“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhen projekte cilësore për të përthithur fondet e BE-së
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe koncernin amë të Facebook-ut Meta. Këto ndodhen në një listë të publikuar në Bruksel për gjashtë koncerne interneti, për të cilët duke nisur nga pranvera e ardhshme vlejnë rregulla më të rrepta që janë në favor të përdoruesve. Ndër to bëjnë pjesë edhe Microsoft, shoqëria ombrellë e Google Alphabet dhe koncerni kinez Bytedance, që menaxhon portalin e videove Tiktok.
Komisioni përmend 22 shërbime të këtyre koncerneve që duhet t'u nënshtrohen rregullave më të rrepta. Ndër to bëjnë pjesë App Store i prodhuesit të iPhone-ve Apple si dhe rrjetet online Facebook dhe Istagram të koncernit Meta. Të prekura janë edhe Google me platformën për video YouTube, browseri i tij Chrome si dhe shërbimi i hartave dhe navigimit Maps.
BE do të kufizojë pushtetin e koncerneve në treg
Në mars 2024 hyn në fuqi ligji për tregjet dijitale (Digital Markets Act - DMA). BE me këtë do të pengojë, që gjashtë sipërmarrjet nga SHBA dhe Kina të shfrytëzojnë pushtetin në treg. Këta të ashtuquajtur Gatekeeper – mbrojtës të portës – së internetit në të ardhmen duhet të kenë më pak kontroll, se çfarë aplikacionesh janë instaluar përpara në celular. Po ashtu shërbimet messenger duhet të jenë më të ndërveprueshëm. Kjo do të thotë, që përdoruesit fillimisht të mund të dërgojnë mesazhe ose fotografi në aplikacione të ndryshme.

Komisari përgjegjës i BE-së Thierry Breton deklaroi, se rregullat e reja kufizojnë pushtetin ekonomik të gjashtë gjigantëve të internetit dhe u japin më shumë mundësi përzgjedhjeje konsumatorëve. "Po ashtu ne krijojmë mundësi të reja për sipërmarrje më të vogla inovative të teknologjisë", theksoi politikani francez.
Koncernet e prekura kanë gjashtë muaj kohë, që t'i përshtasin shërbimet e tyre me rregullat e reja, që hyjnë në fuqi nga 6 marsi 2024. Apple deklaroi se do të kundërshtojë. Rregullat e reja të BE-së sjellin "rreziqe për sferën private dhe sigurinë e të dhënave" të përdoruesve, deklaroi kjo sipërmarrje.
Kërcënojnë gjoba të larta
Si Gatekeeper BE përkufizon sipërmarrjet dhe shërbimet me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë dhe më shumë se 10.000 klientë biznesi në vit në BE. Për shkeljen e rregullave të reja koncernet i kërcënojnë gjoba të larta, që mund të arrijnë deri në dhjetë përqind të xhiros dhe deri në 20 përqind në rast të përsëritjes së kundravajtjes.
Ligji për tregjet digjitale është pjesa e dytë e një pakete të madhe ligjore të BE-së. Në fund të gushtit hyri në fuqi ligji për shërbimet digjitale (Digital Services Act – DAS). Në bazë të këtij ligji koncernet e internetit duhet të veprojnë më me forcë kundër informacioneve të rreme dhe duhet të bëjnë transparente algoritmet që qeëdrojnë pas informacioneve të tyre si dhe për reklamat e personalizuara./ DW
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
NATO ka thënë se qëndron në “solidaritet të fortë” me Ruma...
Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Tru...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, ...
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Ver...
Në Greqi është thelluar numri i viktimave për shkak të për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të mërkurën...
Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësin...
Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ...
Presidenti Biden viziton Indinë këtë javë, krahas udhëheqë...
Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane, Carsten L., ë...
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad...
Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk d...
Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë v...
Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon...
Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe tre u zhdukën të më...
Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, numri i njerëz...
Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planeti të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...