Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...

Mbretëria e kafshëve është e mbushur me krijesa të zgjuara. Atje shohim sjellje, për të cilat më parë mendohej se ishin unike vetëm për njerëzit, dhe nga specie me lidhje të largëta me ne. Po atje në botën e egër, shohim kafshë që e përdorin trurin e tyre si një superfuqi. Në fakt, ka një larmi kaq të madhe mendjesh të shkëlqyera, saqë është shumë e vështirë t’i krahasosh ato.
Shkencëtarët nuk e harxhojnë kohën e tyre duke i renditur kafshët sipas inteligjencës. Po ashtu, nuk ekziston një test IQ i përshtatshëm për çdo specie, edhe pse ka pasur përpjekje. Ndaj ne do të dëshironim të veçonim disa nga pretendentët në listën e specieve më të zgjuara që kanë dalë nga kërkimet shkencore të deritanishme. Mos harroni se shumica e eksperimenteve për të testuar inteligjencën e kafshëve, bazohen tek ajo që mund të bëjnë njerëzit, dhe jo tek ajo që duhet të mësojnë kafshët për të mbijetuar.
1. Shimpanzetë
Majmunët shimpanze dhe bonobo, janë krijesa jashtëzakonisht inteligjente, dhe me një hierarki sociale komplekse. Në fakt kjo nuk është dhe aq befasuese, duke pasur parasysh se ata ndajnë me ne njerëzit 98.7 për qind të ADN-së së tyre. Shimpanzetë dhe bonobonot, janë të famshëm për shumëllojshmërinë e madhe të përdorimit të mjeteve. Po ashtu, që të dyja speciet janë zgjidhës të shkëlqyeshëm të problemeve. Shoqëria Mbretërore Zologjike e Antverpit në Belgjikë, zbuloi se bonobot ishin më të aftë në zgjidhjen e enigmave sesa shimpanzetë, duke i mundur ata në testet e inteligjencës. Por kjo duket se ndodh kryesisht për shkak të këmbënguljes së tyre.
2. Delfinët
Delfinët janë nxënës të shpejtë, që mund të imitojnë sjelljen njerëzore, të zgjidhin probleme, të mësojnë të tjerët, dhe të tregojnë se kanë vetëdije. Si balenat ashtu edhe delfinët, kanë një tru më të madh se njerëzit. Por ashtu ata kanë fuqinë për të lokalizuar objektet përmes zërit me ekolokacion, si dhe sisteme të sofistikuara komunikimi.
3. Oktapodët
Ka histori të oktapodëve që e kuptojnë si të dalin nga rezervuarët, dhe madje të derdhin ujë mbi qirinjtë për t‘i fikur. Por ata nuk janë vetëm të zgjuar, por edhe të vetëdijshëm. Filozofi Stefan Linkuit, që studioi sjelljen e oktapodit në një laborator, tha: “Kur punon me peshqit, ata nuk e kanë idenë se gjenden në një rezervuar. Ndërsa oktapodët e dinë që janë brenda këtij vendi të veçantë, dhe që ju jeni jashtë tij”.
4. Qentë
Studiuesit zbuluan në vitin 2017, se qentë kanë 2-fishin e numrit të neuroneve në kortekset e tyre cerebrale sesa macet. Kjo u jep atyre një avantazh në aspektin njohës, dhe konfirmon pretendimet se qentë janë më të lehtë për t’u trajnuar. Po ashtu studimi zbuloi se bazuar te neuronet, edhe rakunët duhet të kenë gjithashtu aftësi të ngjashme me qentë.
5. Orangutangët
Ndër talentet e tyre të shumta, është aftësia për të “folur” për të kaluarën, një sjellje që zakonisht shihet vetëm te njerëzit. Në vitin 2018, studiuesit raportuan se orangutangët e Sumatrës në Indonezi, që ishin bërë me të vegjlit e tyre, e vonuan zilen e alarmit deri në 20 minuta pasi panë një grabitqar të mundshëm. Sipas studiuesve, ata nuk donin të lajmëronin grabitqarin për praninë e tyre. Por më vonë bënë zhurmë për t’u mësuar foshnjave të tyre, se është i rrezikshëm kontakti me një kafshë të tillë. Komunikimi i informacionit për diçka që ka ndodhur në të kaluarën ose që do të ndodhë në të ardhmen, mendohet të jetë një nga tiparet kryesore të gjuhës njerëzore.
6. Korba dhe sorrat
Studimet tregojnë se korbat 4-muajshe, mund të jenë po aq inteligjente sa disa majmunë të rritur. Po ashtu eksperimentet kanë treguar se korbat mund të përgatiten për të ardhmen me mjete që janë mësuar të përdorin nga njerëzit. Nga ana tjetër, sorrat kanë një kujtesë të shkëlqyer dhe i mbajnë mend fytyrat njerëzore , duke identifikuar disa njerëz si miq dhe
të tjerët si armiq.
7. Papagajtë gri afrikanë
Eksperimentet kanë vërtetuar se ata i kuptojnë fjalët, dhe mund të kryejnë disa detyra njohëse, të cilat nuk mund të kryen ende nga fëmijët 5-vjeçarë. Në vitin 2019, një papagall i quajtur Grifin iu nënshtrua një seri eksperimentesh, ku duhej të gjente se ku fshiheshin arrat në disa gota. Ai zgjodhi me sukses kupën që ishte e sigurt se do të kishte një arrë, përveç
rastit kur studiuesit përpiqeshin ta nxisnin atë të luante në një lojë me një probabilitet 50-50 për të pasur sukses.
8. Bletët
Bletët janë quajtur me të drejtë si insektet më të zgjuara në botë. Sepse ato mund të zgjidhin enigma dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme orientimi. Një eksperiment zbuloi se bletët e përcaktojnë rrugën më të shkrurtër drejt një luleje përmes vizitave të përsëritura, duke e reduktuar ndjeshëm kohën që i duhet atyre për të shkuar atje. Një eksperiment tjetër zbuloi se bletët krijojnë imazhe mendore të objekteve siç bëjnë njerëzit, dhe mund të transmetojnë njohjen e objekteve përmes shqisave të tyre.
9. Gorillat
Së bashku me shimpanzetë, bonobot dhe orangutanët, gorrilat mund të stërviten për të komunikuar duke përdorur shenjat. Gorilla e famshme “Koko”, shkoi një hap më tej, dhe thuhet se e zotëroi gjuhën e shenjave. Ajo njihte më shumë se 1000 shenja dore, dhe kuptonte mbi 2000 fjalë të gjuhës angleze.
10. Njerëzit
Kur flitet për inteligjencën e kafshëve, ka një prirje për t’u fokusuar te madhësia e trurit dhe te fakti që ne nuk dimë ende shumë gjëra mbi sjelljen e tyre. Por ndërsa kjo është e vërtetë, është gjithashtu fakt, se inteligjenca jonë si specie është mbi të tjerat. Sepse asgjë specie tjetër në këtë listë, nuk ka ndërtuar qytetërime komplekse si ne dhe nuk ka qenë në Hënë./Përshtatur në shqip nga CNA
1792 – Në Francë hiqet monarkia dhe vendoset republika...
1934 - Lind aktorja italiane me famë botërore Sofia Lo...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, p...
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...