web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Ndërhyrja e rrallë/ Operacioni në QSUT, hiqet tumori në thellësi të trurit

4 Shkurt 2023, 10:56, Shëndeti CNA

Video-Ndërhyrja e rrallë/ Operacioni në QSUT, hiqet tumori

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lartë është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Kryeministri Rama teksa ka publikuar pamjet në rrjetin social “Facebook”, shkruan se ndërhyrja kishte të bënte me heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate, në thellësi të trurit.

“Histori Suksesi. 

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”, shkruan Rama./CNA.al

Video-Ndërhyrja e rrallë/ Operacioni në QSUT, hiqet tumori





Lajmet e fundit nga