Pse rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është shumë i dyshimtë
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësishme. Por deri tani kjo sëmundje ka marrë 33 milion jetë njerëzish, ndërsa 38 milion njerëz ishin pozitivë me HIV deri në fund të 2019.
Nëse 30 vjet më parë, në SHBA, AIDS ishte shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë, sot, falë fushatave parandaluese, diagnozës së hershme, terapive antiretrovirale dhe trajtimit të infeksioneve të lidhura me të, njerëzit me këtë sëmundje kanë mundësi ta menaxhojnë gjendjen e tyre si një sëmundje kronike dhe nëse diagnoza dhe më pas terapia nis në kohë, jetëgjatësia e të sëmurit është gati e krahasueshme me atë të individëve që nuk e kanë këtë sëmundje.
Në vitin 2019, 68 për qind e të rriturve dhe 53 për qind e fëmijëve me HIV-AIDS, kishin qasje në terapi antiretrovirale (RTSH), një kombinim i barnave të afta që ta pengojnë virusin të shumohet në trup, dhe të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, si midis dy partnerëve seksualë, por edhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji.
Gjithsesi, në disa pjesë të botës, stigma shoqërore që e rrethon këtë sëmundje, si dhe varfëria e shtojnë ekspozimin ndaj situatave të rrezikshme, dhe e bëjnë të vështirë qasjen në testime dhe kurime të vazhdueshme, efektive dhe të përballueshme. Kjo nënkupton që shumë njerëz nuk mund të përfitojnë nga përparimet mjekësore.
Vitin e shkuar 690.000 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me HIV-in, dhe 1.7 milionë ishin të infektuarit e rinj. Dy të tretat e njerëzve me këtë sëmundje (25.7 milion) jetojnë në Afrikë. Në rajonin nën-Saharian, 4.500 vajza dhe gra të reja midis moshës 15-24 vjeçe, preken çdo javë nga ky infeksion.
Mungesa e qasjes në shërbimet shëndetësore për shkak të Covid-19, mund të ketë efekte shkatërruese për pacientët me HIV pozitiv. Ndërsa në Afrikën Jugore dhe Lindore infeksionet e reja kanë rënë me 38 për qind që nga viti 2010, në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka pasur një rritje prej 72 për qind të rasteve gjatë së njëjtës periudhë.
Një rritje prej 22 për qind u vërejt gjithashtu në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe një rritje prej 21 për qind ka në Amerikën Latine. Në të gjithë botën, çdo 100 sekonda një fëmijë ose i ri nën moshën 20-vjeçare, preket nga HIV-AIDS.
Sipas OBSH, popullatat më të prekshme janë burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, njerëz që përdorin drogën me shiringa, të burgosurit, prostitutat dhe klientët e tyre, gra të reja nga disa zona afrikane, dhe disa komunitete autoktone.
Për të mposhtur plotësisht HIV-in, do të duhej një vaksinë, e cila për fat të keq, pavarësisht dekadave të hulumtimit, nuk është gjetur ende. Kjo kryesisht për shkak të aftësisë së virusit HIV për ta kamufluar shumë mirë antigjenin, proteinën që duhet të shkaktojnë mbrojtjen imunitare. Megjithatë, aktualisht ka disa teste klinike dhe terapi të reja që po studiohen./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Nga David RobsonMë 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, ...
Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”Tifozët e futbollit janë me fat q...
Nga Jason D. Meister “Newsmax”Jo Biden nuk është një politik...
Nga Manuel PeruzzoAngela Merkel është një mister:ajo nuk bën...
Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur ng...
Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndr...
Nga Vera Mironova “Foreign Policy”Në tetor, një djalë 16-vje...
Nga Ben Shapiro “Fox News”Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur py...
“Der Spiegel”Zhoao Doria kishte kohë që e priste atë dërgesë...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Ju mund të keni dëgjuar shumë g...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...