Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Nga Pierre Haski ?Internazionale?
Harrojeni tranzicionin e pushtetit në SHBA. Zgjedhjet më të rëndësishme zhvillohen këtë fundjavë në Gjermani. Një mijë delegatë nga CDU, Partia Kritiandemokrate, do të zgjedhin kryetarin e tyre të ri, njëherazi një pasardhës të mundshëm të Angela Merkel për postin e kancelarit.
Është e vështirë të imagjinohet një Gjermani pa Merkelin. E megjithatë kancelarja po përgatitet të largohet nga skena politike pas zgjedhjeve kombëtare parlamentare të shtatorit të këtij viti,pas plot 16 vjetësh në krye të qeverisë federale.
Popullariteti i Merkel mbetet i paprekur, me rreth 70 për qind miratim nga ana e gjermanëve për punën e saj. Cili udhëheqës tjetër perëndimor, mund të mburret me një arritje të tillë pas kaq shumë viteve në qeveri? Në çdo rast, vendimi, i marrë pas rezultateve jo të kënaqshme zgjedhore në vitin 2018, është i parevokueshëm.
Zgjedhja e kreut të CDU-së gjermane, mund të duket në pamje të parë një ngjarje e papërfillshme. Por nuk mund të harrojmë se Gjermania është në të njëjtën kohë ekonomia kryesore në Evropë, dhe fuqia kryesore e kontinentit. Për Francën, Gjermania është gjithashtu partnerja kryesore, dhe vendi me të cilin ka një shkallë më të madhe të afërsisë politike, që luhatet në fakt midis bashkëpunimit dhe acarimit dhe përgjatë linjave ndarëse të ?çifteve? të ndryshme që janë formuar midis presidentëve francezë dhe kancelarëve gjermanë.
Udhëheqësi i ardhshëm i CDU-së do të jetë një burrë, pasi 3burra janë kandidatët që po garojnë për t?i zënë vendin një gruaje, që ështëAnnegret Kramp-Karrenbauer, e cila u zgjodh si kryetare e partisë në vitin 2018 nga Merkel si trashëgimtarja e saj, por e detyruar të dorëhiqet shumë shpejt,duke parë pamundësinë e imponimit ndaj CDU-së.
Delegatët e CDU do të duhet të zgjedhin midis tre personaliteteve shumë të ndryshëm. Friedrih Merc është rivali liberal i Merkel, një 60-vjeçar shumë i pasur që mbron një qasje të ashpër kundër emigracionit, dhe me të cilin synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë lëvizur drejt ekstremit të djathtë.
Gjithashtu, ai është më shumë euroskeptik sesa Merkel, dhe më pranë vendeve të ashtuquajtura mbështetëse të masave të ashpra të kursimit. Armin Lashet, kreu i landit të rëndësishëm të Nordrhein-Vestfalen, e kufizon veten tek premtimi i vazhdimësisë së politikave të Angela Merkelit.
Norbert Rëtgen, ish-ministër i Mjedisit, dhe aktualisht kryetar dinamik i Komitetit të Punëve të Jashtme në Bundestagun gjerman, është i ?huaji?që mund të ndryshojë fatet e garës. Në realitet, në garën për kancelarin duhet të llogaritet edhe një pretendent i katërt, edhe pse nuk ai është një kandidat për drejtimin e partisë kristiandemokrate.
Ky është Markus Soder, kreu i CSU, Unioni Kristianssocial i Bavarisë, dhe shumë i njohur falë menaxhimit të tij efikas të pandemisë sëCovid-19. Soder është një kandidat i mundshëm i përbashkët për aleancën CDU-CSU.
Të gjitha qeveritë evropiane, po presin me shumë interes por me pak ankth lajmin se kush do të zgjidhet kreu i ri i CDU-së, pasi kjo zgjedhje do të ketë një peshë të pamohueshme mbi evolucionin e Bashkimit Evropian.
Një shembull:në verë ishte ndryshimi rrënjësor i qasjes nga Angela Merkel, së bashku me Emanuel Makronin, që lejoi miratimin e planit evropian të rimëkëmbjes nga pandemia me një pjesë të borxhit të përbashkët. Pa Merkelin, plani nuk kishte asnjë shans që të kishte sukses.
Nuk do të kishte gjasa që një politikan si Friedrih Merc ta kishte nënshkruar atë. Në Paris thonë se janë të qetë, pavarësisht se cili do të jetë emri në krye të CDU-së, dhe vënë bast mbi pjekurinë e marrëdhënieve franko-gjermane, si dhe për një peshë evropiane që do të përfundonte duke iu imponuar kancelarit, pavarësisht se kush do të jetë ai.
Por është e qartë se një pjesë e fatit të Evropës, është në duart e 1 mijë delegatëve të CDU-së, të cilët do të takohen përgjatë një video-konference gjatë fundjavës, siç parashikohet nga rregullat anti-covid./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/01/15/successore-angela-merkel
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...