I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Nga Vittorio Da Rold ?Business Insider Italia?
A po përsëritet historia përtej detit Adriatik? A është e mundur të imagjinohet një ri-pushtim ekonomik, kulturor, dhe së fundmi përmes shitjes së armëve ndaj Ballkanit nga Turqia neo-otomane e Rexhep Tajip Erdoganit, udhëheqësit më dorë të hekurt të Ankarasë, që është në pushtet prej 18 vitesh me partinë e tij pro-islamike AKP?
Për t?iu përgjigjur kësaj pyetjeje themelore, duhet të kthehemi 10 vite pas kur ?The Economist? shkroi në vitin 2010, se politika e jashtme turke ishte bazuar në një kurs të rreptë pro-atlantik. Gjurmët e këtij kursi ishin vendosur dikur nga themeluesi i Turqisë moderne dhe laike, Kemal Ataturku, që përmes mjeteve autoritare e projektoi vendin në botën moderne, duke e dëbuar sulltanin, adoptuar alfabetin latin në vend të arabishtes, dhe duke e shfuqizuar Kalifatin mysliman.
Kështu vendi i Gjysmëhënës në Bosfor u kthye drejt Perëndimit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Turqia u bë pjesë e NATO (në vitin 1952), e mbështeti Perëndimin kundër Bashkimit Sovjetik, dhe aspironte për t?iu bashkuar BE-së (një projekt që sot ka hyrë një rrugë pa krye).
Ashtu si Amerika, edhe Turqia ishte vazhdimisht pro-Izraelit. Pastaj erdhi Ahmet Davutoglu , një akademik i panjohur për shumicën e njerëzve. Ai vuri në zbatim atë që e kishte teorizuar në librin e tij ?Thellësia strategjike turke?, që hodhi themelet e neo-otomanizmit, me formulën e tij të bujshme të ?zero problemeve me fqinjët? (që dështoi), dhe në shndërrimin vendit në një fuqi të madhe rajonale (synim i arritur).
Davutoglu e ndryshoi shumë politikën e jashtme turke, edhe për shkak se mbajti në fillim pozicionin e këshilltarit të politikës së jashtme të Erdoganit (2003-2009) më pas u bë Ministër i Jashtëm (2009-2014) dhe kryeministër (2014-2016).
Nga ai moment e tutje, Turqia moderne është bërë gjithnjë e më neo-otomane në politikën e jashtme, më e pavarur nga Uashingtoni dhe Brukseli, pa hequr megjithatë asnjëherë dorë nga lidhjet atlantike. Dinamizmi i ri i Ankarasë është parë në Siri, Irak, Azerbajxhan (Nagorno-Karabak), në Tripoli të Libisë, si dhe në Ballkan, përmes një përzierjeje të ndërhyrjeve direkte ushtarake, fuqisë së butë përmes shitjes së telenovelat televizive me temë nga periudha e sulltanëve, dhe investimeve ekonomike.
Por le të ndalemi tek Ballkani, zona më e trazuar e Kontinentit të Vjetër. Gjatë dekadave të fundit, Ankaraja është përpjekur përmes një plani strategjik afatgjatë, që ta forcojë ndikimin e saj në zonë. Disa shekuj më parë, Perandoria Osmane arriti ta pushtonte Ballkanin me mjete ushtarake, një operacion që nisi në vitin 1389 me Betejën e Kosovës.
Rënia e Perandorisë Gjermane, Habsburgse dhe Otomane pas Luftës së Parë Botërore, e ndryshoi situatën. Por sot qeveria turke, e udhëhequr nga partia pro-islamike konservatore AKP, po nënshkruan marrëveshje bilaterale me vende të ndryshme të rajonit, në konkurrencë me Italinë, Gjermaninë, Kinën dhe Rusinë.
Tregtia e Turqisë me vendet e rajonit po rritet, ndërsa Ankaraja po investon në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendeve të Ballkanit si telekomunikacioni, financa dhe infrastruktura, duke e marrë kontrollin e tyre. Disa shembuj?
Në Shqipëri, tokën e shqiponjave të ndodhur përballë brigjeve të Puljas, dhe me një lidhje të fortë ekonomike dhe kulturore me Italinë, roli i luajtur nga kompania turke ?Çalik Holding?, që kontrollon si kompaninë e telefonisë fikse ?AlbTelecom? ashtu edhe ?Eagle Mobile?, është shumë i rëndësishëm.
