
Kur milingonat e zjarrit për herë të parë emigruan nga Argjentina në pjesë të tjera të botës, askush nuk mund ta imagjinonte dëmin e madh që do të shkaktonin këto kafshë të vogla. Anembanë botës, që nga Kina, Japonia, Australia e deri në SHBA, insektet e kuqërremta zhvendosën dhe vranë shumë kafshë vendëse, duke përfshirë edhe insekte të tjera që pjalmonin bimët vendëse. Milingonat hanë dhe dëmtojnë farat dhe në disa raste ato shkaktuan dëme të rënda në të mbjellat dhe ekosistemet.
Milingonat e zjarrit preferojnë klimë të ngrohtë dhe, për shkak të ndryshimeve klimatike, tani po depërtojnë edhe në rajonet që dikur ishin të ftohta. Në shumë vende, përpjekja për të parandaluar përhapjen e tyre ka ardhur shumë vonë dhe dështoi.
Milingona e zjarrit është bërë simbol i krizës që po afrohet, rreziqet dhe problemet e së cilës janë në fokus të raportit të botuar së fundmi në Platformën Ndërqeveritare Politiko-Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES).
Gjatë një periudhe prej katër vjetësh, 86 shkencëtarë nga 49 vende bashkuan gjetjet e tyre. Rezultati i kësaj pune ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe t'u japë vendim-marrësve mjete për të zbutur efektet e specieve pushtuese.
"Speciet aliene përbëjnë një kërcënim të madh për biodiversitetin dhe mund të shkaktojnë shumë dëme të mëdha në natyrë. Si për shembull, zhdukjen e specieve lokale dhe globale duke kërcënuar mirëqenien e njeriut," thotë Helen Roy, njëra nga kontribuueset kryesore në raportin e IPBES dhe shkencëtare në Qendrën për Ekologji dhe Hidrologji të Mbretërisë së Bashkuar.
Të tilla "pushtime biologjike" kanë qenë faktori kryesor në 60 për qind të zhdukjeve të kafshëve dhe bimëve në botë, shton Anibal Pauchard, i cili është poashtu kontribues kryesor në raport dhe Profesor në Fakultetin e Shkencave Pyjore të Universitetit të Concepción në Kili. "Rreziqet dhe sfidat kanë rrënjë globale, por ato kanë një ndikim shumë lokal. Njerëzit në çdo vend dhe nga çdo klasë shoqërore përballen me të. Edhe Antarktida është e prekur."
Ekonomia e globalizuar lehtëson pushtimet nga speciet
Ekosistemet janë përshtatur prej kohësh me migrimet natyrore të specieve bimore dhe shtazore. Por përhapja e specieve aliene është përshpejtuar me shpejtësi gjatë shekullit të kaluar, thotë Emili Garcia-Berthou, një profesore e ekologjisë në Universitetin e Gironas në Spanjë dhe një eksperte mbi ndikimin e specieve aliene në sistemet e ujërave të ëmbla.
"Ne transportojmë ushqime dhe mallra nga të gjitha anët e botës çdo ditë." Përveç kësaj, njerëzit udhëtojnë dhe lëvizin shumë më tepër se në kohët e mëparshme, duke importuar edhe specie aliene.

Si rezultat, ekosistemet rajonale dikur të izoluara janë bërë gjithnjë e më të prekshme nga speciet aliene që zbojnë florën dhe faunën lokale, duke shkaktuar pasoja për shëndetin e njeriut: për shembull, speciet pushtuese të mushkonjave janë përgjegjëse për epidemitë aktuale të malaries në Bririn e Afrikës.
Si shkaktojnë dëme speciet pushtuese
Pas shkatërrimit të habitateve natyrore nga bujqësia dhe urbanizimi, speciet pushtuese janë shkaku i dytë më i madh i humbjes së biodiversitetit. Garcia-Berthou krahason dimensionin e këtij zhvillimi me efektet e ndryshimeve klimatike.
Sipas UNESCO-s, vetëm rreth 30 specie pushtuese kanë kontribuar në zhdukjen e rreth 738 specieve shtazore në mbarë botën. Në ishujt, të cilët janë strehë e një pjese veçanërisht të madhe të biodiversitetit të botës, deri në 86 për qind e rënies së specieve mund t'i atribuohet shfaqjes së specieve aliene.
Për shembull, në ishullin e Paqësorit, Tonga, minjtë e ardhur kanë pakësuar ndjeshëm popullsinë e zogjve të detit, sepse ata hanë vezët dhe zogjtë. Por zogjtë e detit shpërndajnë lëndë ushqyese të rëndësishme përgjatë brigjeve, duke përmirësuar kështu kushtet e jetesës së rezervave të peshkut. Qeveria e Tongës dhe komunat e prekura u përgjigjën duke i shfarosur me karrem helmues minjtë e pyllit më të madh të paprekur tropikal.
Sipas Garcia-Berthou, përhapja e peshqve mushkonja, të ardhura nga Amerika e Veriut ka patur një ndikim ekstrem në sistemet e ujërave të ëmbla në Evropën jugore. Për shembull, peshku çelik i Korfuzit, i cili është vendas në Greqi, është dëmtuar nga peshku mushkonjë, pasi ha vezët dhe larvat e peshqve vendas dhe kështu zhvendos peshkun e dhëmbëve. Por edhe kriza klimatike po e përshpejton përhapjen e peshqve mushkonjë ndërsa ujërat ngrohen, thotë ai. / DW
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë...
Një ish-ushtar i dyshuar për vepra terroriste është arrati...
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe ...
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
NATO ka thënë se qëndron në “solidaritet të fortë” me Ruma...
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Tru...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, ...
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Ver...
Në Greqi është thelluar numri i viktimave për shkak të për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të mërkurën...
Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësin...
Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ...
Presidenti Biden viziton Indinë këtë javë, krahas udhëheqë...
Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane, Carsten L., ë...
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad...
Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk d...
Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë v...
Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...