Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Dominic Green ?National Interest?
Një politikë e jashtme e suksesshme fillon që në vend. Por po aty nis dhe një politikë e pasuksesshme. Më të vjetrit mund të kujtojnë kohët kur politika e jashtme amerikane përfaqësonte një kuptim të qëndrueshëm dhe të përbashkët të interesit kombëtar. Sot ajo është e polarizuar në dy politika të jashtme:në dy grupe qëndrimesh të papajtueshme, ku secila e trajton botën si një skenë për nxjerrjen në pah të diferencave të brendshme partizane, me njërën këmbë që shkelmon tjetrën.
Që nga viti 2008, amerikanët kanë përjetuar disa lloj rindërtimesh periodike të shoqërisë. Pas Barak Obamës dhe Donald Trump, dy lloje të ndryshme shprese dhe ndryshimi, gati të gjithë janë ezauruar nga nervat. Brenda vendit, administrata Bajden-Herris duhet t`a pranojë se u zgjodh si një lloj pushimi për t?i dhënë publikut një lloj shkëputje nga politika. Se ata nuk fituan përmes një ?vale blu?, dhe se reagimi i duhur është të inkurajojnë një paqtimi kombëtar. A do të ndjekë Bajden këtë kurs, dhe të kërkojë të përfshijë edhe sukseset e Trump? Sigurisht që jo:qëllimi i qeverisë së ardhshme, është të fshijë gjurmët e regjimit të kaluar dhe të parandalojë ringjalljen e tij në zgjedhjet e ardhshme.
A do të inkurajojnë rivalët e Amerikës këtë pauzë, dhe vazhdimësinë e saj në politikën e jashtme?
Në asnjë mënyrë. Ata janë duke fituar. Shkëputja midis politikave të jashtme të administratës Obama dhe Trump nuk ishte një ngjarje e çuditshme. Është normaliteti i ri. Administrata Bajden do të plotësohet nga veteranë të administratës Obama dhe do t?i rikthehet për aq sa është e mundur, politikave të epokës Obama. Por zgjedhjet e vitit 2024, kanë më shumë të ngjarë të kthehen tek një presidencë republikane që i rikthehet politikave të epokës Trump.
Ky cilël do të vazhdojë derisa konsensusi që u prish gjatë presidencës së Xhorxh W.Bush, të rikthehet mbi baza realiste. Deri atëherë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një aleat jo i besueshëm.
A ka pasur ndonjë fuqi të mëparshme me një forcë e tillë destabilizuese në çështjet botërore?
Dhe nuk ka asnjë garanci që konsensusi do të rikthehet. Presidenca Trump prezantoi një alternativë ndaj konsensusit të viteve 1990. Trump pati sukses atje ku kishin dështuar profesionistët e politikës së jashtme dhe politikanët amatorë. Administrata e re, do të bëjë çmos që të garantojë të mos ketë një përsëritje të aksidentit të vitit 2016. Fshirja e trashëgimisë së Trump nuk do të çojë përpara interesin amerikan, por do të jetë i shkëlqyer për karrierën e disa njerëzve.
Trump ishte jashtëzakonisht i mprehtë si njeri, njohuritë e mëparshme të të cilit mbi botën ishin të kufizuara tek kurset e golfit në Skoci. Dhe pa dyshim, Trump i lejoi gjeneralët e ushtrisë amerikane të ecin ngadalë me tërheqjen nga Afganistani dhe Iraku.
Por duhet aftësi dhe vendosmëri për të shmangur luftimet, kur kontrollon makinerinë më të fuqishme të luftës në histori. Dhe askush nuk dëshiron të jetë presidenti dështak. Trump e pranoi që ?Chimerica? ishte bërë një kimerë. Ai bëri një lidhje të qartë midis një politike të jashtme që refuzonte të merrte seriozisht ambiciet kineze dhe politikave të brendshme që inkurajuan burimet e jashtme të prodhimit. Gjithashtu aie kuptoi që parimi i Luftës së Ftohtë për të dekurajuar Rusinë dhe Kinën nga formimi i një aleance, ishte ende i zbatueshëm. Ndryshe nga Obama – dhe mund të supozojmë, ndryshe nga administrata Bajden – Trump e di se Kina, dhe jo Rusia, është kërcënimi i vërtetë për fuqinë amerikane.
