“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra dhe thuajse të gjitha pijet përveç ujit. Është e vështirë të mendosh për ushqimet që nuk janë përpunuar nga njeriu. Aftësia për t’i transformuar ushqimet në një variant gjithnjë e më të përpunuar, ka pasur një rëndësi thelbësore në zhvillimin e qytetërimit tonë.
E megjithatë, evolucioni i ushqimeve nuk ka qenë linear, por një rrugëtim që ka zgjatur mijëra vjet. Po si dhe kur filloi ai? Dhe cilat ishin ushqimet dhe pijet e para të krijuara nga paraardhësit tanë? Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në përpunimin e ushqimit ishte futja e gatimit, pas zbulimit të zjarrit rreth 1.5 milionë vjet më parë.
“Ne nuk e dimë se si ndodhi gatimi i parë i ushqimeve. Por siç vëren antropologu i famshëm Klod Levi-Shtraus në esenë e tij “Ushqimi i gjallë dhe ai i gatuar” (1964), ajo ngjarje çoi në një transformim të pakthyeshëm të shoqërisë”- thotë Anjeze Portinkasa, historiane e ushqimit në Institutin Historik Parri në Bolonja.
“Në gatimin e parë që ndodhi mbi një flakë zjarri, ushqimi me siguri që do të jetë djegur. Supozohet që më pas të jenë përdorur gurët e nxehtë, të cilët kanë lejuar një përgatitje më të ngadaltë të ushqimit. Më vonë nisi përdorimi i ‘enëve’ të para, si për shembull i gjetheve të pemëve (në disa kuzhina përgatiten ende sot ushqimesh të mbështjella me gjethet).
Zierja si proces u shfaq shumë kohë më vonë, duke qenë se edhe mjetet për ta kryer atë si tenxheret dhe tiganët, u krijuan shumë më vonë. Gatimi i ushqimeve (sidomos i mishit), kishte një përparësi të pamohueshme, sepse i zbuste ushqimet, i bënte më të tretshme, dhe vriste bakteret, duke lehtësuar nxjerrjen e lëndëve ushqyese.
Ndërsa paraardhësit tanë kaluan nga një shoqëri gjuetar-mbledhësish tek modele me vendbanime më të ngulitura në një vend, ata nisën të ndjenin nevojën e ruajtjes së ushqimit dhe rreth 10.000 vjet më parë, shpikën metodën e kripës.
Në sitin parahistorik Al Kidaj në Sudan, arkeologët kanë gjetur mbetje peshku dhe kripë në disa enë qeramike, të përdorura për të ruajtur ushqimin, dhe më pas për ta konsumuar atë në kohët e vështira. Pak a shumë në të njëjtën kohë nisën të përpunohen edhe drithërat, duke u shfaqur një ushqim që do të jetë baza e dietës sonë për mijë vit/buka.
Prej kohësh është menduar se buka lidhej me lindjen e bujqësisë, gjatë revolucionit neolitik 8500-6000 vite Para Erës Sonë. Por objektet e zbuluara së fundmi në Shubaika (Jordania Veriore) tregojnë se që 14.000 vjet më parë shoqëritë grumbulluese njihnin një formë rudimentare të prodhimit të bukës.
Rreth mijëvjeçarit IV Para Erës Sonë, egjiptianët ishin bukëpjekësit profesionistë të parë në histori. Pasi fryhej brumi zihej në një furrë cilindrike, ndërtuar me tulla prej balte dhe me një oxhak në formë koni. Ndërkohë, në anën tjetër të oqeanit, popullatat parakolumbiane krijuan paraardhësit e tortilave, duke e bluar misrin dhe duke bërë një brumë të quajtur “masa”, që përdoret ende sot nga popujt e Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Po ashtu egjiptianët ishin ndër të parët që përdorën fermentimin e drithërave si elbi, për të prodhuar paraardhësin e birrave moderne. “Nga analizimi i disa pllakave mesopotamiane, del se prodhimi i birrës ka nisur rreth 6000 vjet më parë, dhe ka ndodhur para prodhimit të verës. Por duhet të theksojmë se në lashtësi, dhe sidomos gjatë Mesjetës, birra ishte një lëng shumë më i trashë dhe më pak e filtruar sesa sot, aq sa konsiderohej më shumë një ushqim sesa një pije”- thotë Portinkasa.
Edhe para birrës, pijet alkoolike të prodhuara nga fermentimi njiheshin nga shumë qytetërime, nga Mesdheu në Europën Veriore, dhe përdoreshin për mjete antiseptike dhe mjekësore, si dhe për cilësitë e tyre afrodiziake dhe dehëse. Pija më e vjetër e “përpunuar”, medi, prodhohej nga fermentimi i mjaltit.
Grekët e quanin ambrozia, dhe ajo ishte aq e shijshme saqë konsiderohej si pija e Perëndive të Olimpit. Vera u shfaq rreth 8000 vjet më parë, periudhë në të cilën datojnë gjurmët e para të lëngut të çmuar, të gjetur në Shulaveri Gora dhe Gadaçrili Gora, në Gjeorgjinë e sotme. Lindja e saj është e ndërthurur me përralla mitologjike si ajo e Dionisit, e cila sipas legjendës do ta kishte sjellë kultivimin e hardhisë nga India. Shfaqja e djathrave të parë, të krijuar nga nevoja e ruajtjes së qumështit të freskët, daton sipas të dhënave rreth 8000 vjet më parë, ndoshta në Lindjen e Mesme apo Azinë Jugore.
“Homeri tregon se Zeusi ushqehej me djathërat e dhisë Amalthea, duke treguar praninë e tyre në dietën e lashtë”- shpjegon Portinkasa. Themelore për transformimin e qumështit ishte futja e mullëzës, një përzierje substancash të marra nga stomaku i kafshëve sisore, që ishte e aftë të mpikste qumështin.
“Ndoshta zbulimi i djathit ka ndodhur krejt rastësisht. Një legjendë tregon për një tregtar, i cili, për të transportuar qumështin nëpër shkretëtirë, përdori stomakun e një deleje, dhe kështu krijoi djathin e parë”- vijon më tej ekspertja.
Të prodhuar nga qumështi i deleve dhe dhive, djathërat e parë ishin të freskët dhe të butë, dhe u bënë një burim energjie i klasit të parë, aq sa u përmendën si “ushqimi i preferuar i atletëve” gjatë Olimpiadës së parë antike. Rreth vitit 4000 Para Krishtit, vaji i ullirit u përhap nga Lindja e Mesme, dhe më vonë u bë një specialitet i gjithë zonës së Mesdheut. Falë vetive ushqyese, ai përdorej për qëllime nga më të ndryshmet, përfshirë ato mjekësore, dhe përdoret masivisht edhe sot./ Përshtatur nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka bërë bil...
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabol...
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e sotm...
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën...
Kirurgu Dritan Alushani, i cili ka kryer me sukses një ope...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Muajt e punës nga distanca për shkak të pandemisë, tel...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për 24...
Epidemiologu Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e ...
Nuk është asnjëherë mirë të ndihesh i tensionuar emocional...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Gripi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga virus...
Këto ditë kanë qenë të shoqëruara me viroza, ku ka pasur n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...