Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Edward N. Luttwak ?The Wall Street Journal?
Kryengritjet janë të zakonshme, por kryengritja e ndërprerë e së mërkurës në Kapitol Hill ishte unike. Synimi i zakonshëm i mobilizimit të një mase njerëzish, dhe përdorimi i vrullit të tyre të plotë kundër godinave të pushtetit, qoftë një pallat mbretëror apo presidencial, apo një parlament, është marrje e pushtetit përmes aktit të pushtimit së asaj ndërtese ikonike.
Por kjo është logjikisht e pamundur, kur sundimtari nuk është armiku për t?u zëvendësuar, por përkundrazi përfituesi i synuar i kryengritjes.
Ajo që ndodhi sigurisht nuk ishte as një përpjekje për grusht shteti. Grushtet e shtetit duhet të jenë komplote nëntokësore, të heshtura, të cilat shfaqen vetëm kur ekzekutorët lëvizin për të nisur lëshimin e urdhrave si qeveria e re e vendit. Një tubim shumë i madh, shumë i zhurmshëm dhe i gjallë nuk mund të jetë një grusht shteti. Në botë ka pasur shumë raste të asaj që përshkruhet më së miri si kërcënim masiv i drejtuar kundër parlamenteve. Por në të gjitha rastet, kërkohet ose jo një ligj specifik, ndaj të cilit ligjvënësit nën armë mund të votojnë pro ose kundër.
Që të ndodhë kjo gjë, ligjvënësit duhet të mblidhen të gjithë në legjislaturë, dhe të mbahen atje peng për t?i detyruar të miratojnë diçka kundër vullnetit të tyre. Kohët e fundit në Bejrut gushtin e vitit të kaluar, parlamenti i Libanit u rrethua nga një turmë që kërkonte të impononte dorëheqjen e qeverisë.
Kjo gjë nuk ndodhi në Uashington të mërkurën, pasi pati një turmë që pushtoi ndërtesën, por nuk pati grupe rrëmbyesish të dërguara enkas nga komplotistët për të marrë peng ligjvënës të caktuar, për t?i detyruar të firmosin atë që ata duan.
Duke pasur parasysh të gjitha këto përjashtime, mbetet vetëm një përshkrim i asaj që u pa më 6 Janar:një shfryrje dufit, e pakënaqësive të akumuluara. Ata që votuan për presidentin Donald Trump, panë që fitorja e tij elektorale e vitit 2016, u mohuan nga zëra të shumtë që bënin thirrje për ?rezistencë?, sikur presidenti të zgjedhur të ishte një ushtri e huaj pushtuese. Këto zëra u transmetuan dhe u zmadhuan me padurim nga media kryesore, përfshirë edhe mediat pro-Trump. Pastaj ata panë që fitorja e tij u sulmua nga akuzat e përsëritura vazhdimisht të bashkëpunimit me Rusinë, nga kryetarët e komiteteve të inteligjencës dhe ish-shefat e inteligjencës, të cilët e akuzonin shpesh zotin Trump si një agjent të presidentit rus Vladimir Putinit, duke pretenduar se kishin informacione sekrete, të cilat ata për fat të keq nuk mund t`i bënin dot publike.
Ata shprehën keqardhje për ?nënshtrimin? e zotit Trump ndaj kreut të Kremlinit për 4 vitet me radhë, ndërsa refuzuan të pranonin mundësinë që në rastin e një përplasje të fortë me Kinën, do të ishte një ide e mirë të anashkaloheshin mëkatet e Putinit, pasi dikur Riçard Nikson u afrua me Mao Ce Dunin për t?iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik.
Kur Xho Bajden të inaugurohet si president më 20 janar, shfryrja e dufit e së mërkurës, mund të provojë të ketë qenë e dobishme. Refuzimi i dukshëm i vetë Bajden për të përvetësuar gjuhën e rezistencës në vitin 2016 – dhe abstenimi i tij nga akuzat e rreme për bashkëpunim me Rusinë, madje edhe nën provokimet ekstreme ndaj djalit të tij – e bën shumë më të lehtë për presidentin e ri qëtë jetë ?shëruesi? që premtoi të behet.
Diskutimet emocionale për një përpjekje për grusht shteti, apo një kërcënim kryengritës duket se nxisin një drithërim të këndshëm tek disa njerëz. Por në Wall Street tregu i bursave nuk u ndikua aspak:Çmimi i aksioneve u rrit, pasi investitorët e dinë se për dy javë gjithçka do të ketë mbaruar.
Shënim:Edward Luttwak, është autor i librave?Grushti i shtetit:Një manual praktik? (1968) dhe ?Ëndrra Amerikane e rrezikuar? (1993)./Përshtatur nga CNA.al
Asnjëherë si këto vit, nuk do të dëshironim të kishim një si...
Pirja e duhanit,lidhet me një rrezik në rritje të simptomave...
Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kushdo që po përpiqet të kuptoj...
Nga Manuela Barreto “Psychology Today”Shumëështëshkruar këto...
Nga J.B Shurk “American Thinker”Një pjesë shumë më e madhe e...
Nga Jim RobbinsNdërsa pandemia e Covid-19 po shkon drejt një...
Nga Anthony BellangerProfesionistët e kujdesit shëndetësor d...
Një ekip ndërkombëtar studiuesish, ka gjetur një lidhje midi...
Nga Elizabeth Landau “Smithsonianmag”Kjo ide lindi teksa Kri...
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizu...
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...