Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Balki Bayhan ?The Conversation?
Situata nuk është aspak rozë për presidentin autoritar të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Pasi mori përsipër të drejtonte atë që në përgjithësi konsiderohet si një histori rajonale suksesi, kreditet e tij po bien me shpejtësi, ndërsa po shtohen problemet ekonomike me të cilat përballet vendi i tij.
Në nëntor, norma e inflacionit në vend u rrit në 14.03 për qind, ose 1.5 për qind mbi nivelin e pritur, dhe më i larti në 15 muajt e fundit. Të dhënat e fundit, tregojnë një rritje mujore prej 2.3 për qind të çmimeve të konsumit. Dhe rritjet më të konsiderueshme janë për nevojat themelore të përditshme të tilla si ushqimi, pijet joalkoolike dhe transporti.
Ndërkohë, vendi ka përjetuar një tjetër krizë – ndoshta më të ashpër – në formën e zhvlerësimit të monedhës së tij. Rënia e lirës turke nuk përbën më lajm – kjo gjë ka ndodhur për vite me radhë. Por shkalla e rënies këtë vit ka qenë shumë dramatike, pasi lira ka arritur nivele zhvlerësimi rekord ndaj monedhave kryesore.
Që nga fillimi i vitit, ajo ka humbur gati 30 për qind të vlerës ndaj dollarit amerikan, dhe më shumë se 30 për qind ndaj euros. Në kundërpërgjigje, Erdogan shkarkoi kreun e Bankës Qendrore Turke, Murat Ujsal, ndërsa dhëndri i tij, Berat Albajrak, dha dorëheqjen papritur nga posti i Ministrit të Financave.
Ndërsa lira është forcuar disi pas këtyre zhvillimeve, ajo mbetet sërish në një situatë të vështirë. Është e vështirë të tregosh një arsye të vetme mbi problemet ekonomike të Turqisë. Por një faktor që neglizhohet shpesh, është politika e jashtme e vendit.
Ambiciet agresive dhe të kushtueshme të Erdoganit, që synojnë bërjen e Turqisë një fuqi rajonale, duket se po ndikojnë në mënyra që po e dëmtojnë besimin e investitorëve. Qasja agresive e Turqisë në rajon, po habit prej disa vitesh shumicën e kancelarive kryesore në kryeqytetet perëndimore. Kohët e fundit, Turqia është përpjekur të zgjerojë në mënyrë agresive kufijtë e saj detarë në kurriz të Greqisë dhe Qipros, përmes një marrëveshje me një nga palët ndërluftuese në luftën civile të Libisë. Erdogan është i etur të ndalë ndërtimin e një gazsjellësi të përbashkët greko-izraelito-qipriot, si dhe të vërë nën kontroll zonat e pasura me hidrokarbure.
Por agresioni i Turqisë, është kritikuar gjerësisht për përpjekjen e tij për të ?ri-caktuar zonat ekskluzive ekonomike të Mesdheut? dhe mosmarrëveshja ka tërhequr në këtë përplasje edhe Francën, aleaten e Greqisë. Ndërkohë Turqia është përfshirë shumë edhe në konfliktin e Nagorno-Karabakut, një rajon i kontestuar i Kaukazit të Jugut, duke marrë anën e Azerbajxhanit në inkursionin e saj në territorin armen. Ankaraja i ka siguruar armë dhe ushtarë në formën e luftëtarëve opozitës siriane. Kritikët kanë denoncuar ato që ata i shohin si ?ambiciet neo-perandorake? të vendit, të cilat e kanë komplikuar konfliktin, duke shkaktuar një destabilitet më të madh në rajon. Si për t?i përkeqësuar më tej gjërat, blerja e diskutueshme nga Turqisë e sistemit anti-raketor rus S-400 verën e kaluar dhe testimi i sistemit në tetor, u kritikua ashpër nga SHBA-ja, me një zyrtar të Departamentit të Shtetit që tha se ?sanksionet janë tashmë në tryezë?.
Për më tepër, ka pasur një përfshirje të fortë të Ankarasë në Siri dhe Libi. Këto operacione kanë qenë jo vetëm të kushtueshme financiarisht, por kanë kontribuar më tej në dëmtimin e imazhit të Turqisë, duke e bërë atë të duket si një partnere e paparashikueshme, çka ka çuar në një izolim të mëtejshëm nga SHBA dhe BE, me të cilat Turqia kishte synuar më parë pasjen e lidhjeve të ngushta.
Kjo politikë e jashtme agresive,përbën një gur themeli në aspiratat neo-otomane të Erdoganit për Turqinë në rajon. Të shoqëruara me një retorikë të ashpër nacionaliste, këto veprime po përdoren gjithashtu për të rritur legjitimitetin e brendshëm të presidentit turk, dhe për të rritur popullaritetin e tij duke u paraqitur si një rikthyes i madhështisë kombëtare.
Por kjo gjë ka ardhur me një kosto për ekonominë turke. Ambiciet rajonale të Erdoganit e kanë vendosur në një presion të madh një ekonomi turke, e cila po përballet gjithashtu edhe me krizën e Covid-19. Situata aktuale ekonomike, është një shenjë e zymtë për Erdoganin, madje një kërcënim serioz për të.
Kjo pasi sipas një studimi të fundit të ?Metropoll? 78 për qind e njerëzve në Turqi, besojnë se situata ekonomike në vend po përkeqësohet. Ndërsa popullariteti i qeverisë u rrit fillimisht nga pandemia, popullariteti i Erdogan ka rënë tani në mënyrë dramatike.
Sondazhet e tetorit i dhanë AKP-së vetëm 28.5 për qind mbështetje elektorale, ndërsa ato të nëntorit treguan se më pak se gjysma e turqve janë dakord me punën e Erdoganit si president. Më e keqja për presidentin pritet që të vijë, kur të nisin të ndjehen plotësisht pasojat ekonomike nga keq-menaxhimi prej tij i pandemisë./Përshtatur nga CNA.al
Në listën e atraksioneve turistike, varrezat e njerëzve të f...
Në gushtin e vitit 2019, Islanda mbajti “zi” për Akullnajën ...
Sipas një studimi të Institutit Dartmauth, mesazhet agresive...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vj...
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...