Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që një grup ekspertësh në Kaliforni të ofrojnë një lloj terapie, gjatë të cilave pjesëmarrësit thjesht dëgjojnë tinguj të ndryshëm për të trajtuar stresin dhe ankthin. Kjo pritet të jetë një prirje e re në rritje e trajtimit të stresit në vitin 2023.
Terapia zanore realizohet duke krijuar një ambient me tinguj të ndryshëm qetësues.
Kjo praktikë meditimi ka fituar popullaritet dhe përhapje gjithnjë e më të gjerë në industrinë e kujdesit për shëndetin mendor në Kaliforni. Ky lloj trajtimi tani ofrohet në shumë klinika dhe qendra private të shëndetit.
Sipas një studimi të Universitetit Georgetown, të kryer vitin e kaluar, meditimi ka efekt të ngjashëm me ilaçet standarde për trajtimin e ankthit. Studimi tregoi se të dyja format e trajtimit ulën me 30 për qind nivelin e ankthit tek pjesëmarrësit.
Relaksimi i mendjes dhe trupit shkakton uljen e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe nivelin e presionit të gjakut, thotë Ken Best, drejtor i qendrës “ManyLevels Healing” në Hollivud. Kjo qendër ofron kurse meditimi.
“Për shkak të pandemisë dhe faktorëve të tjerë, shumë njerëz sot hasin vështirësi për të përballuar stresin. Kjo ka shkaktuar një rritje të ankthit dhe shpërqendrimit, duke bërë që njerëzit të mos jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë qartë. Ne kemi arritur në përfundimin se trajtimet me tinguj vërtetë ndihmojnë në rikthimin e aftësisë së përqendrimit dhe zbutjen e ankthit", thotë zoti Best.
Tridhjetë vjeçari Raphael Papalardo, punonjës i shërbimeve sociale, pajtohet më këtë vlerësim.
"Mendoj se kjo do të ishte një ndihmë e madhe për publikun. Shumë njerëz punojnë pa u ndalur, duke mos lënë hapësirë për të reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë me cilat ata përballen. Ata nuk reflektojnë edhe për gjërat e mira në jetën e tyre. Koha dhe hapësira për të reflektuar janë shumë të dobishme”, thotë ai.
Ken Best përdor instrumente të ndryshme për krijimin e valëve zanore, përfshirë ato të indianëve të Amerikës, të përdorura për ritualet shpirtërore fisnore.
Pjesëmarrësit zhyten në jehonën e tingujve të krijuar nga cimbali, çaparet, vazot dhe instrumente të tjera.
Skenaristja pesëdhjetë e gjashtë vjeçare Barbara Fix thotë se i ndjen përfitimet e gjithë këtyre tingujve.
“Energjia e tingujve që përshkon trupin më bën më të përqendruar dhe më të gatshme për t’u përballur me sfidat e jetës”, thotë ajo.
Jennifer Elliott drejton seanca të ngjashme trajtimi në qendrën “Wellness Artha” në qytetin e Hollivudit.
"Shumë nga mjetet dhe metodat e lashta shëruese po i rikthejmë në botën moderne", thotë ajo.
Instruktori i jogës Deandre Sinette thotë se i ndjen përfitimet nga kjo mënyrë e trajtimit të stresit dhe ankthit.
"Jam ndeshur me shumë sfida së fundmi dhe gjatë terapisë, kur shtrihem në dyshek, valët e tingujve të cimbalit që përshkojnë trupin tim më japin një ndjenjë të fortë relaksimi nga koka deri tek majat e gishtave të këmbëve të mia”, thotë ai.
Sipas një studimi të Grupit Amerikan të Punës për Shërbimet Parandaluese, në Shtetet e Bashkuara, 40 për qind e grave dhe 25 për qind e burrave ndikohen nga problemet e ankthit në një periudhë të jetës së tyre./ VOA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Muajt e punës nga distanca për shkak të pandemisë, tel...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për 24...
Epidemiologu Artan Simaku ka dhënë një intervistë ditën e ...
Nuk është asnjëherë mirë të ndihesh i tensionuar emocional...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Gripi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga virus...
Këto ditë kanë qenë të shoqëruara me viroza, ku ka pasur n...
Nënvarianti i ri i virusit korona XBB.1.5 - është kon...
Mjekja Aurora Meta Dollenberg thotë se virusi i ri që po q...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për në...
Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur p...
Nutricionistja Hyrida Basha ka këshilluar qytetarët se...
Pavarësisht nëse është një ndjesi nervore në stomak përpar...
Zyrtarët shëndetësorë të vendeve të Bashkimit Europian do ...
Fëmijëve u pëlqen të masin gjatësinë e tyre me çdo gjë...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e gjendjes...
Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për dikë që belbëzon? ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...