatike, ristrukturimit të borxhit dhe luftës në Ukrainë, si edhe do përshëndesë anëtarët e rinj të grupit.
Presidenti Joe Biden shkon në takimin e G20 në Indi me synime ambicioze dhe shpresa të mëdha për bashkëpunim mes vendeve më të pasura dhe të zhvilluara, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Shpresojmë që ky takim i G20 të tregojë se si ekonomitë kryesore të botës mund të punojnë së bashku edhe në periudha sfiduese. Ndërsa udhëtojmë drejt Nju Delhit, qëllimi ynë është të ndihmojmë shtetet në zhvillim e sipër, të shënojmë përparim në përparësitë tona kyçe për amerikanët duke filluar nga çështjet klimatike deri te teknologjia, dhe të dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj G20 si forum që siç e thashë më parë mund të japë rezultate,” thotë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.
Takimi në Nju Delhi të Indisë do të mbizotërohet nga çështje për të cilat delegacionet e shteteve pjesëmarrëse jo gjithnjë pajtohen, si lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike, reformimi i institucioneve ndërkombëtare që sigurojnë mbështetje financiare për shtetet në zhvillim e sipër dhe vendimin për të pranuar Unionin Afrikan 55 anëtarësh në këtë forum.
Analistët thonë se mungesa e dy udhëheqësve kyçë – Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping – do të ndikojë në rrjedhën e takimit.
“Mendoj se është lajm i mirë, që zoti Putin sërish ka vendosur të mos marrë pjesë në takim, ashtu si edhe vitin e kaluar në Bali. Dhe gjasat janë që as presidenti kinez nuk do të marrë pjesë. Ky fakt u mundëson të gjitha shteteve të marrin vendime më lehtësisht,” thotë zoti John Kirton nga Grupi Hulumtues G20, pranë Universitetit të Torontos.
I pyetur për mungesën e zotit Xi, presidenti Biden tha se është i zhgënjyer, por se do ta takojë në një rast tjetër, por nuk dihet ende se kur mund të mbahet një takim I tillë.
Ndërkohë analistët shpresojnë që India dhe Kina të tejkalojnë mosmarrëveshjet rreth një harte të re territoriale të Kinës, të cilën India e kundërshton.
“Tensionet gjeopolitike kanë ekzistuar prej kohësh, edhe para G20-ës në Indi. Fakti që ato janë të theksuara dhe temë qendrore në prag të këtij takimi, nuk është një situatë ideale. Shpresa dhe pritshmëria ime është që të përqëndrohen në çështjet ekonomike dhe që mosmarrëveshjet rreth kufirit të trajtohen veçmas,” thotë zonja Stephanie Segal nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ekonomike.
Ajo thotë se shpreson që delegacionet të tejkalojnë dallimet dhe të përqëndrohen në reformimin e institucioneve si Banka Botërore – një çështje që analistët thonë do të kishte ndikim të shumëfishtë.
“Refomat e tilla do ta vendosnin theksin tek ajo që e quajmë e mira globale publike – si çështjet klimatike, përgatitjet për pandemi, pasiguria ushqimore. Refomat do të mundësonin që këto institucione, përfshirë Bankën Botërore, të ofronin financim shtesë për tregjet në zhvillim dhe shtetet me të ardhura të ulëta dhe financim me kushte shumë më të favorshme,” thotë zonja Segal.
Takimi në Nju Delhi fillon të shtunën./ VOA
Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane, Carsten L., ë...
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad...
Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk d...
Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë v...
Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon...
Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe tre u zhdukën të më...
Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, numri i njerëz...
Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planeti të...
Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, u dë...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmu...
Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet ...
Një media e krahut të djathtë që promovon mohimin e nd...
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të miratuar em...
Vendimi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenci...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rus...
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...
Trenat vijnë me vonesë, nuk vijnë fare ose janë të mbingar...
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokume...
Wagner, grupi mercenar rus, është vendosur të cilësohet si...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...