Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Duke ndjekur ngjarjet komplekse të miratimit të vaksinave të para anti-Covid, shumëkush mund të pyesë veten:Po përse nuk kemi një vaksinë për çdo infeksion të rrezikshëm?
Disa sëmundje të rrezikshme për jetën e njeriut si poliomieliti dhe lija, janë zhdukur gati falë shpikjes së vaksinave. Imunizimi i fëmijëve kundër fruthit, shytave, rubeolës, difterisë, pertusisit, tetanozit, lisë dhenve, hepatitit A dhe B dhe patologjive të tjera, ka ndihmuar në përmirësimin drastik të mbijetesës së fëmijëve. Në vendet tropikale sot është e mundur që njerëzit të vaksinohen kundër etheve të verdha, kolerës, formave të meningjitit dhe encefalitit, tifos, etheve denge, dhe tërbimit.
Megjithatë në vitin 2020, pas 40 vite hulumtimesh të pandërprera, ne nuk kemi akoma një vaksinë efektive kundër virusit HIV; apo kundër sëmundjeve si Lyme, Zika, virusi i Nilit Perëndimor, hepatitit C, sëmundjes që shkakton virusit Nipah dhe etheve të virusit Lasa. Gjithashtu, nuk ka ende një vaksinë kundër plasmodiumit të malaries, që vret 405.000 njerëz çdo vit, apo kundër parazitëve të tjerë të rrezikshëm njerëzorë.
Vaksinat janë mjete jetike të shëndetit publik, së bashku me ujin e pastër, sapunin, sistemet
e duhura të kanalizimit të ujërave të zeza, antibiotikët. Në një botë ideale, investimet mbi këto mjete të afta për të shpëtuar jetë, do të kishin përparësi mbi shumë zëra të tjerë të shpenzimeve publike, dhe përparimi – siç kemi parë këtë vit – mund të ishte gjithashtu shumë i shpejtë.
Atëherë çfarë i pengon shkencëtarët të gjejnë shpejt një vaksinë kundër epidemive të vazhdueshme? Siç shpjegohet në një artikull të botuar në ?Neë York Times? në vitin 2018, në thelb ekzistojnë 2 pengesa kryesore. E para, më e sikletshmja, lidhet me ekonominë. Zakonisht, duhet një dekadë dhe më shumë se 1 miliard dollarë investime, për të arritur zhvillimin e një vaksine efektive.
Në kërkimin e një vaksine kundër Covid-19, janë vënë në dispozicion investimet shtetërore dhe private nga e gjithë bota. Emergjenca për të shpëtuar jetë, dhe për t?u kthyer në jetën para pandemisë, ka nxitur një përpjekje kolektive të paparë më herët. Por nuk ndodh përherë kështu. Ndërsa nuk ka mungesë të investimeve në vaksina kundër armëve të mundshme të bioterrorizmit, si antraksi, hulumtimi mbi vaksinat për sëmundjet e zakonshme në vendet në zhvillim, shpesh mund të bazohet vetëm tek mbështetja tek organizatat filantropike.
Po të bëheshin investime mbi një vaksinë efektive, disa viruse dhe parazitë mund të mposhten. Viruset Lasa dhe Nipah, virusi i frymëmarrjes (RSV), sëmundja Lyme, virusi i Nilit Perëndimor, Zika, si dhe bakteret që shkaktojnë strepokun në fyt dhe disa sëmundje të zemrës, janë objektiva të lehtë për t?u goditur. Në raste më të rralla, pengesat janë më shumë shkencore sesa ekonomike, dhe kur ndodh kjo, problemi është më i vështirë për tu zgjidhur. Disa viruse, si HIV, gripi dhe hepatiti C, pësojnë aq shpesh mutacione, sa që antitrupat e zhvilluar në përgjigje të tyre, ?vjetërsohen? shpejt.
Nëse për gripin kjo pengesë zgjidhet duke e riformuluar vaksinën çdo vit, në rastin e HIV kjo gjë nuk do të ishte e nevojshme. Virusi që shkakton AIDS, ndryshon në një ditë aq shpejt sa ndryshon virusi i gripit ne një vit. Në përgjithësi, një vaksinë është e mundur atëherë kur është e mundur që të shërohemi plotësisht nga një sëmundje, dhe të zhvillojmë një imunitet natyror që zgjat për gjithë jetën. Malaria, HIV dhe tuberkulozi i shpëtojnë këtij rregulli. Bakteret e tuberkulozit, mund të mbijetojnë brenda qelizave të bardha të gjakut.
Malaria mund të prekë të njëjtin person disa herë, pasi plazmodiumi që e shkakton atë vazhdon të ndryshojë, dhe nuk lejon zhvillimin e imunitetit për gjithë jetën. HIV e shkatërron sistemin imunitar, dhe është një kontradiktë të mendohet mund të zhvillohet kundër tij një imunitet natyral.
Së fundmi, koronavirusët (siç është SARS-CoV-2), kanë qenë deri tani një shënjestër e vështirë për studiuesit e vaksinave, pasi ato hyjnë në trup përmes traktit të sipërm të frymëmarrjes. Gjithashtu ato kanë një mbrojtje imune shumë specifike, pothuajse të ndara nga pjesa tjetër e organizmit.
Reagimi i zhvilluar nga qelizat epiteliale që mbulojnë traktin respirator, është i ndryshëm nga ajo e shkaktuar nga organet e tjera të prekura nga infeksioni. Kjo është ndoshta arsyeja, pse ne ende nuk e dimë nëse vaksinat anti-Covid, shumë efektive në mbrojtjen ndaj sëmundjes me simptoma, do të jenë gjithashtu në gjendje të sterilizojnë plotësisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga mundësia e një infektimi nga asimptomatikët./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/non-esiste-un-vaccino-per-ogni-infezione
50 deri 100 milion njerëz mendohet se vdiqën në të gjithë bo...
Pesha e pandemisë iu bë e qartë mjekes së Urgjencës në një s...
Ne jemi në luftë me një virus që është duke vrarë amerikanët...
Nga Roger Kimball “The Spectator”“I zhgënjyer, por jo i befa...
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...