Mjekësia në zi/ Ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...

Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje nga qytetarët dhe se nga 6600 vizita të kryera në banesa, 2500 kanë qenë për probleme respiratore, kryesisht për grip.
Konfirmimi ka ardhur nga Skënder Brataj, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës.
Në studion e "MCN Live", Brataj tha se në bazë të të dhënave, është gripi ai që po dominon ndër viruset e tjera që po qarkullojnë.
Ai ka këshilluar që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spitale apo të marrin antibiotikë që në ditët e para.
Brataj shuan zërat për një situatë alarmante
“Jemi në sezonin e disa viruseve të njohura. Këtë vit është më shumë prezent gripi dhe RSV që është i stinës, i përhershëm, nuk është zbuluar sot. Fakti që 3 viruset janë aktivë jemi më të ekspozuar ndaj infektimit ndaj tyre. Ato fillojnë në vjeshtë dhe arrijnë kulmin në dimër si tani sidomos gripi dhe virusi sinsicial, bashkë me COVID-in. Duke pasur parasysh që për virusin respirator objekt janë fëmijët dhe moshat e treta. Te fëmijët e vegjël, kryesisht ato nën 6 muaj. Autoritetet dhe mjekët japin çdo ditë informacion dhe në faqen zyrtare janë të afishuara komplikimet. Informacioni nuk ka munguar, predominon gripi më shumë se COVID-i.
Po t’i marrim si sëmundje respiratore janë rreth 2500 vizita të kryera nga 1 janari. Kjo tregon gjendjen epidemike. Ka fluks. Njerëzit duhet të dinë se virusi respirator dhe gripi sidomos virusi shkakton kollën, dhimbje fyti. Gripi shfaq menjëherë temperaturë të lartë. Sa i përket virusit sinsicial sidomos për fëmijët nëse vijon të zgjasë disa ditë duhet mjekim simptomatik, por nëse vazhdon dhe ka temperaturë të lartë, atëherë duhet të drejtohen drejt spitalit. Temperatura është reagim i organizmit që tregon se organizmi është në gjendje të përgjigjet, i lejon organizmit të prodhojë antitrupa. Shumë njerëz vrapojnë drejt spitalit duke ditur që mjekimi është simptomatik. Sëmundja kalon 5-7 ditë duke qëndruar në banesë duke respektuar rregullat e higjienës.
Janë të ngjashëm si shenjat dhe simptomat, të dyja kanë kollën, dhimbjen e përgjithshme. Ajo që është tipike te fëmijët, n.q.s. virusi respirator involvon, ndihen fëshfërima të vogla dhe mund të shkaktojnë infeksione të indit pulmonar. Në shenjat e para virusi nuk ka dallim nga gripi. Nuk është e nevojshme të besh diagnozë, ditët e para kanë të njëjtën mjekim simptomatik. N.q.s. nuk shfaqet vështirësia në frymëmarrje dhe humbja e oreksit mund të rrijë në banesë, antibiotiku nuk duhet të fillojë ditët e para.
Fëmijët me probleme gjenetike duhet të mbrohen më shumë. Një fëmijë 6 muajsh dhe 1 vjeç nuk ka zhvilluar imunitetin e vet.
Të gjitha moshat mund të preken nga viruset. Infeksioni nuk u shkakton të gjithëve simptoma. N.q.s fëmijët bien në kontak me sëmundjen do e shfaqin sëmundjen, të rriturit jodomosdoshmërisht. Virusi respirator nuk është sëmundje që nuk dihet.
Kemi ngarkesë të madhe në këtë periudhë. Urgjenca nuk ka mosha, nuk përjashtojmë asnjë nga grupmoshat. Janë 25 mijë thirrje nga 1 janari deri më sot. 6600 vizita të kryera në banesa, nga të cilat 2500 janë për problemet respiratore, dihet që shkaku i sëmundjeve është për grip, COVID. Për COVID-in janë vetëm 10 vizita. Pjesa më e madhe rreth 2 mijë janë për gripin. Nuk është alarmante situata, është vendimtare mosinfektimi i fëmijës”, ka thënë Brataj./CNA.al
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e shifrave ...
Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërt...
Gjatë një vizite të zakonshme mjekësore, ju mund të keni p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Së fundmi në QSUT është kryer me sukses një operacion në t...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra d...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka bërë bil...
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabol...
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e sotm...
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën...
Kirurgu Dritan Alushani, i cili ka kryer me sukses një ope...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...