Studimi/ Çdokush mund të jetë një i pasjellshëm, troll, gjatë komenteve në rrjet
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Balena blu sundoi detet për rreth 4.5 milion vjet, ndërsa Neandertalët u zhdukën brenda disa qindra mijëra viteve. Por, a janë ato krijesa përfaqësuese të specieve në përgjithësi? Për sa kohë arrijnë të ekzistojnë zakonisht speciet, para se të zhduken?
Përgjigja mund të jetë tani shumë e ndryshme nga sa është zakonisht. Për shkak të shkatërrimit të habitatit, ndryshimit të klimës dhe një sërë faktorësh të tjerë, bimët dhe kafshët po zhduken nga planeti më shpejt se në të gjitha periudhat e tjera.
Disa ekspertë thonë se jemi pranë zhdukjes masive. Por edhe në periudha më të qeta të historisë së Tokës, përgjigjja ka ndryshuar në varësi të llojit të specieve që i referohemi. Tek gjitarët, specia mesatare ekziston për 1 milion deri në 2 milion vjet.
Sidoqoftë, kjo mesatare nuk është e njëjtë gjatë të gjitha periudhave gjeologjike, dhe për të gjithë gjitarët. Mesatarja për gjitarët e epokës Cenozoike (65 milion vjet më parë) ishte 3.21 milionë vjet, dhe gjitarët më të mëdhenj ekzistojnë për më shumë kohëse sa gjitarët më të vegjël, sipas një studimi të vitit 2013 në revistën ?Integrative Zoology?.
Për speciet jo-vertebrore, kohëzgjatja e ekzistencës së tyre është edhe më mbresëlënëse: mesatarisht midis 5-10 milion vjet. Sidoqoftë, këto shifra janë të diskutueshme. Ekspertët nuk bien dakord mbi kohën mesatare që reziston çdo specie në secilën kategori para sesa të zhduket.
Të dhënat e fosileve dokumentojnë saktë kur një specie shfaqet dhe kur ajo zhduket. Por kufiri i gabimit është i madh, pasi duhet të ekzistojnë kushte perfekte për të formuar fosile, dhe ato janë gjithmonë të pranishme kur një specie shfaqet për herë të parë.
Dhe këto statistika të jetëgjatësisë nuk janë aq të dobishme gjithsesi. Stjuart Pim, një ekspert kryesor mbi këtë fushë dhe ekolog i ruajtjes në Shkollën e Mjedisit në Universitetin Duke, thotë se ai preferon të mendojë mbi zhdukjen në kuptimin e asaj se sa specie vdesin çdo ditë, muaj apo vit.
?Është më e lehtë të mendosh për sa i përket normës së vdekshmërisë, kryesisht për shkak se disa specie jetojnë realisht për një kohë shumë të gjatë. Pastaj ka edhe specie të tjera që janë jetëshkurtra. Dhe mesatarja nuk të ndihmon dhe aq në këtë aspekt?-thotë Pim.
Por edhe norma e vdekshmërisë së specieve, e quajtur edhe shkalla e zhdukjes së sfondit, është gjithashtu e diskutueshme. Pim vendosi numrin historik – një shifër që mbulon të gjitha kohërat, duke përjashtuar zhdukjet masive – në 1 specie të zhdukur për 1 milion specie në vit. Kjo do të thotë që nëse do të kishte pasur 1 milion specie në planet, njëra do të ishte zhdukur çdo vit. (Për krahasim, sot në planet ka rreth 8.7 milionë specie, sipas një studimi në revistën PLOS Biology).
Por sipas një artikulli kërkimor në revistën ?Science Advances?,ekspertë të tjerë vlerësojnë se speciet zakonisht vdesin me një normë prej 0.1 specie në 1 milion vjet, dhe disa të tjera 2 specie në 1 milion në vit. Shkalla aktuale e zhdukjes, është shumë më e lartë se çdo njëri prej këtyre parashikimeve në lidhje me të kaluarën – rreth 1.000 herë më shumë se shkalla që jep Pim.
Por jo të gjithë bien dakord se sa shpejt ndodh zhdukja e specieve, thotë Tierra Keri, një shkencëtar i vjetër në Qendrën për Diversitetin Biologjik në Oregon. Disa ekspertë vlerësojnë se niveli aktual i zhdukjes është vetëm 100 herë më i shpejtë apo në ekstremin tjetër, 10.000 herë më i shpejtë.
Ka disa arsye pse ndryshojnë vlerësimet e shkallës aktuale të zhdukjes. ?Ajo bazohet në numrin e llojeve që sot ka në Tokë, dhe se sa shpejt po zhduken. Dhe askush nuk e di përgjigjen e as njërës prej këtyre pyetjeve. Rreth 90 për qind e specieve të gjalla – kryesisht insekte – ndoshta janë pa emër?- thekson Pim.
Dhe nëse studiuesit nuk e dinë që një specie ka ekzistuar, ata nuk do t`a dinë as që ajo u zhduk. Një problem tjetër, është se mund të jetë e vështirë të thuhet kur është zhdukur një specie. Vetëm për shkak se studiuesit nuk i kanë parë ato për disa vjet, nuk do të thotë se ato janë zhdukur.
Llogaritjet mund të bëhen më të vështira kur speciet zhduken në natyrë, por jetojnë në kopshte zoologjike. Ajo për të cilën ekspertët bien dakord, është se shkalla e sotme e zhdukjes së specieve është shumë e lartë. ?Speciet po përshtaten aq shpejt sa kanë mundësi. Por në fund edhe fati mbaron, ato nuk përshtaten më aq shpejt, dhe në fund zhduken?- thekson Pim./ Përshtati në shqip CNA.al
Një studim i ri zbulon se dikush nuk ka pse të jetë një njer...
Shumica e teorive të konspiracionit, që lidhen me vrasjen e ...
Nga Annalisa Camilli“Unë nuk do të vaksinohem kurrë. E kam t...
Për dekada, qytetarët e Bashkimit Sovjetik jetuan nën një te...
Nga Balki Bayhan “The Conversation”Situata nuk është aspak r...
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...