Xho Bajden pretendon të jetë një i konvertuar në fund të jetës, më skeptik ndaj kinezëve. Këtë duhet t`a besojmë kur t`a shohim. Por ne nuk do ta shohim. Trump kishte politikën më të suksesshme të Lindjes së Mesme nga çdo president tjetër amerikan. Denigruesit do të thonë se ai pati fat dhe se koha ishte e përshtatshme. Por çfarë është një strategji pa fat dhe koha e duhur? Ai zhbëri përpjekjen e pamatur të administratës Obama për të vendosur një ekuilibër bërthamor midis sunitëve dhe shiiteve, dhe midis Izraelit dhe një regjimi teokratik kushtuar shkatërrimit të tij, Iranit.
Në një moment të rrallë të dakordësisë me Obamën, Trump mendonte se anëtarët evropianë të NATO-s nuk po paguanin aq sa duhej për sigurinë e tyre. Por në dallim nga Obama, ai i detyroi ata të premtonin se do të kontribuonin çdo vit me 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.
A do ta garantojë Bajden mbajtjen e këtij premtimi? Me siguri që jo. A do të përpiqet ai të ringjallë marrëveshjen me Iranin, të rikthejë aleatët rajonalë të Shteteve të Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Saudite, dhe të bllokojë një zhvillim premtues strategjik në Azi, duke dështuar dhe bërë më të mundur luftën? Ndoshta.
Epoka e supozimit të shtrirjes së pafundme të rendit të udhëhequr nga Amerika pas 1945-ës, ka mbaruar prej kohësh. Po ashtu është luks të besosh se vijat e vizatuara në rërë dhe det dekada më parë, gëzojnë një besnikëri universale. Administrata e re, mund të vazhdojë rishikimin e politikës së jashtme amerikane, ku Majk Pompeo u angazhua shumë. Nëse bota është duke u ndarë në sferat amerikane dhe kineze të ndikimit, secila me normat e saj ligjore, atëherë duhet të harmonizohen politikat ekonomike dhe strategjike. Por administrata e re tregon në çdo rast se do e sulmojë trashëgiminë e politikës së jashtme të Donald Trump.
?Ne jemi rikthyer në lojë?- thotë Xho Bajden, një president që mundet të nxjerrë qenin e tij për një shëtitje, pa u rrëzuar mbi të duke ndrydhur kyçin e këmbës. Bajden do ta humbë toruan që në krizën e parë të politikës së jashtme. Ai do t?u rikthehet për ndihmë këshilltarëve të tij, dhe mashtruesit profesionistë do ta çojnë atë në rrugë edhe më të gabuara./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://nationalinterest.org/feature/why-joe-biden-headed-failure-174926
Vetëm mbajtja e një maske,mbase mund të mos jetë e mjaftuesh...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Nga Karol MarkowiczGjatë një konference për shtyp, guvernato...
Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit dhe kundërsh...
2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonish...
Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetëro...
Çdo Krishtlindje, një qytet relativisht i vogël në Bregun Pe...
Në fillim u njoftua, pastaj u mohua, dhe tani u konfirmua ed...
Nga Jon Levine &Mary Kay “The New York Post”Për të paktën 7 ...
Tani kemi lajme të mira nga industria farmaceutike:Ajo ka zh...
Unioni Kristiandemokrat (CDU) i kancelares gjermane Angela M...
Nga Mark BrolinNë Suedi, duket sikur ka kaluar një kohë e gj...
Mungesa e metalit të argjendit, e shkaktuar nga rënia e qyte...
“The Economist”Pas Britanisë së Madhe, vaksinat e para të ko...
Disa shkrimtarë, kalojnë vite në shkrimin e romanit të tyre ...
Nga Vittorio Da Rold “Business Insider Italia”A po përsërite...
Një grua e re afro-amerikane ka dhënë një nga kontributet më...
Nga Elisabeth BrawZakonisht, shumica e njerëzve, nuk i kusht...
Pacientët e shtruar në spital me Covid-19, janë më të rrezik...
“AFP”Ndërsa qeveritë e Ballkanit po përpiqen që të sigurojnë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...