Debati/ Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19?
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Nga Ramesh Ponnuru ?National Riview?
Republikanët mund të presin me padurim, me qëndrueshmëri dhe madje me optimizëm, të nisin opozitën ndaj presidentit të ri Xho Bajden. Ata janë përballur 2 herë gjatë 40 viteve të fundit me 2 presidentë demokratë, dhe të dyja herët opozita e tyre mund të cilësohet si e suksesshme. Për herë të parë në 40 vjet, pas 2 viteve të para të Bill Klintonit në Shtëpinë e Bardhë, republikanët kishin shumicën në njërën nga2 dhomat e Kongresit. Kur mbaroi presidenca e tij, ata ende kishin shumicën në Kongres dhe rifituan presidencën.
Ata patën sukses gjithashtu në fitoret e mëdha në parlamentet lokale dhe guvernatorët e shteteve. Përvoja e tyre gjatë presidencës së Barak Obamës ishte e ngjashme. Ata morën nën kontroll Kongresin, dhe e ngushtuan diferencën në Senat që në zgjedhjet e para të mesit të mandatit, dhe deri në përfundim të presidencës së Obamës ata arritën të kenë një shumicë në të dyja dhomat e parlamentit.
Edhe në garat shtetërore, ata u paraqitën shumë mirë.Në fillim të atyre dy presidencave të mëparshme demokratike, Republikanët u përfshinë në disa debate nëse partia e tyre kishte një të ardhme. Kjo pasi ata e dinë se si përfunduan ato kapituj të politikës amerikane,edhe sepse mendojnë se Donald Trump i humbi zgjedhjet për arsye të veçanta, ndaj tani janë më pak të motivuar për të reflektuar. Por leksioni i qartë për republikanët është se duhet të ripërdorin maksimën e vjetër të politikës britanike, se ?detyra e një opozite është të kundërshtojë?. Pra të kundërshtojnë rritjen e pritshme të taksave nga Bajden, të kundërshtojë rregulloret e tij mjedisore, programin e tij të kujdesit shëndetësor, emërimet e tij në gjykata, ligjet e tij të reja të emigracionit.
Pra, t`a kundërshtojnë atë thuajse në çdo pikë. Nëse Bajden do të dështojë në disa nga këto çështje, kjo gjë do t?i demoralizojë votuesit demokratë, dhe do t?i motivojë më tepër ata republikanë. Pra do të bëhet një luftë e fortë, edhe pse në fund humbëse. Fitoret e Bajden do t?i bëjnë votuesit demokratë të vetëkënaqur, ndërsa do të zemërojnë ata republikanë.
Nga ana tjetër, nëse bashkëpunohet me Bajden, ai do të duket si i moderuar, do t?i jepet sukses, dhe nga ana tjetër do të mërziten disa nga mbështetësit e Partisë Republikane. Logjika themelore elektorale e këtij qëndrimi opozitar është e vështirë të diskutohet. Kjo është arsyeja pse si republikanët edhe demokratët në epokën tonë të polarizuar, e kanë adaptuar gjithnjë e më shumë këtë qasje kur janë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Dhe kjo qasje do t?u shërbejë mirë republikanëve, duke pasur parasysh që shumica e axhendës së Bajden do të meritojë të refuzohet. Gjithsesi, ajo krijon disa rreziqe. Ajo është më e përshtatshme për britanikët sesa për sistemin politik amerikan, që i jep kreut të qeverisë shumë më pak pushtet mbi legjislativin.
Çdo president i ardhshëm në epokën e polarizimit të madh politik, ka pasur një shumicë të partisë së tij në Senat, e cila ka bërë të mundur miratimin pa shumë vështirësi të stafit dhe të kabinetit të tij. Nëse një president vjen në pushtet pa një shumicë në Senat, një qëndrim negativisht i opozitës mund të krijojë mosfunksionimin e ekzekutivit.
Partitë në opozitë, mund të tundohen që të vendosin se kundërshtimi është i mjaftueshëm: që ata të heqin dorë nga axhendat e tyre, përveç fitimit të zgjedhjeve. Republikanët kanë më shumë të ngjarë të garojnë pa axhenda politike sesa demokratët. Partisë në qeverisje, nuk i mungojnë kurrë idetë se si të shpenzojnë paratë e të tjerëve. Por ndonjëherë të dyja palët kanë arsye për të zgjedhur heshtjen. Në vitin 2005, demokratët e Kongresit, të udhëhequr atëherë ashtu sikurse tani nga Nensi Pelosi, morën një vendim të përgjegjshëm për të mos reaguar fare ndaj propozimit të presidentit Xhorxh W. Bush për të reformuar sistemin e sigurimeve shoqërore, duke mos dhënë asnjë ide alternative.
Ajo ishte qasja e duhur nga pikëpamja e interesave politike të demokratëve, dhe kjo udha mundësinë t`a përqendronin vëmendjen tek të metat reale dhe të pretenduara, të propozimit republikan, në vend se të krahasonin pro-të dhe kundrat e dy ideve të ndryshme. Kjo qasje bllokoi çdo mundësi kompromisi që republikanët mund t`a kishin quajtur fitore, apo edhe fitore të pjesshme. Republikanët patën një sjellje të ngjashme në vitin 2009, kur presidenti Obama dhe demokratët e Kongresit po përpiqeshin të rregullonin sistemin e kujdesit shëndetësor.
Pasi Obamacare kaloi, republikanët u zotuan t`a shfuqizojnë dhe t`a zëvendësojnë atë, por nuk u bashkuan asnjëherë pas një propozimi për t`a bërë këtë. Shumica e tyre nuk kanë mbështetur kurrë ndonjë plan specifik. Por mbajtja e kësaj teme në nivelin e një parrulle kishte disa përparësi. Republikanët i shmangën sulmet që do kishte shkaktuar një plan konkret, dhe e mbanin debatin politik të përqendruar tek defektet e Obamacare. Disavantazhi ishte që demokratët (dhe media pranë tyre) po theksonin gjithnjë e më shpesh se republikanët nuk kishin asnjë plan.
Por një parti që nuk është e fokusuar në synime specifike nuk do të jetë në gjendje të gjykojë lehtë sesa i pranueshëm është një kompromis; dhe nuk e di se çfarë dëshiron. Drejtuesit e saj nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të kenë sukses, madje edhe të pjesshëm.
Këtë herë ata duhet të kundërshtojnë Bajdenin për t?i thënë jo vetëm asaj që është e gabuar në lidhje me politikat e tij, por edhe asaj çka ata do t`a bënin ndryshe. Nëse ata nga ne që nuk janë progresistë, nuk kanë asnjë alternativë se si duhet të qeveriset ndryshe vendi ynë, dhe nuk jemi të gatshëm të vëmë në zbatim mendimet tona, atëherë pse jemi të angazhuar në politikë?/Përshtatur nga CNA.al
Bruimi:
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
Nga Avery HurtNuk ka dyshime se viti 2020, do të hyjë në his...
Nga Milana Nikollova “Emerging Europe”Kryeministri i Maqedon...
Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e akti...
Nga Bernard Henry-LevyÇfarë ka të re në këtë fillim të vitit...
Nga Sigmar Gabriel “Project Syndicate”“OKB-ja nuk është them...
Nga Walter C.Clemens Jr. “National Interest”Lajmi për komplo...
Që nga ditët e para të pandemisë, studiuesit e mësuan se nje...
Nga Edward N. Luttwak “The Wall Street Journal”Kryengritjet ...
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...