Studimi/ Me 11 minuta stërvitje në ditë, kompensoni efektet negative të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Ka jo pak njerëz që përballen me temperaturat e ftohta të vjeshtës dhe dimrit me një lehtësi të caktuar, dhe të tjerë që vishen shumë më trashë dhe në shtëpi mbështillen me disa batanije. A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ju bën juve ose të njohurit tuaj veçanërisht të ndjeshëm ndaj të ftohtit?
Temperatura mesatare e trupit të një personi të shëndetshëm është 36.6 gradë Celcius, por kjo vlerë ndryshon gjithashtu me gjysmë shkalle gjatë 24 orëve, me një kulm maksimal në orën 6 të pasdites dhe minimumi rreth orës 4të mëngjesit.
Për shkak të disa ndryshimeve në stilin e jetës,edhe nxehtësia brenda trupave tanë gjithashtu ka rënë ndjeshëm gjatë 150 viteve të fundit. Por faktori temperaturë nuk është i vetmi që ka rëndësi. Ja cilat janë 4 arsye të tjera pse njerëzit priren të ndjejnë më shumë të ftohtin.
Ndryshimet anatomike
Pse burrat priren ta ndjejnë më pak të ftohtin sesa gratë? Pjesërisht, sepse shkalla e tyre metabolike është në gjendje qetësie (energjia e shpërndarë, dhe për këtë arsye edhe nxehtësia e gjeneruar, për funksionet vitale metabolike), ka një normë më të lartë për shkak të pranisë më të madhe të masës muskulore.
Edhe kur nuk lëvizin, për arsye të konstruktit fizik, burrat gjenerojnë natyrshëm më shumë nxehtësi. Nga ana tjetër, gratë kanë një shtresë të indit dhjamor 2 herë më të trashë nën lëkurën e duarve dhe këmbëve, dhe kjo do të thotë që nxehtësia e gjeneruar kërkon më shumë kohë për të arritur receptorët epidermikë. Mbetet e paqartë nëse pasi arrihet temperatura e duhur, efekti izolues i qelizave yndyrore ndihmon për ta mbajtur atë sa më gjatë konstante.
Hormonet
Gjatë ciklit menstrual , temperatura e trupit të femrës ndikohet shumë nga ndryshimet hormonale. Para ovulimit, faza e pjellorisë më të madhe, estrogjeni favorizon zgjerimin e enëve të gjakut dhe shpërndarjen e nxehtësisë, duke mbajtur temperaturën mesatare të trupit në vlera të ulëta, rreth 35.9 gradë Celcius.
Në fazën e dytë të ciklit menstrual, progesteroni tenton të rrisë temperaturën dhe ta çojë atë në një mesatare prej 36.7 gradësh. Marrja e kontraceptivëve hormonalë mund të ndihmojë
në mbajtjen lartë të këtyre vlerave. Nuk ka asnjë provë që hormoni mashkull, testosteroni,e ndryshon temperaturën e trupit, megjithëse mund ta bëjë më pak të ndjeshëm njërin prej receptorëve përgjegjës për ndjesinë e të ftohtit.
Arsyet shëndetësore
Hipotiroidizmi, që është një gjendje ku gjëndra tiroide nuk prodhon nivele të mjaftueshme të hormoneve të nevojshme për të rregulluar energjinë e trupit, temperaturën dhe funksionet e tjera metabolike, mund të jetë arsyeja e një ndjeshmërie të theksuar ndaj të ftohtit. Funksionaliteti i gjëndrës tiroide, kompensohet lehtësisht me barna sintetike me bazë hormonet. Një gjendje tjetër shëndetësore, që ju bën të ndjeshëm ndaj të ftohtit është sëmundja Raynaud, e cila bën që pjesë të caktuara të trupit, zakonisht gishtat e duarve dhe këmbëve ftohen, zbardhen dhe mpihen si përgjigje ndaj acarit dhe stresit.
Ky reagim shumë më i shpeshtë tek gratë, shkaktohet nga ngushtimi i shpejtë i enëve të gjakut periferik, dhe luftohet kryesisht duke u përpjekur që ta shmangni të ftohtin, dhe duke lëvizur me forcë gjymtyrët për të tërhequr gjak në pjesët e prekura.
Problemet me qarkullimin e gjakut
Gjaku e mban trupin tonë të ushqyer, të ngrohtë dhe të oksigjenuar. A e keni vënë re që nëse dilni në dimër jashtë shtëpisë, pasi keni qëndruar për një kohë të gjatë para kompjuterit, kur nuk ka një funksionin maksimal të qarkullimit të gjakut, ndiheni menjëherë më shumë të ftohtë?
Kjo është arsyeja pse disa patologji që pengojnë furnizimin me gjak në gjymtyrë, siç është sëmundja arteriale periferike, për shkak të bllokimit dhe ngushtimit të arterieve, veçanërisht tek gjymtyrët e poshtme, mund të jenë në origjinë të një ndjenje të vazhdueshme të ftohtit (kjo gjendje duhet trajtuar që të mos degjenerojë në probleme më serioze të qarkullimit të gjakut). Së fundmi, çdo episod i kaluar i ngrirjes, mund t?i lërë pjesët e trupit më të ndjeshme ndaj të ftohtit, madje edhe shumë vite më vonë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/quattro-ragioni-per-cui-hai-sempre-freddo
Sipas një studimi të ri, ecja për të paktën 11 minuta në dit...
Maska e fytyrës është thelbësore për kontrollin e pandemisë ...
Nga Victor Davis Hanson “Fox News”Joe Biden do të jetë presi...
Nga Beatriz Miranda CortesNë një reflektim të mrekullueshëm ...
Zyrtarët e shëndetit publik, po hetojnë mbi shkakun e disa r...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”Maqedonasit janë njerëz emocional...
Diktatori komunist rumun Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij ...
Në Bon, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit 1974, poli...
Nga Zaid M.Belbagi “Arab News”Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka...
Nga Julian BagginiDikur kisha në klasë një student tajvanez,...
Nga Jonathan Bernstein “Bloomberg”Ndër të metat e demokracis...
Nga Dominic Green “National Interest”Një politikë e jashtme ...
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit dhe kundërsh...
2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonish...
Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetëro...
Çdo Krishtlindje, një qytet relativisht i vogël në Bregun Pe...
Në fillim u njoftua, pastaj u mohua, dhe tani u konfirmua ed...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...