Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Lufta e vendosur e Britanisë ndaj Gjermanisë Naziste u shndërrua në një mit në dekadat pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por para se imazhet e pilotëve të avionëve ?Spitfire?, ushtarëve këmbësorë në Itali dhe Francë, dhe mbrojtjes së vendosur të atdheut të bëheshin të zakonshme, qëndrimi antifashist i Britanisë varej në fije të perit.
Për një farë kohe, një grupim i vogël por i i vendosur fashistësh, të lindur në familje anti-semite, pro-perandorake u hodh në veprim për të zbatuar edhe në Angli njërën prej filozofive politike më brutale dhe represive në histori.
Grupimi më famëkeq,Union Britanik i Fashistëve – ia detyroi suksesin e tij karizmës së udhëheqësit të saj, Sër Osvald Mozli. I lindur në një familje të pasur në vitin 1896, Osvald Mozli u rrit në mesin aristokracisë elitare të Britanisë dhe trashëgoi titullin Sër.
Ngritja e kapitalizmit e la familjen Mozli në një pozitë të vështirë. Nga njëra anë, statusi i aj politik si fisnikë ra, ndërsa u rrit bota e financave dhe industria. Nga ana tjetër, lëvizja në rritje e Laburistëve, kërcënoi të fuqizonte klasën punëtore britanike, në kundërshtim me të dy klasat e vjetra dhe të reja sunduese.
Osvaldi i ri e kuptoi këtë gjë, duke pasur një mosbesim të madh ndaj punëtorëve, por
dhe një urrejtje të tërbuar ndaj parave dhe kapitalizmit. Ai shërbeu si një toger në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore para se të transferohej në ?Royal Flying Corps?.
Një aksident me avioni shkaktoi një çalim të përhershëm në ecje, por efekti më i madh i asaj lufte, ishte admirimi i tij i sapozbuluar i fuqisë ushtarake britanike dhe gjermane. Zgjedhjet e vitit 1918 u ndikuan nga lufta e fundit. Ushtarët e rikthyer nga fronti, ishin dashamirës ndaj kandidatëve që kishin qenë me ta në llogore, ndaj i riu Mozli u zgjodh deputet i Partisë Konservatore.
Edhe pse nuk kishte thuajse asnjë ide se cilat ishin bindjet e tij politike në atë kohë, ai ishte një folës pasionant dhe imponues. Në vitin 1920, u martua me Sinthia Kurzon, por në të njëjtën kohë do të kishte marrëdhënie me motrën e saj më të vogël dhe njerkën.
Po atë vit, u largua nga Konservatorët në shenjë proteste ndaj ndarjes së Irlandës. Mozli ishte anëtar i ?Bright Young Things?, një grup qejflinjsh të privilegjuar dhe bohemësh të pasur. Në këtë klub, ai takoi Diana Mitford, me të cilën nisi një lidhje. Në 1930, duke u bërë gjithnjë e më i pakënaqur me qeverinë, ai dha dorëheqjen nga posti i tij dhe e humbi vendin e tij në parlament.
Por Mozli kishte një ambicie të re:krijimin e një Partie Naziste në vend. Ai themeloi
Partinë e Re autoritare në vitin 1931, por nuk arriti të fitonte asnjë deputet në zgjedhje. Në këto kushte mendoi se i duhej një qasje e re dhe shpejt u kthye nga fashizmi.
Partia e parë fashiste britanike ishte themeluar në vitin 1923, duke pasur deri në 200.000 anëtarë përpara se fraksionet të luftonin ndaj njëri-tjetrit për mosmarrëveshje të ndryshme. Në vitin 1932, ata kishin nevojë për një shpëtimtar që të mbijetonin, dhe Osvald Mozli u premtoi bashkimin.
Unioni i ri Britanik i Fashistëve (BUF) lindi më 1 tetor 1932, dhe e mbajti tubimin e tij të parë në Sheshin Trafalgar të Londrës vetëm 2 javë më vonë. Me fjalimet anti-semite dhe raciste, tezat e tyre u kopjuan në thelb nga Benito Musolini.
Por ndryshe nga fashizmi italian, BUF u përpoq të tërhiqte në radhët e saj katolikët dhe gratë, 2 grupe tradicionalisht të përbuzura nga klasa sunduese britanike.
Ashtu si Partia Naziste në Gjermani, BUF nisi si një kombinim i një lëvizje politike dhe një grupi paramilitar të quajtur ?Këmishëzinjtë?, kopjuar nga Këmishë-kafenjtë e Hitlerit. Fashistët e Mozlit panë sukses në 2 vitet e para. Anëtarësia u rrit në 50.000 vetë, me një popullaritet të konsiderueshëm në rrethet e klasës punëtore në Anglinë Veriore. Deri në vitin 1934, anëtarësia masive e Mozlit arriti kulmin me organizimin 3 tubimeve të mëdha në Londër.
Uniforma e ?Këmishëzinjve?, u jepej atyre që mblidhnin fonde për partinë. Politikanët britanikë u alarmuan. Në vitin 1936, Mozli ndërmori një tur në Italinë e Musolinit. Atë vjeshtë, u përpoq të organizonte një marshim të fundit në Londër.
Por këtë herë kundërshtarët e tij po e prisnin. Në përleshjen e Cable Street më 4 tetor 1936, rreth 300.000 aktivistë antifashistë bashkuan forcat, për të prishur marshimin e fundit të madh të Këmishëzinjve të Zi në Britani.
Ndërsa 2-3 mijë fashistë marshonin nëpër rrugë dhe policia po përpiqej t?i vrojtonte, protestuesit antifashistë qëlluan mbi mbi ta me shkopinj, gurë dhe perime të kalbura. 150 protestues u arrestuan dhe rreth 175 njerëz u plagosën.
Vetëm dy ditë më vonë, Mozli u martua me Diana Mitford në shtëpinë e ministrit nazist të propagandës Jozef Gebels. Adolf Hitleri ishte i ftuar nderi në dasmë. Por kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe sidomos pas rënies së Francës, opinioni publik u kthye kundër Osvald Mozlit.
Ai dhe bashkëshortja u burgosën si tradhtarë në vitin 1940. Të liruar në vitin 1943, ata mbajtën një profil të ulët, por nuk u penduan për bindjet e tyre. Pas luftës, ai u rikthye në politikë me Lëvizjen e Unionit, duke tentuar një bashkim ekskluziv racor të shteteve evropiane.
Por dështoi sërish, dhe u largua nga Britania për në Irlandë në vitin 1951, u vendos përfundimisht në Francë. Vdiq po aty në vitin 1980, dhe deri atëherë ishte një frymëzim për breza të tërë racistësh dhe neo-nazistësh./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Sebag Montefiore/“The New York Times”Revolucioni B...
Dihet se Gulagu rus ishte një burg. Fjala “Gulag” është shku...
Njerëzimi i ka zhvilluar luftërat e veta më të hershme duke ...
Më shumë sesa thjesht fakte dhe shifra, statistikat e mëposh...
Nga Georgi Gotev “Euractiv”Ndërsa institucionet evropiane, b...
Kafeina është ilaçi më popullor psikoaktiv në botë. Njerëzit...
Studiuesit kanë zhvilluar një trajtim me spraj të hundës, që...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina “Health Affairs”...
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...