Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, pra 1 në 5 vdekje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ato përfshijnë një sërë kushtesh, duke përfshirë sëmundjet e arterieve koronare, problemet me ritmin e zemrës dhe defektet kongjenitale të zemrës. Shumë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Ja cilët janë 9 faktorët kryesorë:
1. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një faktor rreziku i rëndësishëm, dhe shkakton 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe njerëzit që pinë më pak se 5 cigare në ditë mund të fillojnë të shfaqin shenja të sëmundjeve të zemrës. Pirja e duhanit kontribuon në një gjendje të quajtur arteriosklerozë, ose grumbullimin e pllakave, yndyrës dhe substancave të tjera brenda mureve arteriale. Po ashtu kimikatet në cigare mund të kontribuojnë gjithashtu në inflamacionin arterial, që e kufizon qarkullimin e gjakut.
2. Mbipesha ose obeziteti

Ata që janë mbipeshë ose obezë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, madje edhe në mungesë të faktorëve të tjerë të rrezikut si diabeti ose hipertensioni. Nuk është plotësisht e qartë sepse pasja e një indeksi të lartë të masës trupore (BMI) mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por obeziteti mund të shkaktojë inflamacion brenda trupit, i cili dihet se e rrit rrezikun kardiovaskular.
3. Një mënyrë jetese sedentare

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, një mënyrë jetese sedentare (pra kur një person shpenzon shumë kohë duke u përfshirë në sjellje që harxhojnë pak energji), mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë me deri në 35 për qind rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, duke ndihmuar në kontrollin e presionit të gjakut, ushtrimin e zemrës dhe në menaxhimin e niveleve të glukozës në gjak.
4. Diabeti

Diabeti i tipit 1 dhe 2 e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Pasi ai çon në nivele të larta të glukozës në gjak, dhe për periudha të gjata kohore, sheqeri i tillë i lartë në gjak mund të dëmtojë nervat që kontrollojnë zemrën, si dhe enët e gjakut. Po ashtu diabeti e rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe presionit të gjakut, të cilët e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
5. Kolesterol i lartë

“Një nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës është sëmundja e arterieve koronare”- thotë doktor Daniel Sado, kardiolog në HCA Healthcare London Bridge, dhe drejtues për programin e imazhit të rezonancës magnetike kardiake (MRI) në Spitalin e Kolegjit Mbretëror në Londër.
“Kjo sjell bllokimin e arterieve koronare, që e furnizojnë me gjak muskulin e zemrës, me depozita yndyrore të njohura si ateroma. Në këto kushte muskuli juaj i zemrës merr më pak gjak sesa duhet për të funksionuar siç duhet’- shton ai. Formimi i këtyre ateromave nxitet nga i ashtuquajturi kolesteroli “i keq” ose lipoproteinat me densitet të ulët (LDL). LDL mund të krijohet në arterie, duke krijuar më shumë presion në zemër dhe duke e kufizuar fluksin e gjakut.
“Kolesteroli i lartë” klasifikohet si kolesterol total në gjak i barabartë ose më i madh se 200 miligramë për decilitër. Sidoqoftë, kjo është shuma e kolesterolit HDL dhe LDL, leximet e të cilëve jepen veçmas. Nëse kolesteroli i një personi është i lartë për shkak të nivelit të lartë të HDL-së, shëndeti i tyre mund të mos jetë domosdoshmërisht në rrezik. Nga ana tjetër një LDL e lartë, mund të jetë shkak për shqetësim.
6. Gjenetika

Gjenet e një personi mund të jenë një faktor rreziku për kardiomiopati, një term i përgjithshëm për sëmundjet që prekin muskulin e zemrës. “Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të kardiomiopatisë. Shumica kanë shkaqe gjenetike. Ndonjëherë muskuli i zemrës është shumë i trashë, ndonjëherë nuk tkurret mirë ose ndonjëherë bëhet i ngurtë dhe për këtë arsye e ka të vështirë të relaksohet kur mbushet me gjak”- thotë dr.Sado.
Edhe pse kardiomiopatia nuk mund të shërohet, ka trajtime që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave dhe zvogëlimin e rrezikut të infarktit të zemrës. Këtu përfshihet reduktimi i konsumit të alkoolit, shkëmbimin e yndyrnave të ngopura me yndyrna të pangopura, ushtrimin e rregullt fizik dhe reduktimin e stresit. Ndonjëherë, shenja e parë që dikush ka një kardiomiopati gjenetike është vdekja e papritur.
7. Gjinia

Një nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës është sëmundja e arterieve koronare, e cila shkakton vdekjen e 1 në 8 burra dhe 1 në 14 gra në SHBA. Sipas John Hopkins Medicine, gratë dhe burrat ndajnë shumë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, por disa që lidhen posaçërisht me gratë përfshijnë nivele të larta të testosteronit përpara menopauzës, rritje të hipertensionit gjatë menopauzës si dhe stres e depresion.
Disfunksioni erektil (ED) mund të jetë një tregues i hershëm, nëse një mashkull do të zhvillojë sëmundje kardiovaskulare. Burrat më të rinj me ED, por pa simptoma kardiake kanë një rrezik akoma më të madh.
8. Mosha

Sipas CDC-së amerikane burrat zhvillojnë zakonisht sëmundje të zemrës në të 50-at e tyre, ndërsa femrat në të 60-at e tyre. Dr.Xhon Uajt, shefi i mjekësisë në WebMD, 2 në 10 njerëz që vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës janë më pak se 65 vjeç.
9. Stresi

Stresi mund t’i bëjë njerëzit më të predispozuar ndaj problemeve të zemrës në një moshë më të re. Kjo mund të vijë për shkak se stresi mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Një punim i vitit 2017 botuar në revistën “The Lancet” zbuloi se kur njerëzit janë të stresuar, truri i tyre i sinjalizon palcës së eshtrave të prodhojë më shumë qeliza të bardha të gjakut, gjë që nga ana tjetër çon në inflamacion të përgjithshëm të arterieve, duke e kufizuar fluksin e gjakut.
Përkthyer nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Ministria e Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vler...
Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të D...
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e S...
Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lart...
Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashënde...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Mana...
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më ...
Mjekja kardiologe, Eva Duraku, mëngjesin e sotëm ka bërë n...
Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore për...
Në një takim me infermierët e punësuar nga portali “In...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...