VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Rich Lowry ?National Riview?
Fjalimet e Ceremonive të Përurimit presidencial, synojnë të jenë frymëzuese. Ndaj presidenti Joe Biden, mund të ketë qenë disi frymëzues me thirrjen e tij për unitet gjatë fjalës që mbajti të mërkurën.
Pas ngjarjeve të 6 janarit, ka shumë nevojë për thirrje të tilla, ose të paktën për ndarje më pak helmuese, dhe theksi që Bajdenvuri mbi këtë çështje ishte thellësisht i ndjerë dhe plotësisht i sinqertë. Por, duke e bërë unitetin si qëllimin e tij kryesor dhe standardin me të cilin do të gjykohet nesër, them se Bajden do të shkojë drejt dështimit. Kur ai po ecte në segmentit e fundit të rrugës gjatë paradës tradicionale, 2 gazetarë të CNN e pyetën me zë të lartë, ?President Bajden, a mund t`a bashkoni vendin??. Ai nuk u përgjigj, por nëse do të ishte përgjigjur, ndershmëria duhet t`a kishte detyruar të thoshte:?Në fakt, ndoshta jo?.
Ka dy probleme me thirrjet për unitet. Njëra është se ato priren të jenë të mjegullta, duke lënë mënjanë atë që supozohet se po bashkojnë. Ne të gjithë duhet t`a respektojmë dhe nderojmë njëri-tjetrin si amerikanë, dhe të synojmë të ruajmë institucionet tona qeverisëse. Por përtej kësaj, çdo gjë bëhet e paqartë. Problemi tjetër është se thirrjet për unitet mund të përmbajnë një pritshmëri për të, pra besimin se njerëzit vërtet të arsyeshëm nuk mund ose nuk duhet të bien dakord me mirëbesim për çështje që kanë një rëndësi të madhe.
Kjo është mënyra se si të vetëquajturit ?unitarianë? përfundojnë duke u bërë shumë partiakë dhe përçarës (Barak Obama binte shpesh në këtë grackë).
Pavarësisht kësaj, në politikën dhe shoqërinë tonë ekzistojnë faktorë madhorë që e bëjnë unitetin më të vështirë për t?u arritur, sesa në kohën kur Xho Bajden hyri dikur në politikë. As peizazhi mediatik nuk është aq i favorshëm për të nxitur – dhe zbatuar de facto – një konsensus siç ishte në epokën para-kabllore, para-internetit të 3 rrjeteve të mëdha televizive. Përpjekjet për të imponuar një konsensus përmes vendimeve se cila përmbajte duhet lejuar, apo për të shtypur zërat kundër në rrjetet e sotme sociale dhe faqet e internetit, nuk do të kenë sukses. Në fakt, ndërsa aktet e censurës drejtohen në shumicë kundër konservatorëve, ato (përveçse janë të gabuara) do të ushqejnë një reagim të ashpër që tashmë ka filluar.
Ndërsa çështjet me një ngarkesë kulturore, janë zhvendosur në qendër të vëmendjes në dekadat e fundit, ndarjet shkojnë më thellë dhe janë më pak të prirura për kompromis ose negociata. Ndryshimi, për shembull, midis Projektit 1619 dhe Komisionit 1776 të Trump (të anuluar menjëherë nga Bajden), përfshin çështje të thella në lidhje me natyrën e vendit tonë, që nuk mund të përpunohen në ndonjë takim të Komitetit të Përvetësimeve në Kongres.
Së fundmi, palët janë bërë gjithnjë e më të pastra në kundërshtimin e tyre ideologjik, kulturor dhe gjeografik ndaj njëri-tjetrit. Pastaj, janë çështjet praktike. Shumë shpejt, Trump do të jetë sërish në fokus të Uashingtonit në një gjyq për fajësimin, që do të zemërojë mbështetësit e tij populistë. Kjo nuk është një arsye për të hequr dorë nga procedimi, por askush nuk duhet të pretendojë se një gjyq pas presidencës që përpiqet t?a skualifikojë Trump nga mbajtja e çdo lloj posti federal në të ardhmen, do të jetë diçka tjetër përveçse një dramë shumë e diskutueshme që synon të lërë në hije çdo gjë tjetër që po ndodh.
Sa i përket përmbajtjes, Bajden nuk do të ndjekë një axhendë konsensuale, dypalëshe, por progresiste. Dhe kjo është në të drejtën e tij. Por gati gjithçka që ai do të bëjë në mënyrë të njëanshme do të kundërshtohet nga Partia Republikane.
Për më tepër, me largimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë në një pikë kaq të ulët, do të ketë një tundim për të injoruar çdo mësim nga ngritja e tij në krye të vendit. Ndërkohë,një nga propozimet e para të mëdha legjislative të Bajden, është edhe një reformë tjetër ?gjithëpërfshirëse? e emigracionit, që deri tani ka dështuar në mënyrë të përsëritur pas mobilizimit të opozitës masive bazë në të djathtë, tregon një prirje për të mos mësuar asgjë nga e shkuara.
Thënë kjo, presidenti Bajden mund të bëjë pjesën e tij për të ulur ?temperaturën? e politikës amerikane, dhe për të ngritur tonin e saj, thjesht duke mos trazuar çdo ditë ?kazanin? siç bënte Trump, dhe duke respektuar normat që la paraardhësi i tij. Kjo nuk do të jetë transformuese, por në fakt mund të ketë një unitet rreth propozimit se do të jetë një
ndryshim i mirëpritur./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.nationalreview.com/2021/01/no-there-wont-be-unity/#slide-1
Nga Ashleigh Furlong “Politico.eu”Premtimet globale të shpër...
Nga Michael Hefferon “The Conversation”Ndërsa ka nisur vaksi...
Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është pres...
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Nga dje vendi më i fuqishëm...
Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdos...
Nga Simone Baglioni “Open Democracy”Në pranverën e vitit 202...
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...