Në vitin 2006 ?Çalik Holding? bleu 60 për qind të aksioneve në bankën më të madhe tregtare shqiptare, Banka Kombetare Tregtare, BKT. Linja ajrore turke ?Turkish Airlines? ka blerë 49 për qind të kompanisë shqiptare ?Air Albania?. ?Turkish Airlines? ka filluar të transportojë udhëtarët e rinj ballkanas përmes aeroportit të ri të Stambollit, më i madhi në rajonin, duke i larguar nga qendrat evropiane.
Gjatë vitit 2019, Turqia nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për ndërtimin e autostradës, që do të lidhë Beogradin dhe Sarajevën, një segment 77 km me vlerë 1 miliard euro. Sipas IBNA (Agjencia e Pavarur e Lajmeve të Ballkanit), lidhja rrugore Beograd-Sarajevë, parashikon një marrëveshje Erdogan-Vuçiç
për të ndërtuar dy autostrada në veri dhe në jug, ku që të dyja të çojnë në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë.
Vitet e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Serbisë. Në viti 2019, më shumë se 100 biznesmenë turq e shoqëruan presidentin Erdogan në vizitën e tij shtetërore në Beograd, dhe të dyja vendet ranë dakord të rrisin vëllimin e tyre vjetor të tregtisë nga 1.2 në 5 miliard dollarë.
Pa harruar faktin se në Ballkan, Turqia u kushton një vëmendje të madhe dhe projekteve që lidhen me kulturën. Gjatë vizitës së Erdogan në tetorin e vitit 2019 në Beograd, u përurua rikonstruksioni i fortesës Ram, një ish-kështjellë osmane e restauruar nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (T?KA), Xhamisë Valide Sultan në Zenica, si dhe disa godina në Novi Pazar.
Lidhjet gjithnjë e më të afërta janë të tilla, sa që presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha për mediat serbe më 6 tetor 2020, se vendi i tij është i interesuar të blejë dronët ushtarakë turq. Këto të fundit janë përdorur nga ushtria turke në Siri, Libi, dhe së fundmi në Narorgno Karabak kundër Armenisë dhe në favor të Azerbajxhanit.
Investimet, blerja e kompanive në sektorët e telekomunikacionit, bankave dhe infrastrukturës, restaurimi i monumenteve osmane, dhe së fundmi shitja e armëve të gjeneratës së fundit, janë mënyrat për të realizuar ëndrrën neo-otomane të Erdogan, që është rikuperimi i ndikimit historik të turqve në Ballkan.
Kjo po ndodh në dëm të vendeve evropiane të pranishme tradicionalisht në rajon, si Italia dhe Gjermania, të cilat mbase duhet të rimarrin nismën e tyre diplomatike, në mënyrë që të mos humbin akoma më shumë terren./Përshtati në shqip CNA.al
Një grua e re afro-amerikane ka dhënë një nga kontributet më...
Nga Elisabeth BrawZakonisht, shumica e njerëzve, nuk i kusht...
Pacientët e shtruar në spital me Covid-19, janë më të rrezik...
“AFP”Ndërsa qeveritë e Ballkanit po përpiqen që të sigurojnë...
Nga Francois Murphy “Reuters’Një marrëveshje bërthamore e vi...
Nga Alex OrlandoGjithçka kaq shpejt. Për disa javë, bota jon...
Ndërsa rastet e reja me koronavirus po vazhdojnë që të rrite...
Nga Doug DaisMundësia e ekzistencës së jetës jashtëtokësore,...
“The Economist”“E imagjinoni çfarë lloj represioni duhet që ...
Nga Jennifer NuzzoSipas fjalëve të Tedros Adhanom Ghebreyesu...
Nga Gordon Brown “The Financial Times”Shumica prej nesh po e...
Vaksinimet kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në Angli, d...
Nga Josh Michaud & Jen KatesMuajin nëntor solli disa nga laj...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Shumë më të rëndësishme se sa z...
Nga Maria Elena CapitanioMe ndryshimin e zakoneve për shkak ...
Nga Jonathan Gornall “Arab News”Do të duhet të kalojnë edhe ...
Nga Kelly SlivkaQeniet njerëzore priren që të magjepsen me o...
Nga Tim HarfordNe i dhamë lamtumirë nënës në prag të Krishtl...
Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza e ka bërë t...
Nga Dmitry Bolkunets “Echo Moskvy”Rezultatet e zgjedhjeve pr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...