Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia – kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpendëve gjatë vitit të fundit.
Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia.
Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Si masë paraprake, njerëzit këshillohen të mos i prekin kafshët e egra të sëmura ose të ngordhura.
Sipas të dhënave të OBSH-së, nga janari i vitit 2003 e deri më 25 nëntor të vitit 2022, 868 njerëz nga 21 shtete të botës kanë raportuar për infektim me gripin e shpendëve H5N1, lloji i virusit që po përhapet përreth globit. Nga këto, 457 raste apo 53 për qind kanë përfunduar me fatalitet.
Në janar, OBSH-ja raportoi për herë të parë për infektimin e një personi me virusin H5N1 në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibet. Një vajzë nëntëvjeçare nga Ekuadori ishte infektuar pas një kontakti me shpendë shtëpiakë. Ajo ishte shtrirë në spital më 18 janar, sipas agjencisë botërore.
Rastet e infektimit të njerëzve me këtë virus janë zakonisht si rezultat i ekspozimit ndaj shpendëve të infektuara – të vdekura ose të gjalla – dhe mjediseve të kontaminuara, thanë nga OBSH-ja.
Që nga tetori i vitit 2020 janë vrarë shpendë në të paktën në 60 shtete si pjesë e masave të ndërmarra shkaku i përhapjes së këtij virusi, sipas të dhënave të ofruara për "Reutersin" nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në mesin e këtyre shteteve raportohet se janë India, Tajvani, Nepali, Peruja, Republika Çeke, Rumania dhe Nigeri.
Zogjtë e egër, përfshirë këtu ata të ujit si rosat, mund të bartin viruset e gripit të shpendëve pa u dukur të sëmurë dhe mund ta përhapin lehtësisht te shpendët shtëpiakë, si pulat dhe gjelat e detit, thonë ekspertët.
Gjitarë, si arinjtë, fokat, dhelprat dhe qelbësit, janë infektuar me gripin e shpendëve H5N1, thanë autoritetet.
Gripi i shpendëve, si lloji që po përhapet në botë, mund të shkaktojë sëmundje që prekin shumë organe të brendshme dhe përfundon me fatalitet në 90 deri në 100 për qind për pulat e infektuara, zakonisht brenda 48 orëve, sipas Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.
Nëse një zog nga një tufë është infektuar, fermerët zakonisht i vrasin të gjithë shpendët e tyre për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi shumë ngjitës.
Si pjesë e planit qeveritar, shpendët e infektuar përjashtohen nga sistemi i furnizimit me ushqim. Por, për më tepër, Departamenti amerikan i Agrikulturës thotë se gripi i shpendëve nuk përhapet nga ngrënia e tyre dhe vezëve të gatuara siç duhet.
Ekspertët thonë se debati i vazhdueshëm për përhapjen globale të gripit të shpendëve H5N1 daton qysh nga zbulimet e vitit 1996 në Hong Kong lidhur me patat guangdong dhe virusin.
Me kalimin e kohës, rosat në Azi janë përshtatur në mënyrë që të mund ta bartin virusin pa vdekur, thotë John Clifford, një ish-veterinar i lartë në Departamentin amerikan të Agrikulturës. Virusi më pas u përhap në mbarë botën përmes shtigjeve shtegtare, shtoi ai, tani këshilltar i politikave të tregtisë veterinare për Këshillin e Eksportit të Shpendëve dhe Vezëve në SHBA./REL
Ndodh shpesh që njerëzit ankohen se dhimbja nga një fraktu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjekët kirurgë të spitalit të Korçës kanë kryer me sukses ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, ...
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Ministria e Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vler...
Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të D...
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e S...
Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lart...
Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashënde...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...