web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse po ndiejmë nostalgji gjatë pandemisë?

14 Nëntor 2020, 07:30, Blog CNA

Të jetuarit gjatë 8 muajve të një pandemie,të nxit të kesh mall për ditët e koncerteve, muzikën live, tubimet e mëdha familjare, dhe madje edhe vizitat e shkujdesura në kafene dhe restorante. Ne kryesisht i merrnim këto aktivitete si të mirëqena, para se virusi të vendoste nën kontroll jetën tonë, tani duke na lënë me një nostalgji të madhe për të kaluarën.

Kompanitë që dixhitalizojnë fotot e familjes dhe koleksionet e videove, po raportojnë një rritje të madhe të shitjeve muajt e fundit. Dhe për këtë përgjegjëse mund të jetë nostalgjia.?Për shkak se njerëzit nuk janë në gjendje që të udhëtojnë dhe të krijojnë përvoja të reja, nostalgjia është shumë në modë?-thotë Miç Goldstoun, shefi ekzekutiv i ScanMyPhotos.com. Që kur në SHBA nisën të zbatohen urdhrat e izolimit në muajin mars, kompania e tij ka parë një rritje gati 625 për qind të kërkesës për shërbimet e tyre. Çdo gjë, nga miqtë e fëmijërisë, deri tek ëmbëlsirat, mund të ndezë ndjenjat e nostalgjisë.

E gjitha kjo shtron pyetjen se si nostalgjia i shërben psikikës sonë. Ekspertët e shëndetit mendor thonë se kjo mund të jetë një thikë me dy presa.?Nostalgjia e mban shoqërinë të mos dalë nga binarët, duke na bërë të kujtojmë pjesët më të mira të së kaluarës?- thotë psikiatrja dhe shkrimtarja Karol Liberman.

?Për shembull, është e rëndësishme që shoqëria amerikane të ndjehet nostalgjike për ditët që Norman Rokuell ka kapur me pikturat e tij?- shton ajo. Tania Peterson, një këshilltare e cila gjithashtu shkruan mbi shëndetin mendor, thotë se nostalgjia mund t?i drejtojë njerëzit drejt kuptimit të jetës, por ajo mund të jetë edhe frenuese.

?Kthimi pas në kohë me ëndje, mund t?ju ndihmojë të kuptoni të tashmen, ju ndihmon të mbani mend dhe të përsërisni ngjarje dhe kohë të lumtura. Por kur nostalgjia shndërrohet në një dëshirë për të kaluarën dhe një pakënaqësi me të tashmen, ajo fillon të na mbajë peng të së kaluarës?– thekson ajo.

Peterson shton se për shkak se kujtimet tona nuk janë gjithmonë të sakta, ne kapemi ndonjëherë pas një realiteti të dikurshëm që nuk ka ekzistuar kurrë në realitet. Ebigail Natanson, punonjëse sociale e specializuar në kujdesin për pacientët që përballen me sëmundje serioze të fundit të jetës, e krahason nostalgjinë me konceptin e ?lidhjeve të vazhdueshme?.

Kjo ide merret me efektin që njerëzit dhe gjërat e së kaluarës kanë në jetën tonë aktuale.

?Në disa aspekte, kjo është vërtet e dobishme. Sidomos kur krijojmë fondacione bamirësie për nder të njerëzve, u vëmë fëmijëve emrat e paraardhësve, dhe jetojmë sipas vlerave të njerëzve që janë të rëndësishëm për ne?– thekson ai.

Gjithsesi, Natanson paralajmëron, se të kaluarit shumë kohë në të shkuarën mund të na bëjë të verbër ndaj mundësive që na ofron e ardhmja.?A po jetojmë sikur e shkuara po ndodh akoma tani, duke i mohuar vetes shansin për një lidhje kuptimplote në të tashmen??- pyet ajo./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga