Ç’mund të mësojmë nga fushata e suksesshme e vaksinimit në Izrael
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Shtetet e Bashkuara po i rikth...
Ne Homo sapiens-ët nuk kemi qenë të vetëm në Tokë. Kohë më parë, ka pasur më shumë diversitet njerëzor. Homo sapiens jetoi bashkë me 8 specie njerëzore që tashmë janë zhdukur, rreth 300.000 vjet më parë.
Kohët e fundit, rreth 15.000 vjet më parë, ne ndanim shpellat me një specie tjetër njerëzore, të njohur si Denisovanët. Ndërkohë mbetjet e fosilizuara, tregojnë për një numër edhe më të lartë speciesh të hershme njerëzore,që popullonin dikur Tokën para se shfaqej specia jonë.
?Tani ne kemi vetëm një specie njerëzore, dhe kjo është me të vërtetë e çuditshme?- thotë Nik Longriç, biolog evolucionar në Universitetin Bath në Mbretërinë e Bashkuar. ?Jo shumë kohë më parë, ne nuk ishim aq të veçantë, por tani kemi mbetur vetëm ne?- shton ai.
Pra, sa specie të hershme njerëzore kanë ekzistuar dikur? Kjo pyetje është e ndërlikuar pasi studiuesit po vazhdojnë të zbulojnë fosile të reja, që përfundojnë të jenë specie krejtësisht të veçanta dhe të panjohura më parë.
?Ky numër është në rritje, dhe do të ndryshojë në varësi të atij me të cilin bisedoni?-thotë Xhon Stjuart, paleoekolog evolucionar në Universitetin Bërnmauth në Britaninë e Madhe. Disa studiues argumentojnë se speciet e njohura si Homo erectus, përbëhen në fakt nga disa lloje të ndryshme, përfshirë Homo georgicus dhe Homo ergaster.
?Gjithçka ka të bëjë me përkufizimin e një specie, dhe shkallën në të cilën pranohen ndryshimet brenda një specie. Ky mund të bëhet një diskutim paksa irritues, pasi të gjithë duan një përgjigje. Por e vërteta është se kjo varet?-shpjegon Stjuart.
Përkufizimi i një specie ka qenë i thjeshtë: Nëse dy individë mund të prodhonin pasardhës pjellorë, ata do të ishin nga e njëjta specie. Për shembull, një kalë dhe një gomar mund të çiftëzohen për të prodhuar një mushkë. Por mushkat nuk mund të shumohen me sukses me njëra-tjetrën. Prandaj, kuajt dhe gomerët, edhe pse biologjikisht të ngjashëm, nuk janë e njëjta specie. Por në dekadat e fundit, kjo ndarje e thjeshtë i ka lënë vendin një debati më kompleks shkencor se si duhet përcaktuar një specie. Kritikët e përkufizimit të çiftëzimit, theksojnë se jo e gjithë jeta riprodhohet seksualisht; pasi disa bimë dhe baktere mund të riprodhohen në mënyrë joseksuale.
Të tjerët kanë argumentuar se ne duhet t?i përcaktojmë speciet duke grupuar organizmat sipas tipareve anatomike të ngjashme. Por edhe kjo metodë ka dobësitë e veta. Kjo pasi në pjesë të ndryshme të botës mund të ketë ndryshime të konsiderueshme morfologjike midis gjinive dhe madje individëve të së njëjtës specie, duke e bërë një mënyrë shumë subjektive të klasifikimit të jetës.
Disa biologë preferojnë të përdorin ADN-në për të tërhequr vijat ndarëse midis specieve. Dhe me përparimin e teknologjisë, ata mund t`a bëjnë këtë me një saktësi edhe më të madhe. Por ne nuk kemi në dispozicion ADN-në e çdo njeriu të lashtë. Për shembull gjenomi i Homo erectus, nuk është sekuencuar kurrë.
Çështja ngatërrohet edhe më shumë kur mendohet se deri në 2 për qind e ADN-së mesatare të evropianëve të sotëm vjen nga Neandertalët, dhe deri në 6 për qind e ADN-së së disa melanezianëve (indigjenë nga verilindja e Australisë në Oqeani) vjen nga Denisovanët.
