Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërtimin e laboratorit të ri me standarde europiane, një investim i sapopërfunduar në kuadër të transformimit të rrjetit të laboratorëve publikë në vend.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër Laboratorin e ri të Shërbimit të Anatomisë Patologjike, i investuar me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, duke e konsideruar një hallkë shumë të rëndësishme të diagnostifikimit në kohë të sëmundjeve tumorale.
“Ky investim është shumë i rëndësishëm për sa i përket diagnostikimit në kohë të sëmundjeve tumorale dhe trajtimit efektiv të sëmundjeve. Me Shërbimin e Anatomisë-Patologjike që tashmë do të ketë me të vërtetë një hop cilësor për sa i përket kohës së përgjigjes, për sa u përket biopsive, imunohistokimisë, patologjive dhe të gjitha ekzaminimeve që ofrohen, numrit vetë, pra volumit të punës, i cili do të rritet sepse më shumë analiza do të kryhen dhe shpejtësia dhe automatizimi i proceseve garanton që të kemi më shumë mundësi për të bërë më shumë volum të analizave laboratorike. Dhe kjo është një garanci për qytetarët, për të marrë shërbim në kohë, shërbim më të shpejtë, shërbim shumë cilësor sepse në të gjitha spitalet ku këta laboratorë do të shtrihen kështu sikurse është dhe në QSUT, do të ketë të njëjtin standard”, tha Manastirliu.
Duke folur për modernizimin e këtij shërbimi, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:
“Edukimi në vazhdim nëpërmjet rrjetit të Anatomisë-Patologjike të digjitalizuar do të bëhet shumë më i lehtë sepse do të ketë një komunikim në kohë reale mes mjekëve të anatomo-patologëve në vend”- tha Manastirliu.
Drejtuesja e Shërbimit të Anatomisë Patologjike foli për rëndësinë e këtij investimi, kur tha se tashmë testet imunohistokimike do të garantohen në kohë për të gjithë pacientët, duke e quajtur këtë laborator si “të gjeneratës së re”.
Laboratori i ri i Anatomisë Patologjikë në QSUT do t’u shërbejë rreth 15 mijë pacientëve në vit dhe do të jetë një laborator bërthamë për të gjithë shërbimin e Anatomisë Patologjike në vend. Ky investim është pjesë e investimit për modernizimin e rrjetit të laboratorëve publikë në vend dhe rritjes së gamës së analizave që ofrohen falas për qytetarët, me të njëjtin standard në çdo spital. Vetëm përgjatë vitit 2022, janë më shumë se 500 mijë pacientë të shërbyer në spitalet publike, në sistemin me shtretër, në sistemin ambulator dhe në shërbimet e urgjencës, të cilët kanë kryer me cilësi dhe standarde europiane analizat laboratorike./ CNA.al
Gjatë një vizite të zakonshme mjekësore, ju mund të keni p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Së fundmi në QSUT është kryer me sukses një operacion në t...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra d...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka bërë bil...
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabol...
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e sotm...
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën...
Kirurgu Dritan Alushani, i cili ka kryer me sukses një ope...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Stresi dhe lodhja që sjell jeta moderne, kanë bërë që ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Muajt e punës nga distanca për shkak të pandemisë, tel...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për 24...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...