Përfundojnë homazhet për Enea Mekollin/ Përcillet për në banesën e fundit
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina ?Health Affairs?
Gjatë 6 muajve të fundit, studiuesit në mbarë botën kanë zhvilluar vaksina dhe kura kundër Covid-19, me disa nga vaksinat kandidate që janë në provat e tyre përfundimtare. Por gjetja e një vaksine të sigurt dhe efektive nuk është e sigurt, dhe deri atëherë, bota do të pësojë një dëm të madh njerëzor dhe ekonomik.
Për shkak të pandemisë, bota ka humbur tashmë triliona dollarë në të ardhura, dhe më shumë se 1 milionë njerëz. Për më tepër, nëse bota do të goditej nga një pandemi tjetër, ajo nuk do të ishte gati. Ne argumentojmë që përballë këtyre rreziqeve, kërkohet urgjentisht një përpjekje e gjithanshme për të ngritur një infrastrukturë universale të testimit.
Teknologjia për të zhvilluar teste të shpejta, të përshtatshme dhe të lira tashmë ekziston. Prodhimi i këtyre testeve në shkallën e nevojshme mund të arrihet shpejt, dhe kostoja vjetore do të jetë minimale në krahasim me koston e vetë pandemisë. Testimi i 10 për qind të popullsisë së një vendi çdo ditë, do të ndalonte pandeminë, dhe kostoja direkte e pandemisë (në kushtet e humbjes së prodhimit, dhe një pakete stimuluese fiskale në vitin 2020 ), do të kompensohej nëmë pak se një muaj. Dy nga ne kanë botuar kohët e fundit një dokument pune të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke argumentuar se në mungesë të një vaksine, një politikë universale e testimit dhe izolimit, është rruga më e mirë për t?i dhënë fund më shpejt pandemisë, duke lejuar rimëkëmbjen e ekonomive dhe rikthimin e jetës normale.
Ne tregojmë se testimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe periodik (pra të testosh tashmë të njëjtën popullatë), për të mbajtur nën kontroll epideminë. Numri i testeve të nevojshme varion midis 5-10 për qind të popullsisë çdo ditë, në varësi të strategjisë së miratuar.
Testet e përshtatshme, të cilat mund të bëhen nga shumica në shtëpi (si për shembull, të ngjashme me testet e shtatzënisë), mund të jenë më pak të ndjeshme për të zbuluar molekulat virale në secilën mostër individuale.
Por nëse kryhen në një shkallë mjaft të madhe dhe shpesh ata do të kishin një ndjeshmëri më të madhe për të zbuluar njerëzit e infektuar, duke ndërprerë në këtë mënyrë edhe zinxhirët e transmetimit. Testi më i saktë ai i antigjenit apo testimi në grup mund të kryhet në qendrat e kujdesit shëndetësor.
Miratimi i testimit ?të bazuar tek simptoma?, dhe izolimi i pacientëve për shkak të simptomave të lidhura më të(për shembull, nga matja e temperaturës dhe nivelit të oksigjenit në gjak), mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e testeve të nevojshme.
Por si do të funksiononte një ndërhyrje e tillë? Ne besojmë se ajo duhet të bazohet në parimet e asaj që ne e quajmë ?Politika e Vërtetë Industriale? (TIP), që qëndron pas suksesit spektakolar të ekonomive të tilla si Koreja e Jugut dhe Singapori. Këto parime përfshijnë vendosjen e qëllimeve ambicioze, ndërtimin e aftësive dhe përshtatjen e shpejtë, angazhimin e sektorit privat dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme duke siguruar përgjegjshmëri.
Konkretisht, TIP në këtë rast duhet zbatuar në 3 dimensione.
Objektivi:Për të zbatuar me sukses testimin universal, politikë-bërësit duhet të përqafojnë një objektiv të qartë dhe ambicioz, dhe të krijojnë një task forcë për të mbikëqyrur operacionet. Teknologji të ndryshme të testimit mund të përdoren njëkohësisht për të identifikuar dhe izoluar të infektuarin.
Në varësi të testeve të përdorura, një pjesë e madhe e popullsisë duhet të testohet çdo ditë (deri në 10 për qind e popullsisë për të zbuluar me shpejtësi vatrat, dhe një përqindje më e madhe e popullsisë nëse vetë testi është ndërhyrja e duhur që e ngadalëson përhapjen).
Kjo do të kërkonte një prodhim në shkallë të gjerë të tamponëve dhe të pajisjeve të mundshme të testimit dhe karantinës.
Institucionet: Task forca përgjegjëse për rritjen e prodhimit, do të përbëhej nga aktorë kryesorë në të gjithë agjencitë dhe nivelet qeveritare, së bashku me anëtarët e sektorit privat. Task forca do të zhvillonte takime të rregullta dhe do të zhvillonte shpesh komunikime me publikun.
Stimulimi dhe llogaridhënia: Zyrtarët duhet gjithashtu të japin stimuj për sektorin privat që të angazhohet në këtë përpjekje, dhe të kërkojë llogari për kompanitë, që marrin fonde shtetërore.
Shtetet mund të garantojnë kërkesën për teste përmes blerjes në avancë, duke nënshkruar marrëveshje për licencimin e pronës intelektuale, për të inkurajuar sa më shumë kompani të marrin pjesë në prodhimin e testeve.
Vendet e përparuara i kanë të gjitha parakushtet për të pasur sukses në këtë detyrë dhe për të mbështetur vendet e tjera. Krijimi i infrastrukturës së testimit, do të garantonte edhe një sigurim kundër pandemive të ardhshme. Deri në fund të vitit, shumë vende që zbatojnë këtë politikë mund të jenë pa koronavirusin e ri./Përshtatur nga CNA.al
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Nga Thomas PikettyÇfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”Pavarësisht nga disa pë...
Nga Scott Walker “Fox News”Kë dëshironi në krye të ekonomisë...
Një studim që përfshin më shumë se 5.000 pacientë me Covid-1...
E Marta e Zezë, ishte dita e katërt dhe e fundit e rënies dr...
Në vitin 1907, Dankan Mekdugall nga Masaçusets në SHBA, vend...
Nga Kevin Mccarthy “Fox News’Çdo katër vjet, amerikanët kanë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...