“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Tucker Carlson ?Fox News?
Pak orë pas trazirave të javës së kaluar në Kapitol Hill, ne denoncuam dhunën me termat më të qartë të mundshëm. Dhe e bëmë këtë për një arsye:Jemi tërësisht kundër dhunës politike,të cilën po e shohim çdo mbrëmje gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qëkur filluan trazirat në Ditën Përkujtimore.
Cilido që shkeli ligjin të mërkurën e javës së kaluar duhet të ndiqet penalisht. Por ajo që kemi parë gjatë 5 ditëve të fundit, është një dënim kolektiv. Njerëzi që nuk kishin asnjë lidhje me dhunën në Kapitol, po dënohen për atë dhunë në një mënyrë të neveritshme, të pamoralshme dhe anti-amerikane.
Por askush nuk po tërhiqet nga një sjellje e tillë. Përkundrazi, korporatat më të mëdha në këtë vend, ato që kontrollojnë llogarinë tuaja bankare dhe kujdesin tuaj shëndetësor, kanë vendosur t`a zgjerojnë rrënjësisht përkufizimin e asaj, që tani konsiderohet e paligjshme.
139 republikanë në Kongres kundërshtuan vërtetimin e fitores së Xho Bajdenit. Ata iu bashkuan disa republikanëve në Senat, që kërkuan ri-kontrollin e rezultatit të zgjedhjeve. Ata nuk nxitën askënd për të kryer akte dhune. Ata nuk i mbështetën njerëzit që sulmuan ndërtesën e Kapitolit. E megjithatë, kompani si Blue Cross Blue Shield, JP Morgan Chase, Marriott, Citigroup, Commerce Bank, kanë ndërprerë donacionet për republikanët që kundërshtuan rezultatet e zgjedhjeve. Kompanitë tjera Dow, AT&T dhe Morgan Stanley, njoftuan se do të bëjnë të njëjtën gjë.
Ja si e shpjegoi këtë veprim kreu i çështjeve globale në Citibank:?Ne duam që ju të jeni të sigurt se nuk do të mbështesim asnjëherë kandidatë që nuk e respektojnë shtetin e së drejtës?. Tingëllon si një standard i ri, dhe sigurisht që i tillë është. Por meqë ra fjala, ai nuk vlen për asnjë demokrat.
Për shembull, për të gjithë ata që mbështesin në mënyrë flagrante protestat e dhunshme e të paligjshme në të gjithë vendin gjatë verës që shkoi. Ndërkohë revista ?Forbes?, sugjeron që askush që ka punuar në administratën Trump, nuk do të ketë më kurrë një punë.
?Le ta dijë mirë bota e biznesit?-shkruan një nga drejtuesit e revistës, Randall Lejn?, ?guxoni të punësoni ndonjë prej ish pjesëtarëve të stafit të Trump… dhe Forbes do të supozojë se gjithçka që thotë apo bën kompania juaj është një gënjeshtër?. Pra, guxoni të punësoni dikë nga kjo administratë -dhe flasim për mijëra njerëz – dhe ne do të shkatërrojmë biznesin tuaj. Nëse doni që vendi juaj të shkatërrohet,vazhdoni kështu me marrëzinë tuaj fashiste, pasi patjetër që kështu do të ndodhë.
Në majin e vitit 2017, 6 muaj pas zgjedhjes së Donald Trumpsi president, Nensi Pelozi shkroi në Twitter:?Zgjedhjet tona u vodhën. Për këtë nuk ka asnjë diskutim. Kongresi ka një detyrë:të mbrojë demokracinë tonë?.Një muaj më vonë, një votues i Berni Sanders u përpoq të vriste disa kongresmenë republikanët gjatë një ndeshje bejsbolli në Arlington. Ai gati ia doli. Por asnjë nga korporatat që përmenda më lart, nuk pezulloi donacionet për Sanders apo Pelozin. Dhe as duhej t`a bënin në fakt, pasi Pelozi dhe Sanders nuk e tërhoqën këmbëzën e armës. Por nga ana tjetër, ata as nuk e dënuan aktin, apo të bënin deklarata në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës, apo të kërcënonin mbështetësit e Pelozit se nuk do të gjenin më kurrë punë në Amerikë.
Të njëjtat kompani heshtën gjatë gjithë verës së vitit të kaluar,kur lëvizja ?Black Lives Matter? i vuri flakën kishës antike Episkopale para Shtëpisë së Bardhë, dhe më pas përdori dhunën që e detyroi presidentin e Shteteve të Bashkuara të strehohej në një bunker nëntokësor. Ata nuk thanë asgjë, as kur protestuesit shkatërruan qendrën e Mineapolisit, apo kur rrethuan një gjykatë federale në Portland të Oregonit. Në fakt, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ata e komentuan atë në disa mënyra, duke e miratuar atë.
Citibank krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për zgjidhjen e problemeve racore. Disa progresistë krijuan ?Fondin e Lirisë? në Minesota, që grumbulloi dhjetëra miliona dollarë për të shpëtuar nga burgu protestuesit e dhunshëm. Kompanitë e mëdha të teknologjisë, Big Tech dhe politikanët e Partisë Demokratike, përfshirë Kamala Herris, e mbështetën atë fond.
Pra nga këndvështrimi i tyre, dhuna dhe kryengritja nuk janë domosdoshmërisht të këqija. Kur atë e kryen pala jonë, kjo është gjë e mirë,pasi procedurat gjyqësore zgjasin shumë në kohë. Ndërkohë kur e bën pala tjetër, ne ju vërsulim FBI-në për të kryer një nga goditjet më të mëdha në historinë e kohëve të fundit.
Por në fakt ajo që po ndodh, është më e keqe se sa kaq. Në SHBA po ndodh diçka më e madhe, diçka që nuk e kemi parë kurrë në historinë e këtij vendit. Korporatat, që tani janë më të fuqishme se kurrë më parë, po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe klasën politike për t`i mbyllur gojën çdo zëri kundër.
Dhe jo kundër ndaj ndonjë ideali, pasi ata nuk kanë të tilla, por ndaj sundimit të tyre. Mos keni menduar vallë se gjërat do të qetësohen pasi të mbarojnë zgjedhjet, edhe nëse votoni kundër Xho Bajdenit? Nuk ka shanse. Ky ishte një premtim fushate, të cilin këta njerëz nuk synojnë që ta mbajnë.
Pse? Sepse qetësia nuk u shërben qëllimeve të tyre. Shumica e njerëzve normalë në këtë vend do të dëshironin një mjedis politik të qetë, por sunduesit tanë nuk përfitojnë dot nga kjo, pasi koalicionet e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin. Ata kanë nevojë për një armik që t?i mbajë ata të bashkuar. Vetëm kështu do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ne të tjerëve.
Por edhe sa presion mund të durojë shoqëria jonë para se të shpërbëhet? Ne do t`a zbulojmë rrugës. Deri fundjavën e shkuar, askush nuk e imagjinonte që Xhef Bezos mund të vendoste se kush do të fliste në internet. Ky është një pushtet shumë i madh për një njeri. Çfarë pritet më tej? Me gjasë do t`a zbuloni së shpejti./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-democrats-big-tech-big-business-fully-aligned
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...