
Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë të mërkurën nga një sulm rus me raketa në lindje të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e 6 shtatorit, duke thënë se viktimat ishin njerëz “të cilët nuk kanë bërë asgjë keq”.
Zelensky tha në "Telegram" se një market, dyqane dhe një farmaci u goditën në qytetin lindor, Kostiantinivka, pranë fushëbetejës.

Sulmi ndodhi në ditën e vizitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, në Kiev.
“Kjo Rusi e ligë duhet të mposhtet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zelensky.
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se nga ky sulm u plagosën edhe 28 persona.
Njëzet dyqane, linja të rrymës, një ndërtesë administrative dhe një kat i një ndërtese banimi u dëmtuan, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për ta shuar zjarrin i cili i dëmtoi së paku 30 tenda të tregut të hapur, si dhe janë duke shikuar nën rrënoja për ndonjë civilë të ngecur.
Blinkeni po e viziton Kievin me synim për ta ndihmuar kundërofensivën tremujore të Ukrainës.
Ai la të kuptohej se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën, edhe pse disa aleatë perëndimorë kanë shprehur shqetësimet e tyre për përparimin e ngadalshëm të Kievit në dëbimin e forcave ruse nga territori i saj kur janë bërë 18 muaj qëkur Rusia e nisi pushtimin, sipas zyrtarëve amerikanë,
“Ne duam të sigurohemi se Ukraina ka çfarë i nevojitet, jo vetëm për të arritur sukses në kundërofensivën e saj, por çfarëdo që i nevojitet për kohë të gjatë, për t’u siguruar se ka mbrojtje të fortë”, tha Blinken./ REL
Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon...
Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe tre u zhdukën të më...
Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, numri i njerëz...
Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planeti të...
Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, u dë...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmu...
Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet ...
Një media e krahut të djathtë që promovon mohimin e nd...
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të miratuar em...
Vendimi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenci...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rus...
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...
Trenat vijnë me vonesë, nuk vijnë fare ose janë të mbingar...
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokume...
Wagner, grupi mercenar rus, është vendosur të cilësohet si...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ar...
Qyteti i dytë më i madh i Britanisë e shpalli veten të fal...
Një djalë shtatëvjeçar është bërë ai që besohet të jetë br...
Tre burra në bordin e një anije u tërhoqën nga deti në orë...
Një ciklon ekstratropikal që goditi Brazilin jugor ka shka...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...