web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi i ri/ Ja faktorët kryesorë që shtojnë rrezikun e vdekjes prej Covid-19

19 Dhjetor 2020, 08:44, Blog CNA

Pacientët e shtruar në spital me Covid-19, janë më të rrezikuar të vdesin nëse janë burra, obezë, apo nëse kanë komplikime nga diabeti ose hipertensioni. Në këtë përfundim mbërrin studimi më i ri i kryer nga studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Merilendit në SHBA (UMSOM).

Në studimin e botuar në revistën ?Clinical Infectious Diseases?, studiuesit vlerësuan gati 67.000 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 në 613 spitale në të gjithë vendin, për të përcaktuar lidhjen midis disa tipareve të zakonshme të pacientit, dhe rrezikut të vdekjes nga koronavirusi i ri.
Analiza e tyre zbuloi se burrat ishin 30 për qind më të rrezikuar për të vdekur krahasuar me gratë e së njëjtës moshë, dhe me të njëjtën gjendje shëndetësore. Pacientët e shtruar në spital që ishin obezë, kishin hipertension apo një diabet të menaxhuar dobët,ishin shumë më të rrezikuar të vdisnin krahasuar me ata që nuk i kishin këto gjendje.

Pacientët e moshës 20-39 vjeç me këto kushte, kishin ndryshim më të madh në rrezikun e tyre për të vdekur, krahasuar me moshatarët e tyre më të shëndetshëm.?Parashikimi mbi rrezikshmërinë e vdekjes së pacientë vetë shtruar me Covid-19, ka marrë një rëndësi të madhe pasi rastet dhe shtrimet në spital në SHBA po vazhdojnë qëtë rriten,duke arritur kulmin gjatë muajit dhjetor?-thotë autori i studimit Entoni Herris, profesor i epidemiologjisë dhe shëndetit publik në UMSOM.

?Të kuptuarit se cilët pacientë të shtruar janë më të rrezikuar të vdesin,mund të ndihmojë në orientimin e vendimeve të vështira në trajtimit e tyre?- shton ai. Për shembull, pacientëve me rrezik më të lartë për të vdekur mund t?u jepet më herët ilaçi remdesivir, për të ndihmuar në parandalimin e komplikimeve të rënda. Ose ata mund të monitorohen më nga afër,apo të shtrohen në herët në repartin e terapisë intensive. Ndërkohë, mosha mbeti parashikuesi më i fortë i vdekshmërisë nga Covid-19. Në përgjithësi, gati 19 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, vdiqën nga infeksioni i tyre. Vdekshmëria më e ulë ishte tek fëmijët,më pak se 2 për qind. Shkalla e vdekshmërisë rritet në çdo dekadë të jetës, me vdekshmërinë më të lartë në nivelin 34 për qind, midis atyre që janë80 vjeç e lart. ?Pacientët e moshuar, janë ende më të rrezikuar. Por, pacientët më të rinj me mbipeshë ose hipertension, janë më të rrezikuar sesa pacientët e tjerë bashkëmoshatarë,por pa këto kushte?– tha autorja tjetër e studimit Kethrin Gudman.

Ndërkohë, studiuesit gjetën edhe disa lajme të mira në këtë studim. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e pacientëve të shtruar në spital ka rënë ndjeshëm,krahasuar me javët e para të pandemisë në muajin prill.

Kjo ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disponueshmërisë së trajtimeve të reja, dhe të më shumë njohurive në komunitetin mjekësor,në mënyrën e menaxhimit dhe trajtimit të duhur të pacientëve të shtruar në spital./CNA.al





Lajmet e fundit nga