Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Daniel Immerwahr
Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë të pazakontë. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte në gjendje t`a mbronte botën nga nazistët, i tha Lothian presidentit Franklin Delano Roosevelt. ?Qytetërimi anglo-sakson? kishte nevojë për një kujdestar të ri.
Skeptri po binte nga duart e britanikëve, shpjegoi më tej Lothian, dhe Shtetet e Bashkuara duhet që ta ?rrëmbejnë atë?. Megjithëse i bërë në mënyrë jozyrtare, ai ishte një përgjërim i jashtëzakonshëm. Londra ishte e gatshme të hiqte dorë, dhe ta linte Uashingtonin të drejtonte botën.
Por Roosevelt nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Madje në fakt, u ndje i ofenduar. ?Unë u tërbova nga inati. E kush ishin britanikët që të na hidhnin në prehër barrën e tyre? Ruajtja e civilizimit ishte puna e tyre. Në atë kohë ushtria e Shteteve të Bashkuara ishte vetëm pak më e madhe se ajo e Bullgarisë, me shumë pak aftësi për të frenuar forcat jo liberale në Evropën Qendrore?- shkroi në atë kohë presidenti amerikan në ditarin e tij.
Por ajo ishte ndoshta hera e fundit që një president, do të ishte kaq i paqartë mbi hegjemoninë e SHBA. Siç e shpjegon Stephen Wertheim në librin e tij të ri ?Nesër, bota?, Lufta e Dytë Botërore ishte ajo që ndryshoi mendjen e Roosevelt, dhe të thuajse të gjithë atyre që ishin përreth tij.
Rënia e Francës në vitin 1940, i bindi udhëheqësit amerikanë mbi nevojën për të hyrë në atë konflikt. Në vitin 1941, botuesi Henry Luce shkoi më tej dhe propozoi një ?Shekull Amerikan?, një rend global të pasluftës i udhëhequr nga vlerat, institucionet dhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara.
Në fillim ideja e Luce ishte e diskutueshme, por në fund të luftës u duk e pashmangshme. Deri në atë kohë, ushtria amerikane e zmadhuar me shpejtësi, kishte fituar terren në të gjithë planetin, dhe Uashingtoni hezitonte të hiqte dorë. Siç deklaroi pasardhësi i Roosevelt, HarryTruman në Kongres, në fundin e vitit 1945:?Ne duhet të ruajmë vazhdimisht epërsinë tonë në tokë, det dhe ajër?.
Sot, Pentagoni kontrollon rreth 750baza në rreth 80 vende dhe territore të huaja. Edhe në mungesë të trupave në tokë, dronët amerikanë qëndrojnë pezull në qiell, duke mbikëqyrur njerëzit, dhe duke qëlluar herë pas here me raketa ndaj tyre.
Sipas llogaritjeve të Byrosë së Gazetarisë Investigative, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë njerëz në 5 vitet e fundit nga sulmet ajrore, sesa nga të shtënat e policisë. Argumenti për këtë praktikim të përhapur të dhunës është i njohur. Po të mos ishte ushtria amerikane, bota do të ishte e paligjshme dhe e rrezikshme.
?Nëse jemi të detyruar ta përdorim forcën, kjo është për shkak se ne jemi Amerika; jemi kombi i domosdoshëm. Ne jemi më të mëdhenj dhe shohim më larg në të ardhmen sesa vendet e tjera?- deklaroi dikur Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e presidentit BillClinton.
Një vetë-vlerësim i tillë është sfiduar shpesh, por kurrë më shumë se sa tani. Në 4 vitet e tijpresidenti Donald Trump kultivoi konceptin se Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë asgjë tjetër në botë, përveç interesit të tij personal. Ai përbuzi marrëveshjet ndërkombëtare, pati marrëdhënie të ngrohta me diktatorët, dhe e bëri qesharake idenë që SHBA mund të jetë një arbitër i paanshëm në çështjet botërore.
Ndonëse dukej më pak i fokusuar në udhëheqjen globale sesa paraardhësit e tij, kjo nuk ndodhi për shkak të respektimit të normave ndërkombëtare. Ashtu si vrasja e George Floyd e thelloi krizën e legjitimitetit të policisë amerikane, edhe presidenca Trump vuri në pikëpyetjepolitikën e jashtme të Uashingtonit.
Me siguri Joe Biden, që ka premtuar t?i japë fund qasjes së ashpër ndaj aleatëve, do të rivendosë imazhin ndërkombëtar të Amerikës. Por, a do të ndryshojë diçka nga zgjedhjet e tij në një nivel më të thellë? Dy libra të rinj hedhin dritë mbi këtë.
Njëri, me autor ish-Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, i sheh Shtetet e Bashkuara si një ?fanar për njerëzit e shtypur kudo në botë?, që nën Trumpin, u larguan përkohësisht nga misioni i tyre. Tjetri, nga politologu konservator australiano?britanik Patrick Porter, i cili i cilëson argumente të tilla si një trillim të paqartë.
Për Porter, Trump është ?më pak një devijim sesa një kulm?.Gates ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, shefi i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, midis posteve të tjera. Në mënyrë të pazakontë, ai ka pasur poste të larta nën presidentët demokratë dhe republikanë.
Ai e ka quajtur Biden ?një njeri me integritet të mirëfilltë? dhe Trump ?të papërshtatshëm për të qenë Komandant i Përgjithshëm?.Libri i tij i fundit ?Ushtrimi i fuqisë?, ofron një panoramëtë zymtë të botës. Vendi është ?sfiduar në çdo front?, beson Gates.
