Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të Kapitolit, godinës së parë të kryeqytetit të SHBA-së
Dega legjislative e qeverisë amerikane, do të kërkonte gati një shekull për t’u ndërtuar, pasi arkitektët ndërroheshin vazhdimisht, britanikët i vunë zjarrin, dhe ajo u përdor gjatë Luftës Civile.
Sot ndërtesa e Kapitolit, me kupolën e saj të famshme prej gize dhe me koleksionin e rëndësishëm të veprave të artit, është pjesë e Kompleksit Kapitol.
Përfshin 6 godina zyrash të Kongresit dhe 3 të Bibliotekës së Kongresit, që të gjitha të ndërtuara gjatë shekujve XIX-XX. Si një komb i ri, Shtetet e Bashkuara nuk kishin kryeqytet të përhershëm.
Për pasojë, deri në vitin 1790 Kongresi u mblodh në 8 qytete të ndryshme, përfshirë Baltimoren, Nju Jorkun dhe Filadelfian.

Atë vit Kongresi miratoi Aktin e Rezidencës, që i dha presidentit Uashington kompetencën për të zgjedhur një seli të përhershme për qeverinë federale.
Vitin që pasoi, ai zgjodhi atë që do të bëhej Distrikti i Kolumbias me tokat e siguruara nga Marilend dhe Virxhinia. Uashingtoni zgjodhi 3 komisionerë për të mbikëqyrur zhvillimin e kryeqytetit dhe ata zgjodhën inxhinierin francez Pierr L’Enfan për të hartuar projektin fillestar. Megjithatë, francezi u grind me komisionerët dhe u pushua nga puna në vitin 1792.
Më pas u mbajt një konkurs ku u paraqitën disa projekte. Fitues u shpall projekti i skocezit Uilliam Tornton. Më 18 shtator 1793, Uashingtoni vuri gurin e parë të themelit të Kapitolit.
Kështu nisi procesi i gjatë i ndërtimit të godinave qeveritare, që më pas do të pasohej nga ndërtimet e tjera civile.

Në vitin 1800, Kongresi u zhvendos në krahun verior të Kapitol Hill. Britanikët pushtuan Uashingtonin dhe i vunë zjarrin Kapitolit më 24 gusht 1814.
Një stuhi që solli reshje të mëdha shiu, duke e shpëtuar ndërtesën nga shkatërrimi i plotë. Gjatë viteve 1815-1819, Kongresi u mblodh përkohësisht në lagjet që kishin nisur të ndërtoheshin aty pranë. Në fillim të viteve 1850, nisi puna për të zgjeruar Kapitolin për të akomoduar numrin në rritje të kongresmenëve.

Në vitin 1861, punimet u ndërprenë përkohësisht, sepse Kapitoli u përdor nga trupat e Unionit si spital dhe kazermë. Pas luftës, vazhduan zgjerimet dhe përmirësimet e ndërtesës. Sot Kapitoli, që vizitohet nga 3-5 milionë njerëz çdo vit, ka 540 dhoma dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1066 - Mbreti norvegjez Harald Hardrada, zbarkon me ushtrinë e tij në grykëderdhjen e lumit Hamber dhe nis pushtimin e Anglisë.
1851 - Del në treg numri i parë i gazetës amerikane “The New-York Daily Times”, që më vonë do të njihet si “The New York Times”.
1931 - Japonia inskenon Incidentin e Mukdenit, si një pretekst për të pushtuar rajonin e madh kinez të Mançurisë.
1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëndetësja britanike “HMS Tradewind” siluron dhe fundon anijen japoneze “Jun'y? Maru”, duke vrarë 5.600 njerëz, kryesisht punëtorë dhe të burgosur.
1961 - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Dag Hamarskjold, vdes në një aksident ajror, ndërsa po përpiqej të negocionte arritjen e paqes në rajonin Katanga të Republikës Demokratike të Kongos.
2014 – Gjatë një referendumi, Skocia voton në shumicë kundër shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar./ Përshtatur nga CNA
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...