Faktet dhe jo frika, do ta ndalin pandeminë e Covid-19
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Nga Francis Pike ?The Spectator?
Mund të ketë ardhur koha që Babagjyshi i Krishtlindjes të kërkojë një shtëpi të re, para se rusët t`a dëbojnë atë. ?Ky është Arktiku ynë?- deklaroi eksploruesi rus Artur Çilingarov, kur shkoi në Polin e Veriut në vitin 2003.
Katër vjet më vonë, një ekspeditë tjetër ruse e udhëhequr sërish prej tij, vendosi një flamur prej titani në fund të detit,4 mijë metra poshtë Polit. Ishte një gjest simbolik i një ambicie gjeopolitike. Çilingarov deklaroi:?Detyra jonë është t?i kujtojmë botës se Rusia është një fuqi e madhe Arktike dhe shkencore?.
Që nga viti 2013, Rusia ka investuar në ndërtimin e më shumë se 7 bazave ushtarake detare përgjatë bregdetit të saj Arktik, për të forcuar fuqinë dhe ndikimin e vendit. ?Amerikanët mendojnë se vetëm ata mund të hartojnë rregullat?-tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
?Por kjo është arteria jonë kombëtare e transportit??– theksoi ai. Muajin e kaluar, në një ceremoni në kantierin e anijeve në Shën Petersburg, që kryesisht i shpëtoi vëmendjes së medias perëndimore, presidenti rus Vladimir Putin, zbuloi një anije të re akullthyese ?Viktor Chernomyrdin?, anija më e fuqishme jo-bërthamore e llojit të vet në botë.
Vetëm një muaj më parë, një akullthyes i ri ?Arktika?, një anije me fuqi bërthamore 33.000 tonëshe nisi operacionet në Arktik. Harqet e saj mund të çajnë përpara edhe përmes akullit që ka një trashësi 3.3 metra. Planet e së ardhmes përfshijnë 3 anije akullthyese të tjera 70.000 tonëshe, për t?u shtuar në listën e 37 akullthyeseve të madha që zotëron Rusia. Arktiku Rus me vijën e tij bregdetare prej 21.140 km, në të cilin banojnë 2 milion njerëz, kishte deri vonë një vlerë të dyshimtë.
Ngrohja globale e ka ndryshuar situatën.
Sipas raportit të vitit 2014 nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, vëllimet e akullit të Arktikut janë zvogëluar me 75 për qind që nga viti 1980. Për vendet e Azisë Veriore, një rrugë detare përgjatë Arktikut Rus, do të shkurtonte me 3 javë kohën e transportit drejt Evropës. Dhe më e rëndësishmja:Oqeani Arktik, me vetëm 3 për qind të sipërfaqes së botës – afërsisht sa Rusia kontinentale – vlerësohet se përmban rreth 22 për qind të naftës dhe gazit natyror të Tokës, si dhe sasi të bollshme mineralesh. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka dhënë alarmin për ngrohjen globale, shumë vende do t`a vendosin shfrytëzimin e Arktikut mbi interesat ekologjike.
Por shfrytëzimi i këtyre të drejtave, është një temë e nxehtë debati. Ndërsa Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), i lejon vendet e Këshillit Arktik të Bregdetit – Kanadanë, Danimarkën përmes Grenlandës, Norvegjinë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara – t?i zgjasin ujërat e tyre territoriale 360 km nga vija bregdetare, përtej asaj pike ka një hapësirë të bollshme për mosmarrëveshje, dhe jo vetëm për kufijtë. Nëse një vend mund të provojë një zonë të cekët lidhur me territorin – atëherë Zona Ekskluzive Ekonomike (EEZ) mund të krijohet deri në 563 km nga bregu. Rusia, Kanadaja dhe Danimarka pretendojnë të gjithë Kreshtën Lomonosov, një varg malor nënujor 1.170 km i gjatë, që e ndan më dysh Arktikun.
Një fushë tjetër e diskutimit është ?e drejta e kalimit?. UNCLOS u siguron të gjitha vendeve të drejtën për të përdorur ujërat territoriale për kalim, por kjo nuk vlen për ujërat e brendshme. Rusia e trajton aktualisht Rrugën e saj të Detit të Veriut si të brendshme, dhe ka vendosur tarifa për kalimin e anijeve të huaja. Me interpretimin që i bën UNCLOS, Moska mund të bllokojë qasjen e sajnë çdo kohë.
Deri më tani përgjigja e SHBA-së ndaj pretendimeve ruse ruse ka qenë diplomatike. Vetëm në vitin 2018, pas një pauze 30-vjeçare, SHBA u përpoq të dërgojë një flotë në Arktik, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja ?USS Harry S.Truman?.
Sidoqoftë, burimet amerikane në zonë janë të dobëta. Edhe pse Kongresi miratoi ndërtimin e një akullthyeseje të re me vlerë 655 milion dollarë, kapaciteti aktual i rojes bregdetare në Arktik përbëhet vetëm nga akullthyesja e vjetër e rëndë ?Polar Star?. Ka të ngjarë që Xho Bajden të heqë dorë nga gara për Arktikun, po aq lehtë sa Barak Obama hoqi dorë nga kontrolli i Detit të Kinës Jugore. Sa i përket Evropës, ajo ka një ndikim në lojë përmes të drejtave sovrane të Danimarkës mbi Grenlandën.
Edhe pse Danimarka e ka rritur buxhetin e saj detar, ai është shumë e vogël në krahasim me Rusinë. Në vitin 2018, Kina pretendoi se ishte një komb ?afër Arktikut?, pavarësisht se është 1448 km larg prej andej. Kina argumenton më tej se UNCLOS, të cilën ajo e ka ratifikuar, i jep asaj të drejta mbi ?Brezin dhe Rrugën e Arktikut?.
Investimet kineze në Grenlandë përbëjnë tani rreth 12 për qind të PBB-së së saj. Kina mohon se ka ndonjë synim ekspansionist. Por në vitin 2010 kundëradmirali kinez Yin Zhuo pohoi se ?Arktiku u përket të gjithë njerëzve në botë?. A është Rusia e shqetësuar? Ndoshta. Por përpjekja për të kontrolluar Arktikun varet shumë nga financat kineze./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.spectator.co.uk/article/cold-war-russias-bid-to-control-the-arctic
Nga Jay Bhattacharya & Christos A. MakridisMedias i shijojnë...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të...
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...