Vendet ku Shtetet e Bashkuara duhet të policojnë janë Irani, Iraku, Afganistani dhe Lindja e Mesme. Gates fajëson për krizën ?liderët politikë të kohëve të fundit?, të cilët kanë përdorur pushtetin në mënyrë të pahijshme. Ata janë mbështetur më shumë tek ushtria, duke lënë pas dore ?instrumente të tjera? të fuqisë, si bindja, tregtia, ndihma, sanksionet, marrëdhëniet me publikun dhe veprimet e fshehta.
Ajo që kërkon ai në thelb është një reformë:më pak përplasje, më shumë policim në komunitet. Një ushtrim më i zhdërvjellët i ndikimit, argumenton ai, do të mbështesë supremacinë e Shteteve të Bashkuara, dhe ?do të garantojë që autoritarizmi, i mundur dy herë në shekullin XX, të mos dominojë në shekullin XXI?.
Largimi nga militarizmi, do të thotë të pranosh kufijtëe ndikimit të SHBA. Në një moment, Gates diskuton mbi Korenë e Veriut, e cila vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor. Aibeson se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht nga armët e veta bërthamore, porçdo përpjekje për t`a detyruar t`a bëjë këtë mund të shkaktojë një luftë të madhe.
Presidentët e SHBA, duhet të shmangin ndërhyrjen me forcë, shkruan Gates, përveç nëse ekziston ?një kërcënim për interesat jetike amerikane?. Çështje të tilla janëedhe në thelbin elibrit të Patrick Porter ?Premtimi i rremë i rendit liberal?.
Sipas tij, çështja nuk është se politikë?bërësit si Gates janë hipokritë. Vetë ideja e një ?rendi liberal? është kontradiktore. Liberalizëm, në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të thotë liri, barazi dhe pëlqim, ndërsa rendet botërore janë hierarki që qëndrojnë në këmbë?bazuar në kërcënimin e forcës?.
Shtetet e Bashkuara, shkruan Porter, janë ?hegjemonia më e butë deri më tani?. Por është gjithsesi një hegjemoni, dhe hegjemonia përfshin dominimin. Merrni për shembull çështjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, që u krijua, në vitin 1998, pas gjenocidit në Ruanda.
Gjykata premtoi të ishte kolona e një sistemi të bazuar në rregulla, duke nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por kur u bë e qartë se rregullat do të zbatoheshin edhe për Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni kundërshtoi.
?Forcat e armatosura amerikane kanë një rol unik paqeruajtës, të vendosura në vendet e nxehta nëpër botë. Po sikur ushtarët amerikane të arrestoheshin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit? Ne nuk mund t?i ekspozojmë njerëzit tanë ndaj këtyre lloj rreziqeve?- thaDavid Scheffer ambasadori i parë i përgjithshëm i vendit për çështjet e krimeve të luftës.
Dhe në vitin kur gjykata hapi dyert, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalon ndihmën ushtarake (me përjashtime) ndaj çdo vendi që dëshiron të respektojë gjykatën. Ligji autorizoi ushtrinë amerikane të lironte personelin amerikan ose çdo aleat të burgosur nga gjykata, duke i dhënë atij pseudonimin ?Akti i Pushtimit të Hagës?.
E tillë është mënyra e ushtrimit të hegjemonisë, argumenton Porter. Bërësit e rregullave nuk janë përgjithësisht zbatues të rregullave.
A kanë në fund SHBA-tënjë zgjedhje? Në fakt jo, shkruan Gates. Me SHBA në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos. Pyetja për Gates nuk është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbretërojnë, por si duhet që ta bëjnë këtë.
Një dorë ndryshe, shpreson ai, mund ta rikthejë vendin në rolin e tij të nevojshëm. Ky restaurim do ta vendosë Amerikën sërish në krye të tryezës, siç e ka thënë Biden. Porter ka këshilla të ndryshme:të braktisë rolin që ka aktualisht. Sistemi me në qendër SHBA-në u ndërtua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomia amerikane ishte më e madhe se 4 ekonomitë e ardhshme më të mëdha së bashku.
Sot, sipas disa parametrave, ajo është më e vogël se ajo e Kinës. Kriza e epërsisë amerikane po zgjat prej dekadash, dhe sot sipas Porter ka arritur kulmin e saj. Për të, një kurs më i mirë për hegjemonen e plakur, do të ishte një ?rënie e hijshme?.
Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të hiqte dorë nga koncepti se trupat e tij ose vlerat e tij duhet të dominojnë planetin. Ajo nuk do të nënkuptojë tërheqje nga punët e kësaj bote, thjesht përshtatje në një arenë ndërkombëtare ku fuqitë janë më të niveluara
Marrë me shkurtime nga The New Yorker
Për shumicën e perëndimorëve, Rruga e Mëndafshit nxit imazhe...
Që nga fillimi i pandemisë, roli i simptomatikëve ka qenë nj...
Nga Alessio PerroneTani që kompanitë Pfizer dhe Moderna, duk...
Ishte një tragjedi aq e madhe, saqë ukrainasit shpikën një f...
Autoritetet shëndetësore, thonë se arma më e përhapur anti-C...
Nga Andreë Hammond “Arab News”Rreth 3 javë pas zgjedhjeve pr...
Ndaluni një moment dhe pikturoni një banane në mendjen tuaj....
Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botë...
Nga R.Daniel Kelemen “Politico.eu”Titujt kryesorë në media k...
Në mesin e një lufte tregtare në vazhdim, një beteje përshka...
Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qe...
“The Economist”Çfarë ndryshimesh mund të sjellë një grindje ...
Nga Paul Hudson “Financial Times”Jemi duke hyrë në një fazë ...
Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e ...
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fu...
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopik...
“Fox News”Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi ...
Gjatë gjithë viteve të arta të “Pax Americana”, familja Kene...
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...