Kritikat e tij nuk u pëlqyen nga Partia Komuniste, ku ka përfunduar miliarderi Xhek Ma?
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Elizabeth Landau ?Smithsonianmag?
Kjo ide lindi teksa Kristen Houkis povëzhgonte gratë e moshuara duke mbledhur perime. Profesore e antropologjisë në Universitetin e Utah, SHBA, Houkis ka studiuar gjerësisht Hadza, një grup mbledhësish dhe gjuetarësh në Tanzani, që konsumojnë shumë ushqime të egra si manaferrat dhe zhardhokët.
Ndërsa fëmijët e vegjël mund të mbledhin vetë manaferrat, janë gratë e moshuara në komunitet ato që i nxjerrin perimet me rrënjë, gjë që do të ishte e vështirë për fëmijët e vegjël. Houkis zbuloi një lidhje midis asaj se sa mirë rriteshin fëmijët, dhe punës së nënës së tyre për të kërkuar ushqime, derisa nëna të kishte një fëmijë tjetër. Pastaj, rritja e tyre lidhej me ?punën e gjyshes?, thotë ajo. Këto vëzhgime, të cilat Houkis dhe bashkëpunëtorët e saj i nisën që në vitet 1980, kanë ndihmuar në nxitjen e Hipotezës së Gjyshes, idesë se gjyshet ndërhyjnë për të ushqyer fëmijët e vegjël, dhe për të kryer detyra të tjera që zakonisht kryhen nga nënat, në mënyrë që këto të fundit të përqendrojnë energjitë dhe burimet e tyre në lindjen e sa më shumë fëmijëve.
Rezultati është që një gjyshe mundëson lindjen e më shumë pasardhësve, duke lënë më shumë kopje të gjeneve të saj në gjeneratat pasuese. Në kohët pre-historike, thotë teoria, gjyshja çoi në përhapjen e gjeneve që korrespondojnë me plakjen më të ngadaltë tek gratë, krahasuar me paraardhësit e tyre, gjë që e rriti jetëgjatësinë e pritshme në përgjithësi.
Duke kombinuar këto vëzhgime, me modelet e ndryshimit në historinë e jetës në organizmat e tjerë, nga minjtë tek elefantët, Houkis dhe kolegët e saj, janë të bindur se gjyshet kanë luajtur një rol qendror në historinë e jetës së Homo Sapiensit. Ata argumentojnë se gjyshet janë një forcë e madhe shtytëse pas rritjes së jetëgjatësisë së specieve tona, në krahasim me primatët e tjerë. Dhe jetëgjatësia është gjithashtu shumë e ndërlidhur me madhësinë e trurit në të gjithë mbretërinë e gjitarëve. Sa më i madh të jetë truri, aq më e gjatë jetëgjatësia, dhe parashikuesi më i mirë i madhësisë së trurit është kohëzgjatja e zhvillimit të trurit.
Hipoteza e Gjyshes, lë të nënkuptohen edhe mistere dhe polemika më të gjera rreth jetëgjatësisë së njeriut, trupave të grave, dhe në çfarë mase shëndeti bie si rezultat i menopauzës. Biologët evolucionarë dhe antropologët, janë përpjekur ndër dekada të kuptojnë pse gratë i mbijetojnë edhe fundit të periudhës së tyre pjellore, kur këtë e bëjnë pak kafshë të tjera.
Hipoteza e Gjyshes nisi me një letër të vitit 1957 nga ekologu i ndjerë Xhorxh Uilliams, por së fundmi është Houkis ajo që ka këmbëngulur më shumë në rolin i gjysheve në evolucionin e njeriut. Shimpanzetë, të afërmit tanë më të afërt nga gjitarët, dhe majmunët e tjerë të mëdhenj, nuk jetojnë zakonisht kur kalojnë në menopauzë. Madje shumica as që e përjetojnë atë. Balenat vrasëse dhe ato pilot, janë shembuj të rrallë
të specieve gjitare,kur femrat vazhdojnë të jetojnë edhe pasi nuk mund të shumohen më. Ndërsa të gjithë bien dakord se gjyshet mund të sigurojnë mbështetje dhe burime të mirëseardhura për kujdesin ndaj fëmijëve, në mënyrë që fëmijët e tyre të lindin dhe rrisin foshnje të reja, ka një debat rreth Hipotezës së Gjyshes:sa kohë jetonin mesatarisht njerëzit.
