Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Nga Ruth Ogden
A të duket sikur 2020-a zgjati një përjetësi? A munde ta mbash mend si e kaloje kohën kur nuk jetoje nën kufizimet që na diktuar tani koronavirusi? Nuk je vetëm. Për shumë njerëz, 2020-a ka qenë viti në të cilin humbi sensi i kohës.
Këtë vit, koha ka kaluar me një shpejtësi konstante, lineare. Gjithsesi në aspektin subjektiv, perceptimi mbi kohën lidhet me aktivitetet dhe emocionet tona. Ndonjëherë, ajo fluturon, herë të tjera zvarritet aq ngadalë, saqë thuajse qëndron në vend.
Kjo mbështetet edhe nga studimet e realizuara në muajin prill, të cilat eksploruan se si muajt e parë të pandemisë së koronavirusit, kishin ndikuar në përvojat e njerëzve me perceptimin e kohës. Me interes të veçantë, ishte pyetja sesa shpejt ndihej kalimi i kohës gjatë bllokimit, në krahasim me ?normalitetin?.
Unë anketova 604 njerëz, në lidhje me sesa shpejt e ndjenë ecjen e kohës ato ditë dhe atë javë, në krahasim me para bllokimit. Gjithashtu pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me gjendjen e tyre shpirtërore, jetën familjare, dhe sa të angazhuar ishin me faktorët që e bënin kohën të ecte më shpejt apo më ngadalë për njerëz të ndryshëm.
Rezultatet treguan se për më shumë se 80 për qind të njerëzve, koha ndihej sikur po kalonte ndryshe. Por bllokimi nuk e shtrembëroi njëlloj tek të gjithë perceptimin mbi kohën. Përkundrazi, koha u përshpejtua gjatë bllokimit për 40 për qind të njerëzve të anketuar, dhe u ngadalësua për 40 për qind të tjerë.
Analiza ime, sugjeron se shpejtësia e perceptuar e ecjes kohës gjatë ditës, ndikohej nga mosha e një personi, sa të kënaqur ishin ata me nivelin e tyre të ndërveprimit shoqëror, sa të stresuar apo të angazhuar me diçka.
Në përgjithësi, ditët kaluan më shpejt për të rinjtë që ishin të kënaqur shoqërisht, të angazhuar me diçka, dhe që përjetonin nivele të ulëta stresi. Në të kundërt, dita kalonte më ngadalë për njerëzit e moshuar, veçanërisht ata mbi moshën 60 vjeç, të cilët ishin të pakënaqur nga jeta sociale, të stresuar, dhe që nuk kishin diçka për t?u marrë.
Modele të ngjashme u vunë re edhe mbi shpejtësinë subjektive të kalimit të një jave. Një javë e shpejtë shoqërohej me të qenit më i ri, dhe më i kënaqur shoqërisht, ndërsa një javë e ngadaltë shoqërohej me të qenit më i moshuar, dhe më pak i kënaqur shoqërisht.
Një studim i dytë ende i pabotuar, që unë realizova gjatë bllokimit të nëntorit, zbuloi se nga 851 persona të anketuar, më shumë se 75 për qind përjetuan shtrembërim të perceptimit të kohës, dhe 55 për qind thanë se fillimi i bllokimit të ri, ndihej më shumë se ai i 8 muajve më parë.
Një bllokim i dytë më i ngadaltë u shoqërua me një kujdes, pakënaqësi ndaj ndërveprimit social, depresion dhe mërzi më të madhe. Kjo dukuri nuk vërehet vetëm në Britaninë e Madhe. Studime të ngjashme të kryera në Francë, Itali dhe Argjentinë, tregojnë gjithashtu një shtrembërim të madh të kalimit të kohës gjatë periudhave të kufizimeve të rrepta, pikërisht për shkak të Covid-19.
Ndryshe nga Britania e Madhe, në Francë dhe Itali, koha gjatë bllokimit kaloi më ngadalë sesa normalja për shumicën e njerëzve, në krahasim me ndarjen 40/40 si në studimin tim të muajit prill. Por ashtu si në Britani, mërzia ishte një parashikues i rëndësishëm i perceptimit të ngadalësimit të kohës në Itali dhe në Francë.
Në Francë, koha gjithashtu kaloi më ngadalë, dhe me një trishtim në rritje. Por pse të qenit më i moshuar, më i mërzitur, më i stresuar dhe më i pakënaqur shoqërisht, bën që koha të kalojë më ngadalë? Kësaj pyetje është e vështirë t?i jepet një përgjigje e prerë.
Ndryshe nga shqisat e tjera, ne nuk kemi një organ specifik për kohën. Në këto kushte, koha përjetohet si pjesë e inputeve të tjera shqisore, si shikimi dhe dëgjimi, dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e saktë se si truri e përpunon atë.
Një hipotezë është se kur jemi të mërzitur dhe të pakënaqur shoqërisht, kemi më shumë kapacitet njohës, të cilin më pas e përdorim për të rritur monitorimin e kohës. Ky monitorim i shtuar, bën që koha të kalojë më ngadalë se sa normalja, thjesht sepse ne jemi më të vetëdijshëm për kohën sesa normalisht.
Një mundësi tjetër është që pasoja emocionale e bllokimit, e ndryshon mënyrën se si truri e përpunon kohën. Në veçanti, emocionet negative që lidhen me izolimin, mërzinë, trishtimin dhe stresin, mund të kenë kontribuar në ngadalësimin e kohës.
Gjithsesi, efektet e paqëndrueshme të depresionit dhe ankthit nëpër studime, sugjerojnë që efekti i emocioneve në kohë është shumë kompleks. Atëherë çfarë pritet të ndodhë në 2021? A do ta rifitojë koha ritmin e saj të rregullt? Është e vështirë të thuhet po.
Me vaksinat e para që janë duke u shpërndarë aktualisht, ne kemi ndoshta më shumë shpresë se kurrë se normaliteti është afër. Por realiteti mund të jetë se normaliteti, është ende shumë muaj larg. Pavarësisht kësaj, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të shpejtuar ecjen e kohës.
Duke qëndruar të angazhuar me diçka, duke e minimizuar stresin, duke u përfshirë në sa më shumë ndërveprime shoqërore ballë për ballë apo në internet, ne mund të ndihmojmë që udhëtimi drejt rikthimit në normalitet, të kalojë më shpejt sesa normalisht. / ?The Conversation? ? Bota.al
Nga Fraser Myers “Spiked Online”Këtë vit, vendi më i goditur...
Si çdo vit, revista shkencore “Nature”bën renditjen e 10 zbu...
Të shtunën që kaloi, kur vendi i tejkaloi 3 milionë rastet z...
Nga Marco Rubio “Fox News”Falë obsesionit që kanë mediat ton...
Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”Covid-19 ka ofruar disa ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Duket se asgjë nuk mund ...
Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”Covid-19 është gdhendur n...
Nga Paul B.PreciadoMundohuni pak t`a imagjinoni se si do të ...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Administrata Bajd...
Si janë të përbëra vaksinat antiCovid?Ato kanë përbërje të n...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Nëse do të donim të zgjidhn...
Xhozef Alen, profesor i shkencave të ekspozimit në Shkollën ...
Nga Steve Postal “American Spectator”Shumë politikanë kanë d...
Kalciumi është i rëndësishëm për trupin e njeriut. Dhëmbët d...
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Çarls Darvini kishte disa ide shumë të mira. Më e famshmja i...
Nga Ian Acheson “CapX”Ka një pjesë që mungon në luftën anti-...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Ne...
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...