Mitet e rreme mbi ushqimet, që na dëmtojnë më shumë sesa na ndihmojnë
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zezë në qendër të galaktikës sonë, që ka një masë rreth 4 milion herë më të madhe se ajo e Diellit, sesa ishte vlerësuar deri më tani. Në këtë përfundim mbërrin një studim i ri nga studiuesit e një projekti japonez të astrometrisë, një degë që merret me matjet, pozicionet dhe lëvizjet e objekteve qiellore, që kanë zhvilluar një hartë të re tredimensionale të Rrugës së Qumështit.
Përmes saj, ata kanë treguar se jo vetëm që jemi më pranë vrimës së zezë super të madhe, por gjithashtu se po lëvizim pak më shpejt sesa vlerësohej deri më tani. Por e theksojmë që në fillim, se nuk ka asnjë arsye për t?u shqetësuar.
Këto të dhëna, të botuara në botimin e ?Shoqërisë Astronomike të Japonisë?, nuk do të thonë se po i afrohemi një vrime të zezë, por përkundrazi se kjo hartë e re na jep një masë më të saktë të distancës midis nesh dhe Shigjetarit A*.
Pas 15 vitesh mbledhje të dhënash, duke përdorur teknikën e interferometrisë, nga teleskopët në të gjithë Japoninë (për të pasur një rezolucion të barabartë me një teleskop me diametër 2.300 kilometra), studiuesit e projektit Vera, i kombinuan ato me të dhëna nga vëzhgime të tjera të kohëve të fundit, për të krijuar atë që në thelb është harta më e saktë tredimensionale e pozicionit dhe shpejtësisë së Rrugës së Qumështit.
Duke identifikuar pozicionin dhe shpejtësinë e rreth 99 objekteve qiellore, ekipi ishte në gjendje të llogariste se vrima e zezë shumë e madhe që gjendet në qendër të galaktikës sonë është në fakt 25.800 vjet dritë larg nga Toka, dhe për këtë arsye gati 2.000 vjet dritë më afër sesa vlerësohej më parë.
Në vitin 1985, Unioni Astronomik Ndërkombëtar, e kishte identifikuar atë vrimë në një distancë 27.700 vjet dritë nga ne, ndërsa vitin e kaluar ai u rillogarit dhe u pozicionua në një distancë më të shkurtër, të barabartë me 26.673 vjet drite.
Të dhënat treguan gjithashtu se Toka po lëviz më shpejt sesa mendonim. Sipas disa modeleve të mëparshme, shpejtësia orbitale ishte rreth 220 kilometra në sekondë, ndërsa sipas rezultateve të hartës së re, planeti ynë udhëton me një shpejtësi më të madhe, të barabartë me 227 kilometra në sekondë.
Studiuesit shpresojnë tani që ta përsosin këtë hartë, veçanërisht duke vëzhguar objektet më të afërta me vrimën e zezë, dhe duke bashkëpunuar me një projekt edhe më të madh, Rrjetin Vlbi të Azisë Lindore, për të rritur gamën e radioteleskopëve./ Përshtati në shqip CNA.al
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Nga David RobsonMë 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, ...
Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”Tifozët e futbollit janë me fat q...
Nga Jason D. Meister “Newsmax”Jo Biden nuk është një politik...
Nga Manuel PeruzzoAngela Merkel është një mister:ajo nuk bën...
Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur ng...
Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndr...
Nga Vera Mironova “Foreign Policy”Në tetor, një djalë 16-vje...
Nga Ben Shapiro “Fox News”Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur py...
“Der Spiegel”Zhoao Doria kishte kohë që e priste atë dërgesë...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Ju mund të keni dëgjuar shumë g...
Nga Daniel ImmerwahrNë vitin 1939, pak para pushtimit gjerma...
Për shumicën e perëndimorëve, Rruga e Mëndafshit nxit imazhe...
Që nga fillimi i pandemisë, roli i simptomatikëve ka qenë nj...
Nga Alessio PerroneTani që kompanitë Pfizer dhe Moderna, duk...
Ishte një tragjedi aq e madhe, saqë ukrainasit shpikën një f...
Autoritetet shëndetësore, thonë se arma më e përhapur anti-C...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...