Pra, a jemi ne një specie e veçantë nga këta paraardhës? ?Disa njerëz do t?ju thonë se Neandertalët janë e njëjta specie si ne. Ata thjesht janë një lloj pak më ndryshe nga njerëzit modernë, dhe prova është çiftëzimi mes 2 specieve. Por sërish përkufizimi i specieve, është zhvendosur nga ky cilësim?- shprehet Stjuart. Pasi i morën parasysh që të gjitha këto, disa ekspertë kanë argumentuar se koncepti i një specie në fakt nuk ekziston. Por të tjerët thonë se për sa kohë është gati e pamundur të arrihet një përkufizimi qartë mbi një specie, ia vlen ende të përpiqemi të flasim për evolucionin, përfshirë atë të specieve tona.
Kështu, ne ngatërrohemi duke e ditur që një specie nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Natyrisht, kjo do të thotë se njerëzit nuk do të bien dakord sesa specie njerëzore kanë ekzistuar ndonjëherë. Një pyetje tjetër është se çfarë përbën një njeri. Për t?iu përgjigjur kësaj pyetjeje, na ndihmon kuptimi i fjalës hominin, një grup i madh që përfshin njerëz dhe shimpanzetë që kthehen tek paraardhësi i tyre i përbashkët.?Ne dhe shimpanzeja kemi evoluar nga një paraardhës i përbashkët?-thotë Stjuart.
Nëse biem dakord që njerëzit janë gjithçka që mbërriti pas ndarjes sonë nga shimpanzetë antike rreth 6-7 milion vjet më parë, atëherë ka të ngjarë të jetë një grup i larmishëm. Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore Smithsonian, ka renditur të paktën 21 specie njerëzore, që janë njohur nga shumica e shkencëtarëve.
Dakord, nuk është një listë plotësisht e plotë, pasi për shembull Denisovanët. Ata që janë në listë përfshijnë Homo sapiens, Neandertalët, njerëzit indonezianë në madhësinë eHobit, Homo erectus dhe Homo naledi. Lista përfshin gjithashtu specie të tjera që ekzistonin më afër në kohë me paraardhësit e përbashkët të njerëzve dhe shimpanzeve, dhe kështu duken më shumë si shimpanzetë sesa njerëzit e sotëm. Pavarësisht nga pamja e tyre, këto specie njihen ende si njerëz të hershëm. ?Ju nuk mund të ktheheni 5 milion vjet pas në kohë, dhe të prisni që ata të duken si ne?- thotë Stjuart.
Nëse Smithsonian thotë se janë 21, atëherë mund të jeni i sigurt se larmia është shumë më e madhe, mendon ai. Kjo për shkak se lista gabon në aspektin e kujdesit, duke zgjedhur speciet që janë afër njeriut dhe që njihen botërisht si të tilla. Për shembull, specia njerëzore e xhuxhëve e zbuluar kohët e fundit, Homo luzonensis, që njihet vetëm nga disa kocka të zbuluara në një shpellë indoneziane, nuk është përfshirë në listën e Smithsonian.
Gjithashtu, studiuesit dyshojnë se ka shumë specie të tjera të fosilizuara që ende nuk janë gërmuar. ?Lista është rritur vazhdimisht, dhe unë nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të ndryshojë tani?-thotë Stjuart./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.livescience.com/how-many-human-species.html
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Shtetet e Bashkuara po i rikth...
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e ...
Disa ditë pas Krishtlindjes, Moli Hering, 14 vjeçe dhe vëlla...
Në Evropë është gjendja më e mirë se në SHBA? Por edhe Londr...
Nga Lawrence O. Gostin, Eric A. Friedman & Suerie MoonBota ë...
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaha...
Sipas organizatës amerikane Pew Research Center, sot mbi gjy...
Nga Kevid R. Brock “The Hill”Xho Bajden është tashmë preside...
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit k...
Nga Rich Lowry “National Riview”Fjalimet e Ceremonive të Për...
Nga Ashleigh Furlong “Politico.eu”Premtimet globale të shpër...
Nga Michael Hefferon “The Conversation”Ndërsa ka nisur vaksi...
Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është pres...
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Nga dje vendi më i fuqishëm...
Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdos...
Nga Simone Baglioni “Open Democracy”Në pranverën e vitit 202...
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...