Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Nga Roger Kimball ?The Spectator?
?I zhgënjyer, por jo i befasuar?. Kjo fjali mendoj se e përshkruan ndjenjën time fillestare në lidhje me pushimin nga Gjykata e Lartë të padive të ngritura nga shteti i Teksasit kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Uiskonsin, Pensilvani, Xhorxhia dhe Miçigan.
Teksasi argumentoi se ato 4 shtete kishin shkelur të drejtat civile të qytetarëve, duke favorizuar disa votues mbi të tjerët, në shkelje të hapur të klauzolës që ofron barazia e votës në Amendamentin 14-të.
Një analist shkroi ?Me këtë vendim është shfuqizuar Kushtetuta, Amerika nuk është më
një republikë demokratike?.Trishtohem kur e pranoj se ai mund të ketë të drejtë. Kur Benxhamin Frenklin, u pyet duke dalë nga Konventa Kushtetuese e vitit 1787, se çfarë lloj qeverisje kishin projektuar ai dhe kolegët e tij, dhe ai tha:?Një republikë zonjë, në rast mund t?a mbani atë!?.
Një ndër shumë arsyet pse është e vështirë të mbash një republikë demokratike, është presioni i vazhdueshëm për të shndërruar një parti në partinë e regjimit. Kjo ishte në fakt arsyeja kryesore pse Themeluesit e Kombit,ishin dyshues ndaj partive politike. Ata shqetësoheshin se partitë do të çonin në atë që ata e quajtën ?fraksion?, dhe fraksioni ishte një ftesë e përhershme për korrupsion.
Gjërat funksionojnë kështu. Një pjesë e popullatës bashkëpunon me politikanët që premtojnë dhe garantojnë favorizime në këmbim të votave, që nxisin një kulturë të korrupsionit. Ju më ndihmoni këtu, dhe unë ju lë me testament aparatin legjislativ të shtetit. Dhe kjo është origjina e ?Kënetës?.
Gjykata nuk u shpreh fare mbi argumentet që shteti i Teksasit paraqiti në paditë e tij në lidhje me manipulimin e votës. Por vetëm tha që Teksasi nuk ishte ligjërisht në gjendje të ngrinte padi kundër shteteve të tjera. Me pak fjalë, e rrëzoi padinë ?për mungesë respekti ndaj Nenit III të Kushtetutës?.
Shtetet ?’konservatore? përpiqen qët?i zhvillojnë zgjedhjet me ndershmëri, duke ndërmarrë hapa për të identifikuar votuesit e ligjshëm, dhe për të siguruar që votat e mbledhura të jenëtë ligjshme. Ndërkohë shtetet ?progresive? përpiqen të arrijnë rezultatin e tyre të dëshiruar elektoral duke mbledhur fletëvotimet, duke zbutur rregullat mbinumrin e ID-ve të votuesve, dhe përgjithësisht duke parë se çfarë bën pala tjetër.
Gjithsesi ai vendim nuk është fundi i botës për ekipin e ekspertëve ligjorë të Donald Trump. Përpjekjet e tyre po vazhdojnë akoma deri më 14 dhjetor, kur trupa e Kolegjit Zgjedhor do të mblidhet për të hedhur votën e tij. Këto vota do të certifikohen më 6 janar përpara një seance të përbashkët të Kongresit.
Problemi është se koha po ikën. Presidenti Trump shkroi së fundmi?Sapo kemi filluar të luftojmë!? E admiroj shpirtin e tij luftarak. Por pyes veten sesa efikase do të jetë ajo. Dhe kjo më rikthen në deklaratën e analisti mbi fatin e Kushtetutës dhe republikën demokratike që trashëguam nga Themeluesit.
Ju nuk keni nevojë për Isak Njutonin për të kuptuar se çfarë është një inerci shumë e fortë. Fuqitë që janë në fuqi, pra kompleksi industrialo-mediatik që përfaqëson establishmentin, ka urdhëruar që Xho Bajden të fitojë zgjedhjet e vitit 2020.
Pra ?njerëzit kanë folur?. Problemi është, disa prej tyre mund të flasin dy ose më shumë herë, dhe kjo gjë ka ndodhur. Unë besoj se zgjedhjet presidenciale të këtij viti ishin të manipuluara. Dhe mashtrimet ishin të suksesshme. Për shkak të tyre, Xho Bajden duket se ka marrë më shumë vota sesa Donald Trump. Votat shtesë për Bajdenin, besoj se janë të paligjshme. Ndoshta ?parregullsitë? (një fjalë elegante në vend të termit ?manipulim?) me makineritë e votimit elektronik të kompanisë ?Dominion?, llogaritën si të Bajdenit jo pak vota nga të Trump.
Por shumica ishin nga cunami i fletëvotimeve me postë, 90-100 milionë. Dhe ky nuk ishte manipulim i realizuar aty për aty. Ishte një fushatë e planifikuar mirë. Ndoshta Kina ka
pasur një rol në të. Në çdo rast, disa e kuptuan që Covid-19 ishte mbulesa e përsosur për manipulimin e votës në një shkallë industriale.
Duke pasur sukses një herë, ajo do të përdoret përsëri. Këtë verë, kur ?protestuesit paqësorë? po ivinin flakën qyteteve amerikane, unë i krahasova ato ngjarje me grindjet e fundit të viteve 1960-1970. Tani them se isha shumë i butë. Një krahasim më i mirë, mendoj se është Amerika rreth vitit 1858 apo edhe 1768.
Unë nuk jam i sigurt se çfarë bëjnë tani Donald Trump. Opsionet e tyre në dispozicion po pakësohen. Por dhjetëra miliona njerëz besojnë se dyshja Bajden-Herris janë të paligjshëm. Skandalet mbi Hanter Bajden po shpërthejnë kudo, ashtu siç është skandali i marrëveshjeve të fshehta me mediat kryesore për të mbuluar këtë skandal, dhe roli i madh që ka vetë Xho Bajden në të.
Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Por e di se ata që mendojnë se Xho Bajden përfaqëson kthimin e ?normalitetit? do të zhgënjehen shumë. Ndoshta ai do të inaugurohet si presidenti sipas parashikimit më 20 janar. Ndoshta. Por unë dyshoj se 2020 ka ende disa hile të tjera nën mëngë, që mund të përdoren në javët e para të vitit të ri./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://spectator.us/america-democratic-republic-election-supreme-court/
Berlin 1924, rrugët e qytetit tronditen nga një zhurmë e for...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Ju mund ta shihni veten duke u rrëzuar një boshllëk të pafun...
Gënjeshtra më e përmendur nga mohuesit ekzistencës së virusi...
Nga Jeffrey Folks “American Thinker”Le ta themi fare hapur:a...
Nga Janan GaneshAmerikanët po përjetojnë restaurimin e oliga...
Nga David Gardner “Financial Times”Këshilli Evropian duhet t...
Nga Larry Bell “Newsmax”Gjatë fushatës së tij elektorale ane...
Me dy vaksina anti-Covid gati për të marrë miratimin e autor...
Nga Lisa Bortolotti&Anna Ichino “The Conversation”Muajt e fu...
Disa vjet më parë, një studim që shtroi këtë pyetje dha këtë...
Nga Moisés Naím “El Pais”Interneti i sotëm nuk është as glob...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga ...
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Nga Katya Sedgwick “The Specator”Ashtu si shumë amerikanë të...
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Nga Olivier Roy “Internazionale”Si humbi kaq rëndë Armenia n...
Dihet që alkooli ka shumë efekte negative mbi shëndetin tonë...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...