Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon dymbëdhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore të Bashkimit Evropian të vendosura midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Vendeve anëtare aktuale, përkatësisht Austria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, pritet t'u shtohet Greqia në samitin e iniciativës që do të mbahet këtë vit në kryeqytetin rumun, Bukuresht.
Në takim do të marrin pjesë edhe partnerët strategjikë që mbështesin Nismën Tri Detet, përkatësisht Komisioni Evropian, Gjermania dhe SHBA, si dhe përfaqësues të organizatave përkatëse ndërkombëtare.
Nisma e Tri Deteve është para së gjithash një projekt politik që synon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e shteteve pjesëmarrëse. Me përjashtim të Austrisë, të gjitha shtetet anëtare aktuale iu bashkuan BE-së vetëm pas vitit 2004. Fokusi është në zhvillimin e infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe digjitalizimit, si dhe në forcimin e të ashtuquajturit bosht veri-jug në lindje të kontinentit evropian.

Një nga arsyet për ngritjen e kësaj nisme ishte kërcënimi në rritje nga Rusia dhe varësia e vendeve nga furnizimet ruse me energji. Shtetet anëtare gjithashtu duan t'u japin më shumë peshë interesave të tyre politike brenda BE. Vendet e Nismës së Tri Deteve përfaqësojnë rreth 25% të sipërfaqes tokësore dhe popullsisë së BE-së, por gjenerojnë pak më shumë se 10% të Produktit Kombëtar Bruto të BE-së.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i zhvendosi prioritetet politiko-ekonomike jashtë platformës dhe vuri sigurinë në plan të parë. Për shkak të agresionit rus, vendet joanëtare të BE, Ukraina dhe Republika e Moldavisë, kanë shfaqur interes për t'iu bashkuar kësaj platforme. Një partneritet solid pritet t'u ofrohet fillimisht gjatë takimit të Bukureshtit.
Në vitet 1930 ka pasur njëherë një përpjekje për të krijuar një format të ngjashëm. Intermarium, një shoqatë e disa vendeve midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut, ishte konceptuar me iniciativën e Polonisë si një platformë gjeostrategjike dhe do të ofronte mbrojtje kundër Bashkimit Sovjetik komunist të Stalinit dhe Gjermanisë naziste hitleriane. Përpjekja dështoi.

Tetë dekada më vonë, një vrull i ri çoi në krijimin e Nismës Tri Detet - një emër i ri për një projekt me synime të reja. Në vitin 2015, presidenti polak Andrzej Duda dhe presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç nisën nismën e re, e cila fillimisht synohej të ishte një projekt infrastrukturor që synonte forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Samiti i parë i Nismës së Tri Deteve u zhvillua në vitin 2016 në Dubrovnik, Kroaci.
Një vit më vonë, në Varshavë, Shtetet e Bashkuara njoftuan synimin e tyre për të punuar më ngushtë me Platformën. Në vitin 2018, në takimin e Bukureshtit, edhe Gjermania shprehu interesin e saj për t'u përfshirë më shumë në Platformë. Ndërkohë është krijuar edhe një fond investimi për financimin e projekteve të nismës. Një sinjal i fortë solidariteti me Ukrainën pritet në samitin e këtij viti, që do të mbahet më 6-7 shtator në kryeqytetin rumun. Për më tepër, anëtarësimi i Greqisë duhet të dërgojë një sinjal për forcimin e Iniciativës së Tri Deteve në zonën Euroatlantike./ DW
Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe tre u zhdukën të më...
Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, numri i njerëz...
Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planeti të...
Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, u dë...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmu...
Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet ...
Një media e krahut të djathtë që promovon mohimin e nd...
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të miratuar em...
Vendimi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenci...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rus...
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...
Trenat vijnë me vonesë, nuk vijnë fare ose janë të mbingar...
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokume...
Wagner, grupi mercenar rus, është vendosur të cilësohet si...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ar...
Qyteti i dytë më i madh i Britanisë e shpalli veten të fal...
Një djalë shtatëvjeçar është bërë ai që besohet të jetë br...
Tre burra në bordin e një anije u tërhoqën nga deti në orë...
Një ciklon ekstratropikal që goditi Brazilin jugor ka shka...
Forcat e Moskës kanë filluar të mbulojnë disa nga avionët ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...