Çfarë ndodhi me Jelekëverdhët në Francë?
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Gjatë gjithë viteve të arta të ?Pax Americana?, familja Kenedi u bë sinonim i bukurisë, magjepsjes dhe suksesit politik. Por pas shkëlqimit të kësaj familje amerikane, janë disa nga ngjarjet më tragjike që i kanë ndodhur ndonjëherë një familje.
Mendohet se mallkimi Kenedi nisi me Zhozef Kenedi Xhunior, djali i madh i Zhozef P. Kenedi. I Lindur në vitin 1915 menjëherë pas përfundimit të mandatit të dytë të gjyshit të tij si kryetar i Bashkisë së Bostonit, Zhozef Xhuniorin e priste një karriere politike e mirë. Madje gjyshi i tij u deklaroi gazetave lokale:?Ky fëmijë është presidenti i ardhshëm i kombit!?.
Dhe në fakt, familja e tij bëri gjithçka që mundi që një ditë të shihnin Zhozefin e ri në Zyrën Ovale. Në funksion të këtij qëllimi i ati ishte aq i përkushtuar ndaj imazhit të familjes së tij, saqë e mbante fshehur motrën e vogël të Zhozef Xhunior, Rozmarinën, që vuante nga sëmundje mendore. Ai u diplomua në Harvard, ndërsa u përfshi në luftën e dytë botërore si pilot. Humb jetën në gushtin e vitit 1944 në një incident me avionin e tij mbi bregun lindor të Anglisë, në moshën 29-vjeçare. Mallkimi goditi sërish gati 20 vjet më vonë. Pas vdekjes së vëllait të tij të madh, Xhon F.Kenedi u bë shpresa e familjes për presidencën.
Pasi shërbeu si kongresmen dhe senator, Xhoni fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 1960. Me gruan e tij Zhaklin, ai simbolizonte optimizmin dhe energjinë e asaj periudhe në SHBA.
Edhe pse çifti i ri ishte një idhull në media, ata pësuan disa ngjarje private tragjike. Shtatzënitë e Zhaklinës ishin të gjitha të vështira. Shtatzënia e saj e parë përfundoi me një abort spontan, e dyta me lindjen e një fëmije të vdekur. Shtatzënia e saj e tretë solli lindjen e e vajzës Karolin. Pas saj do lindte Xhon Xhunior.
Në gushtin e vitit 1963 familja humbi fëmijën tjetër Patrikun. Pas asaj ngjarje presidenti Kenedi akordoi një fond prej 265 milionë dollarë për kërkime në mjekësinë neonatale, duke shpëtuar jetë të panumërta përmes përparimeve mjekësore.
Presidenti u vra në një atentat më22 nëntor 1963 në Dallas. Mallkimi do të ndiqte edhe vëllain e tij Robert Kenedi. Kur Xhon u bë president, Robert u emërua Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara me këmbënguljen e babait të tyre.
Në vitin 1968, Robert nisi fushatën e tij presidenciale, duke fituar garat e para brenda-partiake në Dakotën e Jugut dhe Kaliforni. Më 5 qershor 1968, Sirhan Sirhan, një 24-vjeçar palestinezo-amerikan, që ishte zemëruar me Kenedin për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin, e qëlloi atë për vdekje me një pistoletë në hollin e Hotel Ambasador.
Mallkimit nuk i shpëtuan as fëmijët e Robert Kenedit. I lindur në vitin 1958 si i gjashti nga 11 fëmijët e Robertit dhe gruas së tij Etel, Majkëll Kenedi pati një fëmijëri të bukur deri kur u vra u ati. Ashtu si i ati u diplomua për drejtësi në Harvard, dhe pas diplomimit zgjodhi të përqendrohej në karrierën e tij si jurist dhe jo në politikë. Në dhjetorin e vitit 1997, ishte duke pushuar me miqtë dhe familjen në Aspen të Kolorados. Rrëzohet aksidentalisht gjatë skijimit, dhe dëmtimet e rënda në kokë i marrin jetën në moshën 39-vjeçare. Që në moshë të hershme, Xhon Kenedi Xhunior ishte shumë familjar me vdekjet familjare që lidheshin me ?mallkimin Kenedi?.
Ai ishte vetëm 3-vjeç, kur i dha lamtumirën e fundit babait të vrarë. Ndryshe nga babai dhe xhaxhai, Xhon Xhunior nuk spikati në ndonjë fushë të caktuar. Kur ishte student u përfshi në politikën bashkëkohore liberale. Më pas u mor pak me aktrim, dhe më vonë u apasionua pas fluturimit, duke bërë disa kurse për pilotimin e avionëve të vegjël. Kenedi i ri përsëriti stilin e jetës së babait të tij, duke pasur marrëdhënie me gra të famshme si Sindi Krouford apo Sara Xhesika Parker, përpara se të martohej me Karolin Beset, drejtuese në kompaninë e mirënjohur të modës?Calvin Klein?. Një ditë ai vendosi të merrte gruan dhe motrën e saj për të fluturuar drejt Barnstejbëll në Masaçusets mbrëmjen e 16 korrikut 1999. Xhon ishte i kualifikuar të fluturonte vetëm ditën, ndaj u çorientua dhe u përplas në Atlantik pranë brigjeve të Nju Xhersit. Që të tre vdiqën në çast. Xhon ishte vetëm 38-vjeç.
Mallkimi Kenedi vazhdon të prekë familjen e famshme edhe në ditët e sotme. Në prillin e këtij vitit, Mevi Kenedi Mekin, mbesa e Robert dhe Etel Kenedit, një zyrtare e njohur e shëndetit publik dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, u zhduk në Gjirin Çezapik bashkë me djalin e saj 8-vjeçar Gideon. Pavarësisht këtyre tragjedive, anëtarët e tjerë të familjes kanë refuzuar çdo lloj koncepti mbi një mallkimi që e përndjek këtë familje. Por pavarësisht nëse mallkimi është i vërtetë apo jo, një nga familjet më historike të Amerikës ka vuajtur vërtet më shumë se të tjerët nga tragjedi të rënda./Përshtatur nga CNA.al
Burimi:https://allthatsinteresting.com/kennedy-curse
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Nga Rick Fuentes “American Thinker”Të mbështetur nga media k...
Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do ...
Nga Benjamin Quenelle “Les Echos”Ish-Bashkimi Sojetik po lëk...
Al Kapone ishte gangsteri i fundit. Ai hyri në botën e krimi...
Njerëzit që nuk kanë aktivitet fizik, kanë thuajse 2 herë më...
Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt,...
Në orën e 11-të, në ditën e 11-të të muajit të 11-të të viti...
Të jetuarit gjatë 8 muajve të një pandemie,të nxit të kesh m...
Baret, restorantet, palestrat dhe hotelet. Këto janë vendet ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...