Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Që nga fillimi i luftës, analisti ushtarak amerikan Majkëll Kofman, 41 vjeç, ka vizituar disa herë Ukrainën. Kofman ka lindur në Ukrainë dhe në vitin 1991 emigroi në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij. Ai është drejtor i Programit të Studimeve për Rusinë në Qendrën për Analizat Detare (CNA), një institucion kërkimor i financuar nga qeveria amerikane.
Në maj, pak kohë para nisjes së kundërofensive ukrainase, Kofman, paralajmëroi mbi sfidat e mëdha që do të krijonin fortifikimet masive të mbrojtjes ruse në juglindje të vendit. Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai i bën thirrje Perëndimit të hartojë një strategji afatgjatë për mbështetjen e Ukrainës.
Si po ecën dhe çfarë do të ndodhë me kundërofensivën e ukrainase?
Mua më duket se ajo po hyn në fazën e saj më vendimtare. Aktualisht si rezervat e Ukrainës ashtu edhe rezervat strategjike ruse janë hedhur që të gjitha në fushën e betejës. Prandaj, kjo do të varet nga pala që është më e aftë të menaxhojë forcat e veta, duke ruajtur trupat dhe municionet.
A do të arrijnë ukrainasit të thyejnë të tria linjat mbrojtëse ruse gjatë javëve të ardhshme?
Tani për tani, forcat ukrainase po shënojnë një përparim të qëndrueshëm. Ka shumë debate mbi ndikimin e mundshëm të motit në stinën e vjeshtës. Synimi i kësaj ofensive nuk është vetëm të depërtohet tek linjat mbrojtëse ruse, por t’i imponohet Rusisë një disfatë vendimtare, duke çliruar një pjesë të konsiderueshme të territorit.

Çfarë nënkuptoni me këtë të fundit?
Unë nuk e di se si do ta vlerësojnë qeveria ukrainase dhe vendet perëndimore. Por qëllimet fillestare të ofensivës duket se kanë qenë çlirimi i Melitopolit, prishja e linjave tokësore ruse të komunikimit që kalonin pranë vijës bregdetare dhe mbërritja deri në bregun e Detit Azov. Por këto janë synime maksimaliste.
Sa shanse ka të arrihen qëllimet fillestare?
Unë mendoj se ekziston një mundësi reale që forcat ukrainase të thyejnë linjat ruse. Sigurisht, dinamika ka ndryshuar disi 2 javët e fundit. Dhe operacionet ushtarake, mund të vazhdojnë edhe në mënyrë jo-lineare. Nëse ushtria ruse është e rraskapitur dhe s’ka më shtesë trupash, kjo mund t’i vendosë forcat ruse në një pozitë të pasigurt.
Kohët e fundit disa zyrtarë amerikanë janë shprehur kritikë ndaj mënyrës se si po luftojnë ukrainasit. Ata thonë se ukrainasit po i shpërndajnë forcat e tyre në shumë pjesë të frontit, dhe po luftojnë në grupe të vogla këmbësorie, në vend se të përdorin njësi më të mëdha të motorizuara...
Një pjesë e mirë e kritikave vjen nga mos-kuptimi se si funksionojnë forcat ukrainase apo e kushteve në fushën e betejës. Gjendja në terren nuk mundëson një grumbullim efektiv të forcave.

Çfarë u mungon sot ukrainasve?
Pajisjet për depërtimin e shpejtë në zonat e minuara. Po ashtu, ka mungesa në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër, dhe kjo i ka bërë trupat ukrainase shumë të brishta ndaj sulmeve të helikopterëve ushtarakë rusë. Nga ana tjetër kjo ofensivë nuk ka vuajtur nga mungesa e mjeteve të blinduara luftarake apo tankeve. Problemet ishin më shumë në aspektin e teknologjisë ndihmëse dhe më e rëndësishmja në atë të trajnimit.
Siç e pamë, trajnimi ishte i pamjaftueshëm, duke pasur parasysh edhe kohën në dispozicion.
Në SHBA po diskutohet nëse do të dërgohen apo jo në Ukrainë raketat me rreze të gjatë ATACMS. Ndërkohë, politikanët gjermanë po debatojnë nëse do të ofrojnë raketat Taurus. Sa të rëndësishme mund të jenë ato për javët e mbetura të ofensivës?
Do të ishte një zhvillim pozitiv, por them se do të ishte mirë që këto armë të ishin dërguar që në maj apo qershor. Për më tepër, ka rëndësi se cili version i ATACMS do të dërgohet.

Si do të vazhdojë kjo luftë pasi të përfundojë ofensiva?
Mendoj se të hyjmë në një periudhë të zgjatur të rënies së intensitetit të luftimeve gjatë vjeshtës dhe dimrit, në të cilën të dyja palët do të konsolidojnë pozicionet e tyre, duke u përpjekur t’i bëjnë presion kundërshtarit të tyre. Ndoshta do të kemi një situatë të ngjashme me atë që ishte situata gjatë dimrit të kaluar.
Cila është strategjia e Rusisë në këtë fazë të luftës?

Që ta zgjasë sa më shumë luftën dhe ta bëjë atë më të kushtueshme. Vitin e ardhshëm, ata do të përpiqen të fokusohen tek shkatërrimi i qëndrueshmërisë së Ukrainës si shtet. Ata shpresojnë se mund ta shterojnë ngadalë vullnetin politik të Perëndimit. Por Rusia nuk ka një strategji të mirë për të fituar luftën.

Forcave të saj u mungon potenciali sulmues. Mundësia për të pushtuar më shumë territor ukrainas është shumë e vogël, madje edhe për të arritur qëllimet më minimale të luftës për të pushtuar Donbasin. Por udhëheqja ruse nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për të shkatërruar Ukrainën. Dhe për këtë do të shpenzojë shumë burime.
Të martën e 12 shtatorit, ndërsa Italia e Luçiano Spaletit...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara...
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...