Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...

Pavarësisht nëse është një ndjesi nervore në stomak përpara një prezantimi të rëndësishëm apo një “flutur në bark” kur sheh njeriun që dashuron, shumë njerëz janë të vetëdijshëm për lidhjen e fortë midis zorrëve dhe trurit.
Por aksi zorrë-tru është një fenomen real, që përshkruan një komunikim të dyanshëm midis sistemit nervor qendror (CNS) dhe sistemit nervor enterik (ENS). Nëpërmjet disa metodave të ndryshme të komunikimit në të dyja drejtimet, shkencëtarët po përpiqen ende të zbulojnë se si funksionon saktësisht ky bosht.
Ne kemi zbërthyer disa nga mekanizmat e mundshëm që fshihen pas aksit zorrë-tru dhe pasojat e tyre për shëndetin mendor. Grejs Derosha, dietologe nga Çikago, SHBA, dhe zëdhënëse e Akademinë Kombëtare të të Ushqyerit dhe Dietologjisë, thotë se boshti zorrë-tru është një komunikim i dyanshëm që ndodh midis traktit gastrointestinal dhe sistemit nervor qendror.

“Ai lidh qendrat emocionale dhe njohëse të trurit me funksionet e zorrëve. Një trakt gastrointestinal i trazuar mund të dërgojë sinjale në tru, ashtu si një tru i trazuar mund të dërgojë sinjale në zorrë”- thotë ajo. Ky komunikim zorrë-tru ndodh përmes një rrjeti të sofistikuar me rrugë të shumta.
Xhejn Foster, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin Jugperëndimor në Teksas, thotë se një lojtar kyç brenda këtij sistemi komunikimi është trakti gastrointestinal, shtëpia e triliona mikrobeve. Dieta e një personi ka një ndikim shumë të rëndësishëm në këto mikrobe.
Për shembull fibrat që konsumojmë, fermentohen nga bakteret e zorrëve, të cilat prodhojnë metabolitë të quajtur acide yndyrore me zinxhir të shkurtër. Këto përfshijnë butiratin, propionatin dhe acetatin. Sipas një studimi të vitit 2020, i botuar në revistën “Molecular and Cellular Neurosciences”, acidet yndyrore me qark të shkurtër kanë fuqinë të kalojnë barrierën gjaku-tru, ku mund të ndikojnë mbi strukturën dhe funksionin e trurit.
“Sistemi imunitar është pjesë e boshtit zorrë-tru dhe një kaskadë e rëndësishme sinjalizuese nga mikrobet në tru”- thekson Foster. Një çekuilibër në bakteret e zorrëve - i njohur si disbioza - e bën të depërtueshme barrierën midis zorrëve dhe qarkullimit të gjakut. Kjo mund të lejojë hyrjen e baktereve “e këqija” në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar potencialisht inflamacion.

Një përmbledhje e vitit 2020, e botuar në revistën “Frontiers in Immunology”, sugjeron se disbioza e ndryshon pengesën gjak-tru, duke kontribuar në inflamacionin e materies së trurit. Rrugët inflamatore janë të lidhur me gjendjet neuroinflamatore, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit, si dhe me ankthin dhe çrregullimet e ngjashme me depresionin.
Zorrët e njeriut përmbajnë rreth 500 milionë neurone, të cilat janë të lidhura me trurin përmes nervave. Nervi vagus është një nga nervat më të mëdhenj. Ai lidh traktin gastrointestinal me sistemin nervor dhe luan shumë role të rëndësishme në trup. Për shembull, stresi psikologjik mund të ketë një efekt veçanërisht të dëmshëm në Nervin Vagus, zbuloi një studim i vitit 2014.
Po ashtu zorrët dhe truri komunikojnë përmes kimikateve të quajtur neurotransmetues. Disa nga këta neurotransmetues prodhohen në tru, dhe janë të përfshirë në rregullimin e emocioneve, humorit dhe përgjigjes “lufto ose ik”. Gjithashtu ato mund të prodhohen në zorrë, duke ndikuar në aspektet e tretjes.
Një studim i vitit 2016 botuar në “Journal of Cellular Physiology” zbuloi se neurotransmetuesit duke përfshirë norepinefrinën, epinefrinën, dopaminën dhe serotoninën janë në gjendje të rregullojnë dhe kontrollojnë rrjedhën e gjakut dhe të ndikojnë në lëvizjet e zorrëve, përthithjen e lëndëve ushqyese dhe përbërjen e mikrobiomës.