Dona Parks, profesore e asociuar e biologjisë në Universitetin e Idahos, SHBA, argumenton se jetëgjatësia midis njerëzve është një fenomen modern. Njerëzit e lashtë rrallë jetonin mbi 50-vjeç. Dhe para Revolucionit Industrial shumica e njerëzve prireshin të vdisnin deri në moshën 35-vjeçare, moshë në të cilën fillon të bjerë pjelloria në të dyja gjinitë, shkruan Parks në librin ?Harku i jetës?. Por Houkis dhe të tjerët kundërshtojnë, duke thënë se në epokat e mëparshme, vdisnin në moshë të re shumë më tepër foshnje dhe të mitur, duke e ulur moshën mesatare të vdekjes.
Dhe atëherë lind një pyetje e lidhur:Sa e vjetër është menopauza si dukuri?
Nëse ajo është një dukuri e kohëve të fundit, atëherë shkencëtarët e kanë më të vështirë të argumentojnë se gjyshet pas menopauzës e kanë diktuar kaq shumë evolucionin njerëzor. Nëse menopauza është e lashtë, antropologët presin të gjejnë të përbashkëta në simptomat që gratë përjetojnë pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Një studimi vitit 2020 në ?BMC Women Health?, gjen dallime modeste midis grupeve etnike si në simptomat e vetë-raportuara të menopauzës, ashtu edhe në hormonet shoqëruese, duke argumentuar se menopauza është relativisht e fundit në historinë njerëzore.
Por Linet Sivert, antropologe biologjike në Universitetin e Masaçusetsit, SHBA, është skeptike. Ajo ka studiuar menopauzën në shumë komunitete në të gjithë botën, nga Bangladeshi në Meksikë,dhe deri në Hauai. Ajo thotë se universalitetet e përvojës së menopauzës në të gjithë botën, sugjerojnë një përvojë të përbashkët të rënies së estrogjenit në moshën e mesme, dhe se ajo mund të jetë e lashtë si dukuri. Afshet e nxehta mund të kenë rrënjë antike. Sivert thotë se njerëzit dhe paraardhësit e tyre kanë përjetuar menopauzë për të paktën 1 milion vjet, madje deri në 1.8 milion vjet – madje edhe para Homo Sapiens modern.
Ajo bie akord me tezën se gjyshet kanë luajtur role të rëndësishme për të ndihmuar fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre./Përshtatur nga CNA.al
Nga Helen Davidson “The Guardian”Shtohen spekulimet mbi vend...
Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”Kur është fjala për vaksini...
Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning2020-a nuk u quajt më...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Presidentja e Komisionit...
Një studim i zgjeruar i botuar në fundin e vitit të kaluar, ...
Tek shumica e njerëzve, infektimi me SARS-CoV-2 – virusi që ...
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është ...
Kur shkencëtari i famshëm u dërgua me urgjencë në spital më ...
Vaksina kundra COVID-19 e Oxford-AstraZeneca, është autorizu...
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, deri tek pirja e kafes në...
Pavarësisht motit të keq javët e fundit, nga pikëpamja e kli...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Pas sulmeve të 11 shtatorit 2...
Zakonisht duhen deri në 10 vjet për të zhvilluar një vaksinë...
Nga Tariq Ahmad & Elizabeth CousensNdërsa numri i vendeve që...
Nga Ruth OgdenA të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? ...
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...