web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miti i rremë se Rusia mbron Perëndimin

7 Dhjetor 2020, 08:00, Blog CNA

Nga Olivier Roy ?Internazionale?

Si humbi kaq rëndë Armenia në konfliktin mbi Nagorno-Karabakun? Ne dimë arsyet teknike:në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik, Armenia, qëkishte një traditë të madhe ushtarake brenda ushtrisë cariste dhe më pas asaj sovjetike, kishte një avantazh për sa i përket kapacitetit luftarak në krahasim me Azerbajxhanin.

Për këtë arsye në vitin 1994, ajo arriti të rimerrte Nagorno-Karabakun, si dhe territore të tjera mëdha azere aty pranë. Po ky avantazh është zhdukur që nga viti 2003, me ardhjen në pushtet në Baku të Ilham Alijev. Buxheti ushtarak i Azerbajxhanit, është 7 herë më i madh se ai i Armenisë, dhe popullsia azere është bërë 3 herë më e madhe.

Që nga fillimi i viteve 1990, Armenia ka hyrë në një krizë demografike. Marrëveshjet ushtarake me Rusinë dhe Turqinë, kanë bërë të mundur përmirësimin e kapaciteteve dhe aftësive të ushtrisë së Azerbajxhanit, ndërsa të ardhurat nga shitja e hidrokarbureve, kanë mundësuar blerjen e sasive të mëdha të armëve, sidomos të dronëve ushtarakë të prodhuar nga kompanitë turke dhe ato izraelite.
Azerbajxhani është një klient i shkëlqyeshëm për tregun botëror të armëve. Regjimi atje është i qëndrueshëm, dhe mund të zhvillojë një strategji afatgjatë. Ndërkohë, buxheti ushtarak i Armenisë është shumë i ulët, dhe mbi të gjitha ai është i kufizuar nga korrupsioni dhe neglizhenca e zyrtarëve, dy elementë të përforcuar nga destabiliteti politik.

Ajo që u përball me forcat azere dhe aleatët e tyre në shtator, ishte një ushtri e demoralizuar dhe e pafuqishme. Por kjo nuk shpjegon gjithçka. Dihej prej 15 vitesh që Azerbajxhani po riarmatosej për të rimarrë një territor që e konsideron të tijin.

Presidenti Ilham Alijev, i vendosur të distancohet nga kujtesa e babait të tij Hejdar Alijev, president i humbjes 26 vite më parë, e bëri këtë çështje një kauzë personale. Ndaj në sulmin e Azerbajxhanit nuk pati asnjë lloj befasie:tensioni ziente për më se 2 vite në vijën e armëpushimit, dhe rusët të mirë-vendosur në të dyja vendet, ishin në dijeni të saj që pritej. Befasuese është mungesa e një parashikimi nga ana e Armenisë. Pa dashur të mohojmë peshën e paaftësisë, korrupsionit dhe destabilitetit politik, apo disproporcionin midis forcave në terren, duhet marr parasysh një faktor tjetër:Jerevani llogariti mbështetjen e palëkundur të Moskës kundër një kërcënimi ?turk? dhe mysliman.

Pra besoi në imazhin e një Rusie të krishterë, si llogorja e fundit e Perëndimit në vijën e madhe ndarëse me Islamin. Duke pasur parasysh këtë rol, Rusia mund t`a kishte dekurajuar Azerbajxhanin nga ndërmarrja e sulmit. Përkundrazi, Moska lejoi mposhtjen e Armenisë. Për 20 vjet me radhë, imazhi i një Rusie ?të krishterë?ishte pikturuar nga ekspertë gjeopolitikë perëndimorë pranë ekstremit të djathtë, që duan t?i lidhin çështjet e emigrimit me ato gjeostrategjike.

Ata kanë promovuar idenë që një Perëndim i kërcënuar nga Islami, ka Rusinë si mbrojtësen e tij të fundit. Nga këtu e ka origjinën një temë e përsëritur në qarqet ushtarake:duhej t?i qëndronim përkrah serbëve në Bosnjë dhe Asadit në Siri.

Por kjo qasje do të thotë të mos kuptosh asgjë nga vizioni i Rusisë, që bazohet tek realpolitika dhe tek një koncept i veçantë rus dhe shumë pak ?perëndimor? (dhe madje edhe më pak të krishterë) të strategjisë ushtarake. Moska dëshiron të rivërë nën kontroll?oborrin? e saj pranë shtëpisë.

Myslimanët nuk janë pengesë, por një kartë si çdo lloj karte tjetër, që është përdorur tashmë për t?i ulur kokën Gjeorgjisë (duke mbështetur abkazianët dhe agjarët). Por Moska ka luajtur me kartën e Islamit, edhe për të rimarrë kontrollin e Çeçenisë.

Çeçenia është i vetmi territor i Këshillit të Evropës ku është në fuqi ligji i Sheriatit, dhe kjo me bekimin e Carit të gjithë Rusisë. Natyrisht kjo nuk i pengon mediat ruse që të tallen me islamizimin e periferisë së Francës,dhe as diktatorin çeçen që të shfaqë simpati për bashkatdhetarin e tij të ri që vrau profesorin Samuel Pati.

Sot është Azerbajxhani, ai që e lejon Moskën të rivërë nën kontrollin e saj Armeninë. Turqia nuk është më armiku që Perandoria Osmane ishte për Rusinë. Dhe nëse Erdogan tenton të luajë rolin e një Kalifi, politikat e tij janë më pak osmane se sa ai vetë.

Në 3 fronte (Siri, Libi dhe Azerbajxhan) forcat turke dhe aleatët e tyre, bashkëjetojnë me
ato ruse dhe aleatët e tyre, dhe askush nuk e di në cilën anë janë njëri apo tjetri. Humbjet që i shkaktojnë njëra-tjetrës, trajtohen si aksidente fatkeqe apo si mesazhe reciproke.
Më rëndësi ka pragmatizmi, ose më saktë cinizmi. Nëse duam që të flasim për strategji, duhet të kemi një këndvështrim më racionale të konflikteve. Cinizmi rus mund të na ndihmojë, ose të na detyrojë, që ta bëjmë këtë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.internazionale.it/opinione/olivier-roy/2020/12/06/mito-russia-occidente





Lajmet e fundit nga