Diversiteti dhe ekuilibri janë shenja dalluese të një mikrobiome të shëndetshme të zorrëve. Studimet sugjerojnë se mund të ekzistojë një lidhje midis llojeve të mikroorganizmave në zorrën e një personi dhe shëndetit të tyre mendor.
“Mikrobioma e një personi me një problem të shëndetit mendor, është e ndryshme nga ajo e një personi të shëndetshëm. Sëmundja e Alzheimerit dhe ajo Parkinsonit janë gjithashtu të lidhura me një profil të ndryshëm të mikrobeve në zorrë”- thotë Foster.
Një përmbledhje studimesh në vitin 2021, botuar në revistën “Pharmacological Research”, arriti në përfundimin se shëndeti i dobët i zorrëve mund të kontribuojë në fillimin dhe përparimin e kushteve të shëndetit mendor, përfshirë depresionin dhe ankthin. Tek pacientët që vuanin nga çrregullimi depresiv, u rritën nivelet e enterobaktereve dhe alistipes (bakteret e këqija), ndërsa u ul niveli i fekalibakterium (bakteret e mira).
Po ashtu studiuesit zbuluan se kishte më pak diversitet tek bakteret e zorrëve tek pacientët me çrregullime mendore, si dhe një rënie të numrit të baktereve që prodhonin acide yndyrore me qark të shkurtër. Por sërish nuk është ende e qartë nëse ndryshimet në bakteret e zorrëve ndikojnë tek çrregullimet e humorit ose anasjelltas.
Sipas një meta-analize të vitit 2016 të botuar në revistën ”PLos One”, probiotikët, bakteret e dobishme që gjenden në ushqimet e fermentuara dhe suplementet distike, mund të garantojnë shëndetin gastrointestinal. Një fushë e re premtuese, e njohur si psikobiotika po shqyrton rolin që mund të luajnë probiotikët në zbutjen e simptomave të shëndetit mendor.
Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme. Provat e reja identifikojnë një lidhje midis mikrobiomës së zorrëve dhe performancës së aftësive njohëse. Një studim i vitit 2017, i botuar në ”Journal of the International Neuropsychological Society”, gjeti një lidhje midis përbërjes së mikrobiomës së zorrëve dhe aftësive njohëse tek të moshuarit.
Individët me nivele më të ulëta të Bakteroideteve dhe Proteobakterieve, si dhe nivele më të larta të Firmikuteve dhe Verrukomibrobias, dolën dukshëm më mirë në testet që lidhen me vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën.
Zyrtarët shëndetësorë të vendeve të Bashkimit Europian do ...
Fëmijëve u pëlqen të masin gjatësinë e tyre me çdo gjë...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e gjendjes...
Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për dikë që belbëzon? ...
Një version i ri i omicron është përhapur në SHBA, sipas t...
Ndërsa fëmija juaj adoleshent juaj po vazhdon të mësoj...
Në botën e kuzhinës, vetëm mendimi i disa pjatave, mund të...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ju ndoshta mund të keni dëgjuar për dietën ketogjenike, po...
Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësis...
Gjatë sezonit të festave të fundvitit njerëzit priren të k...
Komiteti Teknik i Eksperteve të menaxhimit te pandemisë CO...
Mbajtja e peshës gjatë sezonit të festave mund të jetë e v...
Nuk ndodh shpesh, por ka njerëz të cilët e nisin ditën...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publi...
` Teksa vitet kalojnë, lëkura juaj jo vetëm që i nënshtrohe...
Larja e dhëmbëve është një ndër këshillat më të shoesh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E njohur edhe si retinol, vitamina A është një substan...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...